"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Megjithë thirrjen e G7 drejtuar Kosovës dhe Serbisë për angazhim konstruktiv në dialog, të dyja vendet dështuan në takimin e fundit në Bruksel që të arrijnë marrëveshje për targat.
Ministrat e Jashtëm të G7, vendeve më të industrializuara në botë u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve. Kjo thirrje u bë pikërisht dy ditë më parë, në ditën kur në Bruksel dështoi një takim ndërmjet delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës për targat e atomjeteve. Në G7 bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.
"Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesa të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën, dhe të normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, që do t'u lejonte të realizonin perspektivat e tyre respektive evropiane, që do të kontribuonte në stabilitetin rajonal dhe të ishte në dobi të të gjithë qytetarëve të rajonit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të ministrave të G7-ës, pas mbledhjes treditore në Gjermani.
Dështimi i takimit tripalësh
Por pse dështoi që të arrihet marrëveshja për targat në takimin e 13 dhe 14 majit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u mbajt në Bruksel? Sipas kryenegociatorit të Kosovës, zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi pala serbe vazhdon të refuzojë arritjen e marrëveshjes dhe në takimin e fundit, sipas tij, Beogradi zyrtar nuk pranoi takim tre palësh, ku do të ishte i pranishëm edhe i ngarkuari i BE për dialogun, Miroslav Lajçak.
"Për sa i përket dialogut, potencova se Kosova vazhdon të jetë pala konstruktive në këtë proces, përderisa pala tjetër vazhdon të refuzojë takimet trilaterale dhe tentativat tona të përbashkëta me BE për arritjen e marrëveshjeve për targat e veturave dhe energjinë”, tha Besnik Bislimi, pas një takimi që zhvilloi me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Kryenegociatori i Kosovës për dështimin e arritjes së marrëveshjes tha se fillimisht pala serbe e kishte informuar ndërmjetësin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak se do të vinte me propozim konkret për çështjen e targave në harmoni me kriteret e parapara me marrëveshjen e 30 shtatorit.
"Fatkeqësisht ne pamë një sjellje shumë të çuditshme të palës serbe e cila thoshte se kemi një ide, po nuk mund ta shpalosim, kemi probleme politike nuk mund ta sjellim”, tha Bislimi.
Pse u largua pala serbe
Por largimi i palës serbe nga Brukseli dhe refuzimi për takim tre palësh, sipas analistëve kishte të bënte me faktin se Kosova një ditë më parë aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, çka nxiti reagimin e ashpër të Beogradit zyrtar. Kundërpërgjigja ishte fushata serbe për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Serbisë, do të vazhdojnë të punojnë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, tha ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç.
"Si ministër i Punëve të Jashtme, ia dorëzova presidentit Vuçiç notat diplomatike të katër vendeve që tërhoqën njohjen e Kosovës dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare e autorizoi Vuçiçin që ta informojë opinionin e gjerë se për cilat shtete bëhet fjalë, sapo ta gjykojë që është e nevojshme”, tha Selakoviç.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 dhe ky proces synon që në fund të përfundojë me një marrëveshje gjithpërfshirëse ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkon që procesi të përfshijë njohjen reciproke, ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kërkon një kompromis./DW/
foto ilustruese INDI- Çmimi i grurit është rritur në tregjet ndërkombëtare pasi India ndaloi eksportin e drithërave ba...
Jam Lipavsky dhe Miroslav Lajçak KOSOVË- Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laj&...
Babis Anagnostopoulos GREQI- “Të shpallet fajtor për vrasje,"- kjo është pretenca që ka kërkuar prokurori i ç&eu...
Sheshi i kuq, Rusi RUSI-Ndërsa që lufta e Vladimir Putinit kundër Ukrainës vazhdon, Rusia tani përballet me perspektivën real...
Koreja e Veriut vendosi një bllokim mbarëkombëtar të enjten pasi konfirmoi vdekjen e saj të parë nga COVID-19. KOREA E VERIUT...
Knut Abraham GJERMANI- Deputeti gjerman Knut Abraham, ka dalë krah aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshi...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Ish-Kryetari i Lëvizjes Europiane të serbëve, Mihailo Crnobrja ka thënë se ësht&eu...
Foto ilustruese ZVICËR- Zvicra ka votuar për të rritur disponueshmërinë e organeve të transplantit duke i bërë t&eu...
Me Finlandën dhe Suedinë që po ndërmarrin hapa për t’iu bashkuar NATO-s, teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon,...
Shangai KINË- Shanghai ka përcaktuar plane për kthimin e jetës në normalitet nga 1 qershori dhe përfundimin e një blloki...