LIVE UPDATES
Bota

Deklarata e fortë e bashkëpunëtorit të Trump, Grenell: KFOR duhet të tërhiqet nga Kosova

Në fjalën e mbajtur ai vazhdoi më tej duke fajësuar përfaqësuesit e BE-së se nuk po e zgjidhin problemin, sepse nëse do ta bënin këtë, tashmë do të ishin papunë. Ish-zyrtari amerikan që kishte marre pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit tha se kishte adresuar shumë probleme

14 Korrik 2022, 08:17 Nga e.k
Deklarata e fortë e bashkëpunëtorit të Trump, Grenell: KFOR
Richard Grenell

BEOGRAD- Ish i dërguari i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell duke folur në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd ka bërë disa deklarata të forta teksa është shprehur se KFOR-i duhet të tërhiqet nga Kosova sepse, prania e KFOR-it e zgjat konfliktin dhe e dëmton ekonominë e Kosovës pasi, sipas tij, i pengon kompanitë të investojnë në Kosovë, shkruan gazeta serbe Danas. Grenell po ashtu ka theksuar se “procesi i Brukselit që flet për njohje dhe mosnjohje të Kosovës nuk e zgjidh problemin.

Në fjalën e mbajtur ai vazhdoi më tej duke fajësuar përfaqësuesit e BE-së se nuk po e zgjidhin problemin, sepse nëse do ta bënin këtë, tashmë do të ishin papunë. Ish-zyrtari amerikan që kishte marre pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit tha se kishte adresuar shumë probleme. Duke folur për këtë marrëveshje të nënshkruar në vitin 2020 mes zyrtarëve të Serbisë dhe Kosovës, Grenell përmendi Hashim Thaçin duke thënë se është turp që ish-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është në paraburgim dhe se nuk ka marrë pjesë edhe në Marrëveshjen e Uashingtonit.

Ai shtoi se ish-presidenti amerikan Trump ishte kundër ndarjes së Kosovës. Bashkëpunëtori i Trump u përplas dhe me gazetaren e “Zërit të Amerikës”, e cila e pyeti për vizitat e tij tek zyrtarët serbë. Ajo i këkoi sqarime Grenellit se a ështe duke u paguar për të lobuar për Qeverinë e Serbisë dhe nëse po, kush po e paguan atë, për të cilën ai u përgjigj se pyetja e saj ishte dëshmi e lirisë së medias. Me një qëndrim që ishte karakteristikë e Donald Trump kur komunikonte me gazetarët, ai e akuzoi median për propagandë. 

Kjo që thatë është një trillim. Unë nuk punoj për Qeverinë e Serbisë. Unë jam një person privat dhe mund të bëj çfarë të dua. Unë po e ndihmoj këtë rajon sepse e dua atë”, tha Grenell.

Studentët po ashtu i kanë bër pyetje Grenellit. Ata u interesuan edhe për qëndrimin e tij në lidhje me sanksionet kundër Rusisë, për të cilin Grenell tha se vendosja e sanksioneve ndaj Nord Stream 2 ishte një gabim.

“Shembulli i çdo vendi është i ndryshëm, nuk dua t’i them Serbisë se çfarë të bëjë në lidhje me sanksionet”, u përgjigj Grenell.

Ai gjithashtu tha se mendon që Trump do të kandidojë sërish për president.

richard grenell trupat e kfor-it në kosovë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj