LIVE UPDATES
Bota

"Dënimi me vdekje si instrument i shtypjes në Iran", DW: Aktivistët e të drejtave të njeriut bëjnë thirrje për pasoja ndërkombëtare.

Rreth 1000 vetë u ekzekutuan vitin e kaluar në Iran. Avokatët dhe aktivistët protestojnë kundër valës së ekzekutimeve. Aktivistët e të drejtave të njeriut po bëjnë thirrje për pasoja ndërkombëtare.

27 Shkurt 2025, 08:20 Nga r.ll
"Dënimi me vdekje si instrument i shtypjes në Iran", DW:
foto ilustruese

IRAN- Numri i ekzekutimeve në Iran arriti një rekord alarmues në vitin 2024. Sipas një raporti nga Organizata e Iranit për të Drejtat e Njeriut (IHR) dhe OJQ-jafrancezeAnsambli Contre la Peine de Mort (ECPM), të paktën 975 persona janë ekzekutuar – numri më i lartë në më shumë se 20 vjet.

"Dënimi me vdekje është baza e shumë shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran. Ai shërben si një mjet për të shtypur dhe frikësuar shoqërinë," tha për Deutsche Welle, Mahmud Amiri-Moghaddam, kreu i IHR me qendër në Norvegji. Dënimi me vdekje nuk vendoset vetëm për krime të rënda si vrasja – edhe kur kryhen në vetëmbrojtje – por me vdekje po dënohen gjithnjë e më shumë edhe kundërshtarët politikë.

"Regjimi po përfiton nga mungesa e vëmendjes ndërkombëtare për të kryer sa më shumë ekzekutime”, tha Amiri-Moghaddam. Kjo ishte veçanërisht e dukshme në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, kur tensionet midis Iranit dhe Izraelit u rritën: gjatë kësaj periudhe, deri në gjashtë persona ekzekutoheshin çdo ditë.

Edhe Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimin e tyre. "Numri i lartë i ekzekutimeve në Iran është thellësisht shqetësues," paralajmëroi Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk në fund të janarit. Sipas zyrës së tij, vetëm në dhjetor, në një javë, janë ekzekutuar rreth 40 persona.

Numri i ekzekutimevetë grave gjithashtu arriti nivelin më të lartë që nga viti 2007, me 31 raste të regjistruara. Një grua vrau burrin e saj për të mbrojtur vajzën e saj nga abuzimi seksual, tha Liz Throssell, zëdhënëse e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut.

Thirrjet për heqjen e dënimit me vdekje

Aktivistë të njohur për të drejtat e njeriut, duke përfshirë fituesen iraniane të çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, e cila aktualisht është në pushim nga burgu për arsye shëndetësore, protestojnë vazhdimisht kundër rritjes së numrit të ekzekutimeve. Në një video të siguruar nga Deutsche Welle, aktivistët u mblodhën përpara burgut famëkeq Evin në Teheran më 19 shkurt.

Me këtë tubim ata u solidarizuan me të burgosurit që protestojnë çdo javë kundër dënimit me vdekje. Të burgosurit kishin nisur pak muaj më parë fushatën "Të martat pa ekzekutime”, për të protestuar kundër ekzekutimeve çdo të martë.

Mahmud Amiri-Moghaddam e përshkruan këtë lëvizje si një ndryshim të rëndësishëm shoqëror: "Për herë të parë në historinë e Iranit, të burgosurit po udhëheqin një lëvizje proteste kundër dënimit me vdekje. Ky mund të jetë fillimi i një lëvizjeje më të gjerë shoqërore."

Përveç Narges Mohammadit, në protesta kanë marrë pjesë edhe personalitete të tjera të shquara si juristja dhe teologia Sedighe Vasmaghi. Në një deklaratë të përbashkët me avokaten e të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh, Vasmaghi dënoi ashpër dënimet me vdekje ndaj të burgosurve politike femra: "Këto dënime janë një hakmarrje e qartë ndaj lëvizjes protestuese me sloganin "Gratë, Jeta, Liria".

Letra e hapur e avokatëve

Në një letër të hapur drejtuar kreut të gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, 228 avokatë iranianë kritikuan gjithashtu procedurat kundër aktivistëve: Pakhsan Azizi, Varisheh Moradi (Mirzaei) dhe Sharifeh Mohammadi si jashtëzakonisht të padrejta. Këto gra u arrestuan për pjesëmarrje në protesta politike dhe u dënuan me vdekje në gjykime që kanë zgjatur shumë shkurt.

Në letrën të cilën ka pasur mundësi të shohin edhe gazetarët e Deutsche Welles, nënshkruesit theksojnë se po veprojnë jo vetëm si avokatë, por edhe jashtë përgjegjësisë njerëzore: "Këto vendime jo vetëm që shkelin vlerat islame dhe humanitare, por shkelin edhe detyrimet ndërkombëtare të Iranit për të drejtën e jetës dhe për një gjykim të drejtë”.

"Vendosni dënimin me vdekje në qendër të negociatave diplomatike"

Organizata e Iranit për të Drejtat e Njeriut (IHR) dhe OJQ-ja franceze Ansambli Contre la Peine de Mort (ECPM) i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t'i bëjë ekzekutimet në Iran një temë prioritare të diskutimeve diplomatike.

"Shtetet liberale demokratike duhet të dënojnë këtë valë ekzekutimesh dhe të mbështesin rezistencën në rritje në Iran kundër dënimit me vdekje. Ne duhet të gjejmë mënyra afatshkurtra dhe afatgjata për të ushtruar presion mbi qeverinë iraniane dhe për të sjellë ndryshime në ligj", tha Amiri-Moghaddam.

Shqetësues është edhe numri i lartë i ekzekutimeve për vepra të lidhura me drogën: nga 975 ekzekutime në vitin 2024, 503 ishin të personave të dënuar në lidhje me veprat për droga. Pavarësisht këtij zhvillimi alarmues, Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) vazhdon të bashkëpunojë me autoritetet iraniane. Organizatat e të drejtave të njeriut po kërkojnë që UNODC të bëjë më shumë për të siguruar që këta persona të mos dënohen më me vdekje ose që të përfundojë bashkëpunimin me Republikën Islamike./DW

denimi me vdekje ne iran

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj