LIVE UPDATES
Bota

Deri ku mund të ndërhyjë qeveria për heqjen e postimeve me tema të nxehta në SHBA?

Gjykata e Lartë po trajton një sërë çështjesh që lidhen me mediat sociale. Të premten, gjykata përcaktoi standardet se kur zyrtarët publikë mund të bllokojnë ndjekësit e tyre të në mediat sociale.

18 Mars 2024, 17:33 Nga S.N
Deri ku mund të ndërhyjë qeveria për heqjen e postimeve me
Foto Ilustrim

SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara pritet të shqyrtojë sot mosmarrëveshjet mes shteteve që drejtohen nga republikanët dhe administratës së zotit Biden se deri në cilën pikë mund të veprojë qeveria federale për të hequr postimet e debatueshme në mediat sociale, lidhur me çështje si Covid-19 apo siguria në zgjedhje.

Gjykata do të dëgjojë sot argumentet për një padi të ngritur nga shtetet e Luizianës dhe Mizurit, si dhe nga disa individë, që akuzojnë administratën amerikane se po përdor platformat e mediave sociale për të censuruar, në shkelje të Kushtetutës, pikëpamjet konservatore. Administrata pretendon se asnjë prej veprimeve që janë përfshirë në akuzat e shteteve nuk ka qenë ndërhyrje në formë presioni.

Deri më tani, vendimet e gjykatave më të ulëta kanë qënë në favor të shteteve dhe kundër qeverisë federale. Gjykata e Lartë ka bllokuar zbatimin e vendimeve të tyre, në pritje të vendimit të saj për këtë çështje. Padia përfshin postime që janë bërë në Facebook, X  dhe platorma të tjera sociale.

Gjykata e Lartë po trajton një sërë çështjesh që lidhen me mediat sociale. Të premten, gjykata përcaktoi standardet se kur zyrtarët publikë mund të bllokojnë ndjekësit e tyre të në mediat sociale. Më pak se një muaj më parë, gjykata dëgjoi argumente mbi ligjet e miratuara nga republikanët në Florida dhe Teksas që i ndalojnë kompanitë e mëdha të mediave sociale të heqin postimet për shkak të pikëpamjeve të shprehura.

Çështjet mbi ligjet e miratura nga shtetet dhe ajo që do të merret në shqyrtim sot, ngenë pak a shumë të njëjtën problematikë, ankesat se platformat e mediave sociale po censurojnë pikëpamjet konservatore. Shtetet ngrenë pretendimin se pjesëtarë të personelit të drejtorisë së komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, FBI-ja dhe agjencitë amerikane për sigurinë kibernetike janë në mesin e atyre që kanë ushtruar trysni për të bërë ndryshime në përmbajten e postimeve në Facebook, X dhe platforma të tjera.

“Është tejet shqetësuese që qeveria përdor pushtetin për të penguar njerëzit të ushtrojnë të drejtën për t’u shprehur”, tha Prokurorja e Përgjithshme e Luizianës, Liz Murrill përmes një videoje të postuar në internet.

Administrata amerikane pretendon se asnjë prej veprimeve që janë përfshirë në akuzat e shteteve nuk ka ka qenë ndërhyrje. “Shtetet akoma nuk kanë sjellë ndonjë rast në të cilin zyrtarë të qeverisë të kenë ushtruar trysni për të ndikuar në vendimet e platformave sociale me kërcënimin se mund të përballeshin me veprime qeveritare që mund t’i dëmtonin”, shkruan avokatja e qeverisë Elizabeth Prelogar.

Kompanitë e mediave sociale nuk janë palë në këtë çështje. Mbrojtësit e fjalës së lirë thonë se gjykata duhet ta shfrytëzojë këtë rast për të përcaktuar balancën e duhur mes ushtrimit të pushtetit nga ana e qeverisë dhe ndërhyrjes që kërcënon lirinë e të shprehurit.

“Qeveria nuk ka asnjë të drejtë që të kërcënojë platformat e mediave sociale me censurim të lirisë së shprehjes, që është një e drejtë e që mbrohet me ligj, por duhet të jetë në gjendje që të bëhet pjesë e diskutimit publik për të qeverisur në mënyrë efektive dhe për të informuar qytetarët mbi qëndrimet e saj”, shprehet, Alex Abdo, nga universiteti “Columbia”.

Një panel i gjykatësë së apelit me seli në Nju Orlins në Luiziana, vitin e kaluar në vendimin e saj shprehej se administrata e zotit Biden me gjasë kishte ushtruar trysni, në shkelje të kushtetutës ndaj platformave të mediave sociale. Sipas vendimit të apelit, zyrtarët nuk mund të përpiqen që të “ndërhyjnë apo të nxisin në mënyrë të konsiderueshme” ndryshimin e përmbajtjes së postimeve në median sociale.

Apeli, po ashtu kufizoi një vendim më gjithëpërfshirës të një gykatësi federal, që donte të zgjeronte numrin e zyrtarëve qeveritare që prekeshin nga përpjekjet për të ndërhyrë për ndryshimin e përmbajtjes. Shtëpia e Bardhë iu drejtua Gjykatës së Lartë për çështjen. Në tetor, përmes një vendimi, ku anëtarët e Gjykatës së Lartë ishin të ndarë, ky organ vendosi ta merrte çështjen në shqyrtim dhe të pezullonte zbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, deri në marrjen e vendimit përfundimtar prej saj.

Tre anëtarët e Gjykatës së Lartë Samuel Alito, Neil Gorsuch dhe Clarence Thoma ishin kundër dhe u shprehën në favor të mbajtes në fuqi të vendimit të apelit.

Duke argumentuar për palën kundërshtues, anëtari i Gjykatës së Lartë Alito u shpreh se në këtë pikë të historisë së vendit, vendimi i Gjykatës, druaj, se do të shihet si një dritë jeshile për qeverinë që të përdorë taktika për të shtrembëruar pikëpamjet në një mjet komunikimi që po mbizotëron gjithnjë e më tepër për shpërndarjen e lajmeve. Është vërtet për të ardhur keq. Gjykata e Lartë pritet të dalë me vendim në fillim të verës.

Marrë nga VOA

gjykata e larte shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj