LIVE UPDATES
Bota

Debati për armëmbajtjen në prag të administratës së re amerikane

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka premtuar se do të veprojë me shpejtësi që të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të zotëruesve të armëve me leje, gjatë administratës së tij.

7 Janar 2025, 20:08 Nga E. D
Debati për armëmbajtjen në prag të administratës
foto ilustruese

SHBA- Gjatë administratës së Presidentit Biden u forcuan masat për parandalimin e dhunës me armë zjarri, por kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar, pritet të ketë një ndryshim të madh të politikave mbi armëmbatjen. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias bisedoi me zotërues armësh me leje dhe individë që mbrojnë sigurinë ndaj armëve dhe sjell qëndrimet e tyre.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka premtuar se do të veprojë me shpejtësi që të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të zotëruesve të armëve me leje, gjatë administratës së tij.

“Në mandatin tim të dytë, do të përmbysim sulmin e Bidenit ndaj Amendamentit të Dytë. Masat do të jenë të shpejta dhe të forta, duke nisur nga momenti kur Bideni të largohet nga Shtëpia e Bardhë”, u shpreh zoti Trump në 18 maj të këtij viti.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pothuajse 47 mijë vetë humbën jetën nga dhuna me armë në vitin 2023.

Presidenti Joe Biden vuri në fuqi një sërë masash që sipas analistëve po ndihmojnë në uljen e këtij bilanci.

“Këtu përfshihen fondet për të financuar programet në komunitete për ndërhyrje ndaj dhunës me armë. Administrata Biden ka forcuar edhe kompetencat e FBI-së dhe Byrosë së Armëve të Zjarrit për të rregulluar këtë industri”, shprehet Jen Pauliukonis e Universitetit Johns Hopkins.

Grupet që mbështesin të drejtën për armëmbajtje thonë se këto masa shkelin këtë të drejtë të përcaktuar në Amendamentin e Dytë të Kushtetutës amerikane. Ata janë të bindur se zoti Trump do t'i heqë masat.

“Ne nuk mendojmë se ata kanë bërë ndonjë gjë për të rritur sigurinë e njerëzve. Gjithçka kanë bërë është shkelja e të drejtave të Amendamentit të Dytë”, shprehet Alan Gottlieb, nga Fondacioni “Amendamenti i Dytë“.

Mbështetësit presin me padurim që zoti Trump të përmbushë premtimin e tij për të nënshkruar një ligj që do të bënte të mundur që zotëruesit e armëve me leje të udhëtojnë në të 50 shtetet me armët e tyre.

“Në çdo shtet që udhëton duhet të shohësh paraprakisht ligjet respektive mbi armët dhe në disa raste, ligjërisht nuk e mban dot. Pra, kjo është diçka që ne do të dëshironim ta shihnim në nivel federal”, shprehet Nik Clark nga Grupi “Wisconsin Carry Inc”.

Djali i Frank Cimorellit, Camden, i cili kishte probleme të shëndetit mendor, vdiq disa javë pasi qëlloi veten, në vitin 2022, me një armë të blerë ligjërisht. Cimorelli do të donte që disa masa sigurie për armët, si për shembull kontrolli i të shkuarës së individit, të vazhdonin të mbeteshin në fuqi edhe gjatë administratës së Presidentit Trump.

“Unë nuk kam asnjë problem me faktin që një prind dëshiron të mbajë një armë në shtëpi për mbrojtje. Problemi që kam unë është, se përse e drejta juaj për të pasur një armë e lë në hije të drejtën time për t’i mbajur armët larg shtëpisë sime?”

Anketimet e Institutit Pew tregojnë se ka një mbështetje të gjerë në opinionin publik, si te republikanët dhe te demokratët për të parandaluar blerjen e armëve nga individë që kanë probleme të shëndetit mendor.

Por amerikanët mbeten thellësisht të ndarë mbi shumicën e propozimeve mbi politikat për armët./VOA

shba donald trump

Sondazh

Poll
Bota 7 Janar 2025, 18:08 E. D

Sekretari Blinken viziton Japoninë

Antony Blinken JAPONI- Vendimi i Presidentit Joe Biden për të bllokuar blerjen e kompanisë amerikane të çelikut ‘US Steel&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj