All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Dështon debati parlamentar për tekstet shkollore në Kosovë

Pavarësisht se debati dështoi të mbahej, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u dha fjalën përfaqësuesve të partive, të pranishme në Kuvend. Sipas Krasniqit, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka lënë nxënësit pa tekste mësimore, përderisa deputetët e partisë në pushtet po i ikin ballafaqimit në Kuvend.

4 Shtator 2023, 16:01 Nga f.i
Dështon debati parlamentar për tekstet shkollore në Kosovë
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Debati parlamentar për çështjen e furnizimit me tekste shkollore të nxënësve të shkollave fillore ka dështuar të mbahet, pasi deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, nuk morën pjesë. Seanca e jashtëzakonshme e 4 shtatorit u thirr nga partitë opozitare.

Viti i ri shkollor në Kosovë nisi më 1 shtator. Por, për dallim nga 15 vjetët e fundit, këtë vit përgjegjësia për blerjen e teksteve shkollore u takon prindërve, të cilët do të rimbursohen përmes platformës qeveritare, E-Kosova.

Pavarësisht se debati dështoi të mbahej, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u dha fjalën përfaqësuesve të partive, të pranishme në Kuvend.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha se me subvencionim të teksteve shkollore, MASHTI ka bërë shkelje ligjore. Sipas tij, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka lënë nxënësit pa tekste mësimore, përderisa deputetët e partisë në pushtet po i ikin ballafaqimit në Kuvend.

“A mund të na tregojë ministrja [e Arsimit, Arbërie Nagavci] se a ka interesa personale, financiare apo të tjera që prej 4.8 milionë eurosh, koston e ka bërë 12.5 milionë euro për t’ua dhënë atyre që i kritikonte, kinse shtëpive botuese”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, ish-ministrja e Arsimit, aktualisht deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami pyeti se “prej kujt po ik Qeveria”.

Ministria e Arsimit, sipas saj, ka dështuar të bëjë “pazar” me shtëpitë botuese për furnizim me tekste shkollore, prandaj, sipas Bajramit është krijuar kjo situatë. Ajo tha se viti shkollor mund të përfundojë dhe disa nxënës mund të mos i kenë të gjitha tekstet shkollore.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, akuzoi ekzekutivin për mungesë guximi “për t’u ballafaquar me të vërtetën”, pasi sipas tij, tekstet nuk janë në shkolla, por në librari.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, më 24 gusht ka thënë se institucioni që ajo drejton, ka dështuar të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Por, një gjë e tillë është mohuar nga përfaqësuesit e disa botuesve.

Subvencionimi i teksteve shkollore

MASHTI ka ndarë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për ata nga e gjashta deri në të nëntën, pasi të fundit i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar. Për subvencionim të teksteve dhe materialeve tjera të nevojshme, Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka ndarë rreth 13 milionë euro.

Numri i nxënësve nga klasa e parë deri në të nëntën në Kosovë llogaritet të jetë 213.000.

KMLDJ kërkon që rasti të sqarohet deri në fund

Për situatën e krijuar me furnizimin me tekste shkollore ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ). Përmes një komunikate për media, ky institucion ka kërkuar që rasti të sqarohet deri në fund dhe mos të mbetet vetëm si përplasje midis pushteti dhe opozitës.

“MASHTI duhet të sqarojë se përmes kësaj forme të kompensimit, a ka arritur të kursejë mjete nga buxheti i Kosovës”, u tha në komunikatë.

KMLDNJ tha se nëse del që kjo formë e pajisjeve me tekste shkollore është më e kushtueshme sesa forma paraprake, atëherë duhet të ketë një hetim dhe të përcaktohet përgjegjësia në të gjitha nivelet.

Marrë nga REL

kosove

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj