LIVE UPDATES
Bota

Konflikti Izrael-Iran/ Dhjetëra persona humbin jetën nga shkëmbimi i sulmeve në të dy vendet, Netanyahu: Kjo nuk është asgjë në krahasim me atë çfarë do të vijë

Rajoni është duke u përgatitur për një konflikt të zgjatur pas bombardimeve të papritura të Izraelit ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake të Iranit të premten, ku u vranë disa gjeneralë dhe shkencëtarë të lartë bërthamorë. Prej të premtes, as Izraeli e as Iranit nuk po tregojnë shenja zmbrapsjeje.

15 Qershor 2025, 10:03 Nga r.ll
Konflikti Izrael-Iran/ Dhjetëra persona humbin jetën nga
foto ilustruese

TEL AVIV- Izraeli kreu bombardime në të gjithë Iranin për të tretën ditë radhazi të dielën dhe kërcënoi se do të përdorë forcë edhe më të madhe, ndërsa disa raketa iraniane i shpëtuan mbrojtjes ajrore izraelite dhe goditën ndërtesa në zemër të vendit, duke i vrarë dhjetëra njerëz.

Rajoni është duke u përgatitur për një konflikt të zgjatur pas bombardimeve të papritura të Izraelit ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake të Iranit të premten, ku u vranë disa gjeneralë dhe shkencëtarë të lartë bërthamorë. Prej të premtes, as Izraeli e as Iranit nuk po tregojnë shenja zmbrapsjeje.

Irani tha se Izraeli goditi dy rafineri nafte, duke ngritur shqetësime për një sulm më të gjerë ndaj industrisë së energjisë iraniane, gjë që mund të ndikojë në tregjet globale. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu mbështetje të plotë për veprimet e Izraelit, duke paralajmëruar Iranin se mund t’i shmangë shkatërrimet e mëtejshme vetëm duke pranuar një marrëveshje të re për programin e vet bërthamor.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha të dielën se nëse sulmet izraelite ndaj Iranit ndalojnë, “atëherë edhe përgjigjet tona do të ndalen”. Në Izrael, të paktën 10 njerëz u vranë nga sulmet iraniane gjatë natës dhe mëngjesin e së dielës, sipas zyrtarëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 13 nga e premtja.

Aeroporti ndërkombëtar kryesor i vendit dhe hapësira ajrore mbetën të mbyllura për të tretën ditë radhazi. Të paktën gjashtë njerëz, përfshirë një 10-vjeçar dhe një 9-vjeçare, u vranë kur një raketë goditi një ndërtesë banimi në Bat Yam, pranë Tel Avivit. Daniel Hadad, komandant lokal policie, tha se 180 persona u plagosën dhe shtatë rezultojnë të zhdukur.

Katër njerëz të tjerë, përfshirë një 13-vjeçar, u vranë dhe 24 të tjerë u plagosën kur një raketë goditi një ndërtesë në qytetin arab Tamra në veri të Izraelit. Një tjetër sulm në qytetin qendror Rehovot la të plagosur 42 njerëz.

Në Iran, shpërthime të reja u dëgjuan në Teheran dhe u raportuan në vende të tjera të vendit mëngjesin e së dielës, por nuk pati të dhëna për viktima. Një ditë më parë, ambasadori iranian në OKB, tha se 78 persona ishin vrarë dhe më shumë se 320 ishin plagosur gjatë sulmeve të mëparshme.

Sulmet izraelite shënjestruan Ministrinë e Mbrojtjes së Iranit të dielën në mëngjes, pasi kishin goditur më parë mbrojtjen ajrore, baza ushtarake dhe objekte të lidhura me programin bërthamor.

Thirrje urgjente për shtensionim

Liderët botërorë kanë bërë thirrje urgjente për shtensionim të gjendjes. Sulmet ndaj objekteve bërthamore vendosin një “precedent të rrezikshëm”, tha ministri i jashtëm i Kinës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i hodhi poshtë këto thirrje, duke thënë se sulmet e deritanishme të Izraelit janë “asgjë krahasuar me atë që do të ndiejnë ata nga forcat tona në ditët në vijim”.

Izraeli, i vetmi shtet — megjithëse i padeklaruar zyrtarisht — me armë bërthamore në Lindjen e Mesme, tha se e nisi sulmin për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i një arme bërthamore.

Irani dhe Izraeli janë armiq rajonalë për dekada me radhë. Irani gjithmonë ka pohuar se programi i tij bërthamor është paqësor, dhe SHBA së bashku me të tjerë kanë vlerësuar se ai nuk ka synuar zhvillimin e armës që nga viti 2003. Megjithatë, Irani ka pasuruar sasi gjithnjë e më të mëdha uraniumi në nivele afër atyre për armë dhe besohet se mund të zhvillojë disa armë brenda muajsh nëse dëshiron ta bëjë.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike e OKB-së e dënoi Iranin javën e kaluar për mospërmbushjen e detyrimeve të tij.

Irani i quan bisedimet bërthamore “të arsyeshme”

Shteti i Gjirit Arab, Omani, i cili ka ndërmjetësuar bisedime indirekte mes SHBA-së dhe Iranit për programin bërthamor të Teheranit, tha se rundi i gjashtë i planifikuar për të dielën nuk do të zhvillohet.

“Ne mbetemi të angazhuar për bisedime dhe shpresojmë që iranianët të kthehen në tryezën e bisedimeve së shpejti”, tha një zyrtar i lartë amerikan në kushte anonimiteti.

Araghchi, ministri i jashtëm i Iranit, tha të shtunën se bisedimet bërthamore janë “të arsyeshme” pas sulmeve të Izraelit, të cilat ai i quajti “rezultat i mbështetjes së drejtpërdrejtë nga Uashingtoni”./REL

konflikit izrael-iran

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj