LIVE UPDATES
Bota

Deputeti i vetëm shqiptar lufton për herë të katërt për një karrige në Parlamentin e Serbisë

I ulur në kafenenë e fshatit përballë zyrës së komunitetit, Salihi thotë se diaspora e madhe shqiptare etnike është ajo që mban jetën në fshat, falë parave që ata dërgojnë në shtëpi.

23 Qershor 2022, 19:52 Nga Përparim Isufi
Deputeti i vetëm shqiptar lufton për herë të katërt
Shaip Kamberi

Të enjten, Shaip Kamberi do të mësojë nëse më në fund mund të rimarrë vendin e tij në parlament pas një votimi të katërt të mbajtur në fshatin Tërnoc i Madh. Shpresat e Mustafa Salihit për të gjetur një punë janë zbehur shumë kohë më parë. 55-vjeçari nga Tërnoci i Madh, një fshat etnik shqiptar në Serbinë jugore, thotë se asnjë nga tetë anëtarët e familjes së tij nuk kanë punë.

Shpresat e njerëzve për një punë vazhdojnë të jenë jashtë vendit, ku ata përpiqen të gjejnë mënyra për të emigruar.

“Secili pëlqen të qëndrojë në vendin e tij, në shtëpinë e tij, por këtu njerëzit nuk shohin asnjë perspektivë”, thotë Salihi.

I ulur në kafenenë e fshatit përballë zyrës së komunitetit, Salihi thotë se diaspora e madhe shqiptare etnike është ajo që mban jetën në fshat, falë parave që ata dërgojnë në shtëpi.

Në fshat, ai thotë se vetëm kafenetë dhe bizneset e tjera të vogla të përqendruara pranë rrugës kryesore të gjatë e të ngushtë ofrojnë vende pune – për ata pak me fat. Më fatlumët nga të gjithë kanë lidhje familjare me pronarët. “Ne këtu mezi mbijetojmë”, thotë ai.

Betejë epike për të rifituar mandatin parlamentar

Sado i largët dhe i varfër, Tërnoci i Madh është kthyer në qendër të vëmendjes, megjithatë, me një proces tjetër zgjedhor që do të mbahet të enjten. Kjo mund të mos përbëjë ndonjë ndryshim të madh në luftën e përditshme të Salihit, por ka shumë rëndësi për Shaip Kamberin, një politikan i shquar shqiptar etnik në Serbi.

Ish-gazetari dhe avokati i të drejtave të njeriut kaloi në politikë një dekadë më parë dhe që atëherë ka qenë kryetar i komunës së Bujanocit dhe i vetmi deputet shqiptar etnik në parlamentin e Serbisë. Të martën, Kamberi ndal makinën e tij para zyrës së komunitetit të Tërnocit për t’u përshëndetur nga fshatarët. Të enjten, ai përballet do të përballet sërish me votuesit në një proces maratonë, i cili ka bërë që parlamenti i Serbisë të mos mund të konstituohet derisa të dalin rezultatet nga një qendër e vogël votimi në Tërnoc të Madh.

Kjo do të jetë hera e katërt në tre muaj që votuesit thirren të paraqiten në qendrën e votimit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” të fshatit.

“Me sa mbaj mend, nuk ka pasur asnjë rast tjetër në Serbi ku zgjedhjet të jenë dashur të përsëriten për herë të katërt”, thotë Kamberi.

“Kjo për shkak se ne jemi në një garë të drejtpërdrejtë për një vend në parlament me Partinë Socialiste të Ivica Daçiç, SPS”, shton ai.

Kur zgjedhjet e fundit të përgjithshme të Serbisë u mbajtën më 3 prill, Kamberi humbi e humbi vendin e tij në parlament për pak vota, por ai fitoi një garë ligjore pasi ankimoi rezultatin.

Kur votimi u përsërit, Kamberi e fitoi mandatin, por këtë herë rezultatin e ankimoi SPS-ja dhe fitoi edhe betejën ligjore. Më 27 maj, në votimin e tretë, Kamberi mendoi se ai mund të fitonte përsëri, por u trondit kur pa se gjashtë vota të hedhura në një qendër votimi tërësisht etnike shqiptare shkuan për rivalin e tij të SPS-së.

Për më tepër, duke qenë se dy vota të hedhura për të u shpallën të pavlefshme, atij i mungonin 13 vota për të marrë mandatin.

Matematika është e thjeshtë. Nga më shumë se 1,000 votues të regjistruar në këtë qendër votimi në Tërnoc të Madh, Kamberi duhet të marrë 610 vota për të fituar mandatin – me kusht që rivali i tij i SPS-së të mos marrë asnjë. Çdo votë që shkon për rivalin e tij do të thotë se pragu i Kamberit për të fituar është më i lartë.

“Jemi sërish në garë me këto parti që qeverisin Serbinë dhe kemi një problem, sepse duhet t’i mobilizojmë votuesit tanë që të marrin pjesë në zgjedhje për herë të katërt”, thotë ai.

“Por një pjesë e votuesve tanë janë në diasporë dhe nuk mund të vijnë. Por ka disa që jetojnë në Kosovë dhe i ftoj të gjithë të vijnë të enjten”, shton ai.

Rrëzohen akuzat për tregti droge

Dikur një nga fshatrat më të mëdhenj në ish-Jugosllavi, Tërnoci i Madh është konsideruar shpesh si qendër për tregtarët e drogës, një etiketim që kreu i Zyrës së Komunitetit Mustafa Alishani e refuzon me vendosmëri.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në këtë etiketim”, thotë ai. “Si kudo, mund të ketë raste personash që merren me sasi të vogla lëndësh narkotike, por nuk ka asnjë lloj krimi të organizuar”, shton Alishani.

Një fotografi e madhe e më shumë se 2000 shtëpive të fshatit mbulon murin e zyrës së komunitetit.

Komunat e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës – të njohura kolektivisht si Lugina e Preshevës – janë ndër më të varfrat në Serbi dhe janë ngjitur me Kosovën me shumicë shqiptare, ish-krahinën e Serbisë që u nda në luftën e viteve 1998-1999 dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Një kryengritje etnike shqiptare në Luginën e Preshevës në 2001 përfundoi me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga perëndimi, duke premtuar të drejta më të mëdha lokale, por zona vazhdon të vuajë nga mungesa e vëmendjes dhe investimeve. Kjo i shtyn shumë të rinj të emigrojnë – qoftë edhe vetëm përkohësisht – në vende të tjera në rajonin e Ballkanit ose në Evropën Perëndimore.

Nëse Kamberi nuk arrin të fitojë zgjedhjet këtë herë, rreth 30,000 shqiptarë etnikë që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk do të kenë më një përfaqësues në parlamentin e ardhshëm të Serbisë.

Një marrëveshje e minutës së fundit në vitin 2020, e ndërmjetësuar nga Ministri i Jashtëm i atëhershëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, mblodhi partitë e ndara shqiptare të Serbisë në një listë, duke e bërë më të lehtë që Kamberin që të fitonte vendin e tij në parlament.

Por këtë vit, shqiptarët e Serbisë u ndanë në dy lista, kështu që shanset që ai të fitonte ishin më të vogla.

“Nuk ka pasur kurrë një situatë më të paqartë dhe më kaotike në spektrin politik shqiptar për shkak të mungesës së organizimit”, tha për BIRN Agon Islami, një gazetar lokal.

Kamberi thotë se nëse nuk arrin të fitojë mandatin, gjërat do të shkojnë për keq për komunitetin.

“Pozita e shqiptarëve në luginën e Preshevës është më e keqe se sa ishte para vitit 2001 për shkak të një forme moderne diskriminimi që Serbia po ndërmerr, duke çaktivizuar adresat e njerëzve”, thotë Kamberi.

Vitet e fundit, shumë adresa të shqiptarëve janë shpallur joaktive nga autoritetet, duke lënë emrat e tyre jashtë listës zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2016, 2020 dhe 2022. Kamberi thotë se kjo është një tjetër lëvizje e Serbisë për të zvogëluar numrin e votuesve shqiptarë.

“Me çaktivizimin e adresave, tani kemi një spastrim total etnik në Medvegjë. I njëjti proces ka filluar edhe në Preshevë dhe Bujanoc por është ngadalësuar nga reagimet e publikut. Megjithatë, vazhdon ende. Duke çaktivizuar adresat, Serbia synon të ndryshojë strukturën e popullsisë në këtë zonë”, këmbëngul ai.

Vendasve si Selimi u vjen keq për mungesën e mundësive të punësimit për të rinjtë, gjë e cila sjell një emigrim masiv, kryesisht në Evropën Perëndimore por edhe në Kosovën e afërt.

“Shpresojmë që ky të jetë votimi i fundit dhe të mund të kemi dikë që të na përfaqësojë”, thotë ky banor i Tërnocit të Madh.

“Të gjithë jemi të lodhur, jo vetëm nga zgjedhjet, por nga e gjithë politika. Për më shumë se dy dekada, gjërat kanë shkuar mbrapsht”, shton ai.

Probleme me përdorimin e flamurit

Zona ishte vendi i një kryengritjeje të armatosur në vitin 2001 nga guerilët etnikë shqiptarë.

Ajo mbetet një nga rajonet më të varfra të vendit, duke u zbrazur ngadalë nga shqiptarët, të cilët kërkojnë  punë dhe një jetë të re në Evropën Perëndimore.

Vetë Tërnoci i Madh ishte kryesisht i paprekur nga konflikti i vitit 2001 deri në fund, kur policia serbe qëlloi për vdekje Ridvan Qazimin, një komandant i Ushtrisë Çlirimtare Guerile të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës afër fshatit. Varri dhe monumenti i tij ndodhen pranë qendrës së fshatit.

Alishani akuzon politikat e qeverisë së Beogradit për përqendrimin e investimeve larg shqiptarëve etnikë. “Ne kemi një llixhë në Bujanoc me 75 punëtorë dhe asnjë nuk është shqiptar”, thotë Alishani.

“Punësimi në administratën shtetërore është një histori tjetër. Asnjë nga 12 punëtorët në Zyrën Kadastrale në Bujanoc nuk është shqiptar”, shton ai.

Vetë Alishani u fsheh për disa kohë pasi rezistenca e armatosur shqiptare përfundoi në pranverën e vitit 2001, por ai përfitoi nga një amnisti e përgjithshme e shpallur nga qeveria. Por që atëherë ai është përplasur rregullisht me zyrtarët serbë.

Si kryetar i zyrës së komunitetit, çdo 28 nëntor ai var flamurin shqiptar në godinën e zyrës. Çdo herë, autoritetet e Serbisë e gjobisin atë. “Jam gjobitur tri herë nga 10,000 deri në 80,000 dinarë (100-800 euro)”, thotë ai.

Megjithatë brenda murit të zyrës së tij të komunitetit është një flamur shqiptar i qëndisur. 

“Doni që të marr prapë gjobë?” bën shaka ai, kur një gazetar tenton të kapë flamurin në foto./Reporter.al

shaip kamberi

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje