LIVE UPDATES
Bota

Dështimi i Google në gjyqin mbi monopolin

Gjykata Federale në Uashington e fajësoi gjigantin Google se me makinerinë e tij të kërkimit ka krijuar monopol ilegal. Shuma e gjobës që duhet të paguajë Google nuk dihet ende.

8 Gusht 2024, 10:23 Nga I.A
Dështimi i Google në gjyqin mbi monopolin
Google

SHBA- Gjyqtari federal Amit Mehta deklaroi gjatë shqiptimit të vendimit: "Google është monopolist dhe ka vepruar si i tillë, për të ruajtur monopolin." Vendimi u referohet shumave miliardëshe, që Google për vite me radhë u ka paguar sipërmarrjeve të tjera, për të siguruar instalimin paraprakisht të makinerisë së vet të kërkimit në aparaturat dhe browserat e internetit.

Lidhur me shumën e gjobës që duhet të paguajë Google si dhe të tjera pasoja që rrjedhin nga gjykimi do të vendoset në një moment tjetër. Akuza e ngritur nga Ministria e Drejtësisë në SHBA kundër Google është përpiluar qysh në vitin 2020 nën presidencën e Donald Trump. Kësaj padie iu bashkuan edhe mbi dhjetë shtete federale të SHBA-së. Padia u vazhdua edhe nën presidencën e Joe Biden.

Ministri i Drejtësisë, Garland deklaroi gjithashtu, se gjykimi i shpallur tani tregon, "që asnjë sipërmarrje nuk qëndron mbi ligjin". Ministria e ka argumentuar këtë rast, se Google me marrëveshjet ekskluzive miliardëshe me Apple apo Samsung i ka mënjanuar sistematikisht nga konkurrenca makineritë e tjera të kërkimit në internet. Të prekur prej këtyre praktikave të Google kanë qenë makineritë e kërkimit si Bing e Microsoft-it apo DuckDuckGo.

Vetëm vitin e kaluar Google ka paguar rreth 26 miliardë dollarë (rreth 24 miliardë euro) për kontrata ekskluzive për makinerinë e vet të kërkimit, pjesa më e madhe e pagesave është bërë për me gjasë për Apple. Google të hënën (05.08.2024) nuk reagoi lidhur me vendimin. Në proces sipërmarrja nga Mountain View e Kalifornisë argumentoi, se suksesi i makinerisë së vet të kërkimi ka të bëjë me faktin, që ajo është më e mirë se konkurrenca.

BE rrit presionin ndaj Google dhe gjigantëve të tjerë

Procesi ishte më i madhi i këtij lloji kundër një sipërmarrjeje të teknologjisë në SHBA që pas procesit kundër Microsoft-it para më shumë se 25 vjetësh. Më 1998 në këtë proces bëhej fjalë për pozicionin dominues në treg të sistemit të Microsoft Windows. Konfrontimi juridik në vitin 2001 u mbyll me një marrëveshje mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Microsoft-it, të cilit iu ndaluan praktika të caktuara biznesi.

Qeveria Biden krahas Google ka vënë në shënjestër edhe të tjerë gjigantë të degës së teknologjisë: Procese në gjykatat federale ka pasur edhe kundër Apple, Amazon si dhe koncernit amë të Facebook-ut dhe Instagram-it Meta. Në shtator kundër Google nis edhe një proces tjetër mbi të drejtën e kartelit, ku bëhet fjalë për biznesin e reklamave.

Makineria e kërkimit ka një rëndësi të veçantë për biznesin e reklamave të sipërmarrjeve. Vitin e kaluar koncerni pati një xhiro prej më shumë se 175 miliardë dollarë prej makinerisë së vet të kërkimit, shumë kjo që përbën 57 përqind të biznesit botëror të sipërmarrjes.

Edhe në BE Google dhe të tjerë gjigandë të internetit ndodhen nën presion në rritjeBazuar në ligjin për tregjet digjitale  (Digital Markets Act, DMA) që ka hyrë në fuqi në mars 2024 Komisioni i BE-së në Bruksel do të kufizojë pushtetin në treg të të ashtuquajturve Gatekeeper të internetit. Sipas këtij ligji Google nuk lejohet që në anoncimin e rezultatit të kërkimit të favorizojë më shumë aplikimin e hartave të veta të Google Maps. /DW

google amit mehta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj