LIVE UPDATES
Bota

Dhjetra palestinezë vriten në Gazë ndërsa Hamasi zotohet për hakmarrje

Shumica e trupave izraelite janë tërhequr nga Rripi i Gazës në përgatitje për një sulm në qytetin e saj më jugor Rafah, ku janë strehuar më shumë se 1 milion palestinezë. Luftimet megjithatë kanë vazhduar në zona të ndryshme.

12 Prill 2024, 20:04 Nga E. D
Dhjetra palestinezë vriten në Gazë ndërsa Hamasi zotohet
foto ilustruese

GAZA- Forcat izraelite luftuan me militantët palestinezë në veri dhe në qendër të Rripit të Gazës të premten, ndërsa Khaled Meshaal, një zyrtar i lartë i grupit militant Hamas tha se beteja gjashtëmujore me Izraelin "do të sjellë shumë shpejt shkatërrimin e armikut".

Shumica e trupave izraelite janë tërhequr nga Rripi i Gazës në përgatitje për një sulm në qytetin e saj më jugor Rafah, ku janë strehuar më shumë se 1 milion palestinezë. Luftimet megjithatë kanë vazhduar në zona të ndryshme.

Banorët e kampit 'Al-Nusseirat', në pjesën qëndrore të Gazës, thanë se dhjetëra persona u vranë ose u plagosën pas bombardimeve izraelite nga ajri, toka dhe deti që pasuan një sulm të befasishëm tokësor të enjten, dhe se disa shtëpi dhe dy xhami ishin shkatërruar.

Paraprakisht, zyrtarët shëndetësorë të Hamasit, organizatës që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë përcaktuar si terroriste, thanë se gjashtë persona ishin vrarë gjatë sulmit në këtë kamp. Aty janë strehuar familje refugjatësh palestinezë që nga viti 1948. Zyrtarët e Hamasit thanë se u plagosën edhe rreth 70 persona, duke përfshirë tre gazetarë palestinezë.

Në qytetin e Gazës, zyrtarët shëndetësorë thanë se të paktën 25 persona ishin vrarë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit ndaj një shtëpie në lagjen Al-Daraj. Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se 89 palestinezë janë vrarë nga sulmet ushtarake izraelite brenda 24 orëve.

Autoritetet shëndetësore në Gazë kontrollohen nga Hamasi.

Ushtria izraelite (IDF) tha në një deklaratë se po kryente "një operacion kundër militantëve dhe infrastrukturës së tyre në Gazën qendrore”, bazuar në të dhëna të sakta të shërbimeve të zbulimit.

“Dje, avionët luftarakë të IDF-së goditën mbi 60 objektiva terroriste në Rripin e Gazës, duke përfshirë pikat nëntokësore prej nga kryejnë lëshimin e raketave, infrastrukturën ushtarake dhe vendet ku vepronin terroristët e armatosur”, thuhet në deklaratë.

Në një deklaratë, Hamasi tha se bombardimet e Izraelit në kampin 'Al-Nusseirat' kishin në shënjestër shtëpitë dhe pronat e civilëve "pasi nuk arritën ndonjë sukses ushtarak në terren .

Izraeli mohon se ka vënë në shënjestër qëllimisht civilët, duke akuzuar Hamasin për përdorimin e ndërtesave të banimit si mburojë. Hamasi e mohon këtë.

Khaled Meshaal, i cili jeton në mërgim dhe udhëheq zyrën politike të Hamasit në diasporë, foli gjatë një ceremonie në Doha të Katarit në nderim të anëtarëve të familjes të udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh, që u vranë në një sulm ajror izraelit në Gazë të mërkurën.

"Ky nuk është raundi përfundimtar", tha Meshaal, duke iu referuar luftës aktuale. “Është një raund i rëndësishëm në rrugën e çlirimit të Palestinës dhe të mposhtjes së projektit zionist”.

Mbi 33 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës izraelite, tha të premten ministria e shëndetësisë e Gazës, të dhëna këto të pakonfirmuara nga burime të pavarura. Ato gjithashtu thonë se shumica e 2.3 milionë banorëve janë zhvendosur dhe se pjesa më e madhe e Gazës është shkatërruar.

Lufta filloi kur Hamasi kreu një sulm terrorist ndërkufitar në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor, në të cilin sipas autoriteteve izraelite, 1200 njerëz u vranë dhe 253 u morën peng. Rreth 130 mbahen ende në Gazë, thotë Izraeli.

Duke shmangur thirrjet e përsëritura të Shteteve të Bashkuara për përmbajtje, Izraeli zotohet të sulmojë Rafahun sepse siç thonë autoritetet izraelite, forca të rëndësishme luftarake të Hamasit janë fshehur atje pasi infrastruktura e tyre në zona tjera është shkatërruar.

Në sinjalin e fundit se një sulm izraelit në Rafah mund të jetë i pashmangshëm, avionët luftarakë hodhën fletëpalosje në një lagje perëndimore duke kërkuar informacion për pengjet.


“Për banorët e zonës 'Tel Al-Sultan', shikoni me kujdes përreth jush, pengjet mund të jenë diku afër jush. Nëse dëshironi të mbroni familjet dhe të ardhmen tuaj, mos hezitoni të na jepni çdo informacion rreth pengjeve dhe rrëmbyesve të tyre”, thuhet në fletëpalosje.

Ushtria izraelite nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment./VOA

lufta në gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj