LIVE UPDATES
Bota

Dhjetë ditë zjarr e tym mbi Prevallë (FOTO)

Shumë shtigje të ecjeve malore në Malet e Sharrit nisin nga Prevalla.Lokalizimi i zjarrit u bë i mundur vetëm me intervenim nga ajri. Të mërkurën, helikopterët e KFOR-it, punuan për disa orë rresht derisa arritën që ta ndalin pjesën më të madhe të zjarreve. Përveç dëmeve në ambient, nuk u raportua për dëme në njerëz dhe prona.

14 Gusht 2024, 18:12 Nga N.F
Dhjetë ditë zjarr e tym mbi Prevallë (FOTO)
Zjarri

PREVALLË- Një zjarr i vogël që panë banorët dhe vizitorët e Prevallës më 5 gusht, dyshohet se u shndërrua në zjarr masiv që dëmtoi sipërfaqe të mëdha të malit në këtë fshat turistik të Kosovës. Sabri Bunjaku që kohën më të madhe të vitit e kalon në vilën e tij në këtë fshat, thotë se banorët panë zjarrin derisa shpërndahej me shpejtësi, jo larg shtëpive të tyre. Pa mjete adekuate dhe masa mbrojtëse, Sabriu thotë se pronarët e shtëpive dhe bizneseve në Prevallë të Prizrenit u mobilizuan për ta shuar zjarrin.

“U munduam ta ndalim zjarrin me tërrnakopa [kazmë] dhe kaci... nuk kemi pasur mjete tjera”, rrëfen Sabriu. Por, flakët morën hov ditët që pasuan.

“Fati i mirë është që ditëve të fundit erdhën zjarrfikësit dhe punuan çdo ditë, tërë ditën. Edhe ata e kanë pasur shumë të vështirë”, thotë Sabriu. Sipërfaqja që u dogj për më shumë se dhjetë ditë ndodhet në një pjesë malore që është e arritshme vetëm më këmbë. Kjo, sipas autoriteteve, vështirësoi punën e zjarrfikësve.

Por, kur flakët iu afruan shtëpive në Prevallë, për shuarjen e zjarrit ndihmuan edhe një grup motoristësh. Një ndër ta është Almendin Smaili. Me motorin e tij malor, Almedini, ndihmoi zjarrfikësit që ta lokalizonin zjarrin. Me gjithë rrezikun, me motorin e tij, ai dërgoi pandërprerë ujë dhe ushqim për zjarrfikësit.

“Mënyra më e thjeshtë dhe më efikase për t’i ndihmuar [zjarrfikësit] ka qenë që të vij me motor dhe të bart sa më shumë ujë dhe ushqim dhe çfarëdo që mundem”, rrëfen ai. Në disa raste, Almendini thotë se ishte i rrezikuar nga flakët, gjatë rrugës për te vatra e zjarrit.

“Rreziku më i madh ishte kur kaloja me motor pranë lisave që ishin duke u djegur dhe në momentin kur flakët binin në tokë”, rrëfen Almendini.Prevalla ndodhet në një lartësi rreth 1.700 metra mbi nivelin e detit. Gjatë gjithë stinëve të vitit vizitohet nga shumë vizitorë, si nga brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës. Disa vijnë për ecje malore e të tjerë për arsye shëndetësore për ajrin e pastër që ka.

Shumë shtigje të ecjeve malore në Malet e Sharrit nisin nga Prevalla.Lokalizimi i zjarrit u bë i mundur vetëm me intervenim nga ajri. Të mërkurën, helikopterët e KFOR-it, punuan për disa orë rresht derisa arritën që ta ndalin pjesën më të madhe të zjarreve. Përveç dëmeve në ambient, nuk u raportua për dëme në njerëz dhe prona.

Ditëve të fundit, Kosova është përballur me temperature të larta – mbi 35 gradë – ashtu sikurse edhe rajone të tjera të Ballkanit Perëndimor. Përveç Preavllës, zjarre ka pasur edhe në pjesë të tjera të Kosovës, por janë shuar pas intervenimit të zjarrfikësve. Krahasuar me Maqedoninë e Veriut që është përballur me zjarre të ashpra, në Kosovë, situata ka qenë e menaxhueshme./ REL 

prevalle zjarr


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj