Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një komitet i Dhomës bëri publike legjislacionin që parasheh ndihmë të sigurisë në vlerë prej më shumë se 95 miliardë dollarësh, përfshirë 60.84 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022.
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara do të votojë për ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Indo-Paqësorin të shtunën, më 20 prill, tha kryetari i Dhomës, republikani Mike Johnson. Një komitet i Dhomës bëri publike legjislacionin që parasheh ndihmë të sigurisë në vlerë prej më shumë se 95 miliardë dollarësh, përfshirë 60.84 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022.
Në projektligjin për Izraelin përfshihen 26.38 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, shumë që do të mbulojë edhe kostot e operacioneve ushtarake amerikane që u kryen në përgjigje të sulmeve të fundit. Ndërkaq, 9.1 miliardë dollarë janë dedikuar për ndihmë humanitare, edhe pse në legjislacion thuhet se asnjë ndihmë financiare nuk do të shkojë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA).
Projektligji parasheh një ndihmë prej 8.12 miliardë dollarësh për Indo-Paqësorin. Johnson tha se anëtarët e Dhomës do të kenë kohë deri mesditën e së shtunës që të rishikojnë projektligjin dhe të ofrojnë ndryshimet e tyre para se ai të dërgohet për votim përfundimtar. Ai po ashtu tha se do të publikohet edhe një projektligj i posaçëm për sigurinë kufitare, që sipas tij, plotëson kërkesat e konservatorëve. Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje Kongresit që të miratojë me shpejtësi projektligjin.
Të tri projektligje janë të ngjashme me paketën për ndihmë financiare në vlerë prej 95 miliardë dollarësh që Senati miratoi në shkurt. Por, Johnson nuk kishte vendosur që të hidhte në votim ndihmën deri më tani, për shkak të kundërshtimeve nga ligjvënësit e krahut të djathtë. Në legjislacionin për Ukrainën, në një nen shkruan se ndihma ekonomike për Kievin, jo ushtarake, duhet të shlyhet, që ka qenë kërkesë e konservatorëve. Megjithatë, administrata Biden mund ta heqë këtë kërkesë.
Pas prezantimit të këtyre tri projektligjeve, udhëheqësit e Dhomës të mërkurën mbrëma paraqitën edhe projektligjin e katërt për siguri kombëtare, që do të jetë e kësaj pakoje ligjesh. Në të përfshihen disa nene që nuk kanë qenë pjesë e projektligjit të miratuar në Senat, përfshirë edhe nenet ku thuhet se lejohet transferimi i aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën dhe për të vendosur sanksione ndaj Iranit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Ndihma për Ukrainën është kundërshtuar fuqishëm nga ligjvënësit konservatorë. Ukraina vazhdimisht ka bërë thirrje për dhënien e ndihmës, pasi po përballet me mungesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe municioneve./ REL
Foto ilustruese GJERMANIA- Dy gjermano-rusë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimet për spiunazh. Njëri prej tyre akuzohet se...
Foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet kosovare u kanë drejtuar thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin me çdo kusht ka...
Foto ilustruese KOSOVË- Në orët e para të ditës së sotme është raportuar për një shpërthim në v...
Viktima dhe autori GREQIA- Piloti grek Babis Anagnostopoulos, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshort...
Andrzej Duda dhe Donald Trump SHBA- Presidenti polak, Andrzej Duda së fundmi ka bërë me dije se ka pasur një takim privat me kan...
Foto ilustruese UKRAINA- Një sulm me dron rus në rajonin perëndimor të Ukrainës Ivano-Frankivsk synoi të godiste infrastruktu...
Sonja Biserko SERBI- Kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko ka folur për integrim...
Princi William dhe Kate Middleton LONDËR- Princi William i Britanisë do të kthehet në detyrat publike të enjten për herë...
Foto ilustruese GJERMANI- Studiuesit në Gjermani vlerësojnë se deri në vitin 2050 ndryshimi i klimës do të tkurrë prodhi...
Denys Shmyhal UKRAINA- Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, deklaroi se do të ketë një Luftë të Tretë Botërore ...