LIVE UPDATES
Bota

Demonstruesit hebrenj, protestë në ‘Trump Tower’

13 Mars 2025, 20:16 Nga E. D
Demonstruesit hebrenj, protestë në ‘Trump Tower’
foto ilustruese

SHBA- Demonstruesit nga një grup hebre hynë në hollin e ndërtesës ‘Trump Tower’ në Nju Jork të enjten për të protestuar kundër arrestimit të një aktivisti, ish student i Universitetit ‘Columbia’. Aktivisti i arrestuar udhëhoqi protestat studentore në ndërtesën e Universitetit në Manhattan kundër luftës së Izraelit në Gazë.

Protestuesit e organizatës ‘Zëri Hebre për Paqe’, të cilët ishin veshur me bluza të kuqe me mbishkrimin “Hebrenjtë thonë ndaloni armatimin e Izraelit” dhe mbanin pankarta ku shkruhej “Kundërshtimi i fashizmit është një traditë hebraike” dhe “Luftoni nazistët, jo studentët”, brohoritën “Silleni Mahmudin në shtëpi tani”!

Mahmoud Khalil, që ka statusin e banorit të përhershëm në Shtetet e Bashkuara, u arrestua përballë banesës së tij në Nju Jork të shtunën dhe përballet me dëbim. Ai është i martuar me një shtetase amerikane dhe nuk është akuzuar për shkelje të ndonjë ligji.

Presidenti Donald Trump tha se arrestimi i zotit Khalil ishte i pari “nga shumë të tjerë që do të ndodhnin” dhe u zotua në mediat sociale të dëbojë studentët për të cilët tha se përfshihen në “veprimtari pro-terroriste, antisemitike, anti-amerikane”.

Policia, e cila përpara demonstratës gjendej brenda dhe jashtë objektit në rrugën e njohur të Manhattanit “Fifth Avenue”, filloi arrestimin e protestuesve pasi i paralajmëroi ata të largoheshin.

Mes protestuesve ishte edhe aktorja Debra Winger, e cila ka folur mbi besimin dhe shkollimin e saj hebre ndër vite. Zonja Winger akuzoi administratën Trump se “nuk ka interes për sigurinë e hebrenjve”.

Mbështetësit e zotit Khalil thonë se arrestimi i tij është sulm ndaj fjalës së lirë dhe kanë organizuar protesta në Nju Jork dhe në mbarë vendin.

Qindra njerëz demonstruan të mërkurën përballë një gjykate në Manhattan gjatë një seance të shkurtër mbi rastin e tij.

“Trump Tower” shërben si seli për “Organizatën Trump” dhe është vendi ku presidenti qëndron kur është në Nju Jork. Para tij mbahen shpesh tubime, si kundër ashtu edhe në mbështetje të tij, megjithëse protestat brenda objektit janë më pak të zakonshme.

Tridhjetë vjeçari Khalil, mbahet në një qendër paraburgimi imigracioni në Luiziana.

Hapësirat e Universitetit ‘Columbia’ ishin pika qendrore të lëvizjes protestuese pro-palestineze që përfshiu universitetet amerikane vitin e kaluar dhe çoi në më shumë se 2,000 arrestime.

Zoti Khalil, gruaja e të cilit është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, përfundoi studimet për master në ‘Columbia’ në dhjetor. I lindur në Siri, ai është nip i palestinezëve që u detyruan të largoheshin nga atdheu i tyre, thanë avokatët e tij në një dosje që u dorëzua në gjyq./VOA

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj