LIVE UPDATES
Bota

Deri në një vit e gjysmë pritje për kryerjen e koronarografisë në QKUK

Kjo procedurë shërben për të diagnostikuar problemet në zemër, përkatësisht për të analizuar enët që e çojnë gjakun në zemër.

26 Shkurt 2024, 14:32 Nga N.F
Deri në një vit e gjysmë pritje për kryerjen e
Foto ilustruese

KOSOVA- Ka gati një vit e gjysmë që Zejush Misini, rreth 60 vjeç, pret për të bërë një koronarografi në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kjo procedurë shërben për të diagnostikuar problemet në zemër, përkatësisht për të analizuar enët që e çojnë gjakun në zemër. Varësisht rezultatit të saj, pacienti mund të referohet për procedura të tjera, deri tek operacioni. Misini - i cili vjen nga komuna e Obiliqit, rreth 10 kilometra larg Prishtinës - tregon se mjeku i tij ia ka rekomanduar koronarografinë qysh në shtator të vitit 2022.

“Nuk e di pse duhet pritur kaq gjatë. Mendoj se nuk është normale të pritet kaq gjatë”, thotë ai.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me të në javën e tretë të shkurtit, kur ai kishte shkuar në QKUK - për të disaten herë - për t’u interesuar për termin. As atë ditë nuk kishte marrë përgjigje pozitive, me justifikimin se prioritet i kanë rastet urgjente. Misini dyshon se mund të ketë nevojë për vendosje të stentës në zemër - një spirale që ndihmon për t’i mbajtur hapur enët e gjakut - sepse, siç thotë, “disa analiza që i kam bërë, nuk po më dalin mirë”.

Drejtori i Kardiologjisë, Lulzim Kamberi, pranon se ka lista të gjata pritjesh në klinikën që udhëheq. Kjo, sipas tij, ndodh për faktin se pacientët nga e gjithë Kosova referohen në QKUK. Po ashtu, ka edhe një numër të madh pacientësh që referohen nga klinikat e tjera të QKUK-së.

“Gjithçka që kemi mundësi dhe kushte, jemi duke e bërë. Rastet urgjente nuk presin. Ato trajtohen menjëherë. Jemi shumë të ngarkuar me punë”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Pos në QKUK, koronarografitë kryhen edhe në disa spitale private në Kosovë, por se janë shumë më të kushtueshme. Kamberi thotë se, brenda ditës, në Kardiologji kryhen 10 deri në 13 procedura të tilla. Klinika i ka vetëm dy salla, që, sipas Kamberit, nuk mjaftojnë.

“Jemi me një sallë, ndërsa një tjetër është rinovuar para tre muajsh. Na duhen minimumi edhe dy-tri salla të tjera”, thotë ai.

Kamberi kujton se, deri vonë, ka qenë një komision që e ka përpiluar listën e pacientëve që kanë nevojë për koronarografi, ndërsa tash rastet regjistrohen vetë, vetëm me një rekomandim të mjekut.

“Më herët janë regjistruar 5-6 pacientë në ditë, kurse tani kemi 15 e më shumë”, thotë ai.

Një arsye tjetër që mund të ketë ndikuar në fluks të madh pacientësh, është edhe vetëdijesimi gjithnjë e më i madh i qytetarëve për shëndetin, thotë kardiologu Agron Qerimi, i cili punon në një institucion privat në Kosovë. Pritjet për një periudhë të shkurtër ndodhin edhe në vende të tjera, por jo më shumë se një vit.

“Duhet të mundohemi që pacientëve t’u ofrojmë shërbime sa më të hershme, sa më të shpejta, sa më kualitative dhe më të sigurta”, thotë Qerimi.

Duke folur në kushte anonimiteti, një infermiere e Kardiologjisë i tha REL-it se, aktualisht, janë mbi 1.600 persona në listë të pritjes për koronarografi. Pritja, sipas saj, zgjat nga disa javë deri në disa muaj.

“Ka raste kur i thërrasim pacientët dhe na thonë: jo, e kemi kryer këtë punë... Ka raste kur na konfirmojnë se vijnë dhe nuk paraqiten... Por, ka raste edhe kur na thonë se pacienti ka vdekur”, tha ajo.

Këto të fundit, sipas saj, janë kryesisht “të moshave mbi 80 vjeç”. Në një nga takimet e fundit, Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) - institucion që mbikëqyr QKUK-në dhe spitalet rajonale - u bëri thirrje udhëheqësve të klinikave që t’i kushtojnë më shumë kujdes planifikimit të terminëve për pacientë. Duke diskutuar konkretisht për situatën në Kardiologji, bordi tha se pritjet deri në një vit e gjysmë janë “të pakuptimta dhe të paarsyeshme”.

I pyetur nga REL-i nëse ka plane konkrete për trajtimin e kësaj problematike, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi, tha:

“Ne planifikojmë të ndajmë edhe mjete të tjera për Klinikën e Kardiologjisë, në mënyrë që të ofrojmë sa më shumë shërbime dhe ta ulim numrin e rasteve në pritje”.

Azizi nuk specifikoi më shumë, por për vitin e kaluar SHSKUK-ja ndau 1.62 milion euro për furnizimin e Kardiologjisë me material shpenzues dhe stenta. Atë vit, sipas një dokumenti që pa Radio Evropa e Lirë, në Kardiologji janë kryer 4.050 koronarografi dhe janë vendosur 3.458 stenta. Sipas drejtorit të SHSKUK-së, shumë e ngjashme parash është ndarë edhe për vitin 2024.

Por, Kardiologjia nuk është e vetmja klinikë, ku pacientët përballen me pritje. REL-i ka raportuar më herët për pritje deri në tre vjet në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të QKUK-së dhe në të tjera. Atëkohë, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se “përmirësimi i cilësisë së shërbimeve është i paraparë të bëhet përmes decentralizimit të sistemit spitalor dhe riorganizimit të QKUK-së”.

Por, ndërkohë që pritjet e gjata vazhdojnë, një faktor që nuk i ndihmon ato, është edhe mungesa e mjekëve. Kosova, prej vitesh, përballet me largimin e stafit shëndetësor. Të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës tregojnë se, vitin e kaluar, 160 mjekë kanë marrë të ashtuquajturën certifikatë të pastërtisë etiko-profesionale, që do të thotë se janë larguar nga Kosova, ose janë në proces të largimit. Sipas kësaj ode, të larguarit - që kryesisht emigrojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian - ankohen për kushte jo të mira pune, paga të ulëta dhe keqmenaxhim. Paga bruto e një mjeku specialist në Kosovë është rreth 1.200 euro, ndërsa në Gjermani, për shembull, arrin në mbi 4.000 euro.

Marre nga REL

qkuk koronagrafi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj