LIVE UPDATES
Bota

Dialogu/ Lajçak në Prishtinë: Kosova dhe Serbia të nisin me zbatimin e Marrëveshjes Bazë

Sipas Marrëveshjes Bazë Kosovë-Serbi palët duhet të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë. Kosovës dhe Serbisë u kërkohet ta respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës.

5 Mars 2024, 22:43 Nga r.ll
Dialogu/ Lajçak në Prishtinë: Kosova dhe Serbia të nisin
miroslav lajcak dhe besnik beslimi

KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, nga Prishtina u bëri thirrje qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve të Beogradit që të nisin me zbatimin e Marrëveshjes Bazë, pasi, siç tha, "një gjë e tillë është në interesin e të gjithëve”. Në këtë takim që përkon me njëvjetorin e dakordësimit për marëveshjen Bazë Kosovë-Serbi, u diskutua edhe për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë, çështje kjo për të cilën zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, javën e shkuar refuzoi të shkojë në Bruksel për ta diskutuar me palën serbe.

"Kemi diskutuar një listë të gjatë të çështjeve. Dhe më e rëndësishmja është zbatimi i Marrëveshjes bazike të arritur dhe kjo është në interes të të gjithëve që të kemi progres në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Është marrëveshja më e mirë që kemi mundur të arrinim. Nëse do të kishte marrëveshje më të mirë, do ta kishim bërë, prandaj është në interes të secilit që të zbatohet. Sepse në këtë marrëveshje kemi të gjitha përgjigjet, çfarë të bëjmë dhe si t'i bëjmë”, tha Lajçak. Sipas tij, pyetja e vetme është se kur do të ndodhë zbatimi i këtyre pikave. "Kemi shpenzuar shumë kohë për të ndërmarrë hapa dhe ka frikë në të dyja palët se çfarë do të bëjë unë e çfarë pala tjetër. Por besoj se këto çështje mund të zgjidhen shumë thjeshtë”, deklaroi Lajçak. Sipas të ngarkuarit të BE-së, marrëveshja Bazëqë u arrit në Bruksel shkurtin e vitit të kaluar dhe më pas aneksi i saj në mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, "është ligjërisht e detyrueshme, pavarësisht se palët nuk e kanë nënshkruar atë”. "Kjo marrëveshje është marrëveshja më e mirë që mund të siguronin Kosova dhe Serbia. Jam shumë i sigurt për këtë”.

Bislimi: Nënshkrimi i marrëveshjes është garanci dhe për pranim e zbatim të saj

Zëvendëskryeministri i Kosovës që njëherësh është edhe kryenegociator, vazhdon të insistojë, se marrëveshja duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të barabartë e të balancuar mes palëve dhe të jetë e nëshkruar.

"Nënshkrimi i marrëveshjes është garanci dhe për pranim e zbatim të saj. Në këtë drejtim, refuzimi nga Serbia dhe letra e kryeministres Brnabiq dhjetorin e kaluar, nuk kontribuojnë pozitivisht në frymën e dialogut dhe zbatimin në plotni të marrëveshjes”, tha Bislimi.

Sa i përket rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës BQK, zëvendëskryeministri Bislimi, sqaroi se "kjo nuk është pjesë e procesit të dialogut, dhe e njëjta nuk është subjekt i negociatave mes palëve”. Ai siguroi z. Lajçak qё “Qeveria ёshtё e interesuar tё sigurojë vazhdimёsinё e mbështetjes financiare tё Serbisё për serbët e Kosovës nё fushёn e edukimit, shёndetёsisё dhe mbrojtjes sociale”. Për këtë çështje, Mirosllav Lajcak, foli pak për takimin e javës së kaluar në nivel ekspertësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb, ku Kosova u përfaqësua nga guvernatori i Kosovës.

"Takimi ishte konstruktiv dhe arritëm të gjenim përgjigje për disa pyetje. Por, janë disa pyetje që shkojnë përtej mandatit të këtyre ekspertëve dhe i kemi diskutuar këto çështje me Bislimin. Komunikimi ynë do të vazhdojë dhe planifikoj të organizoj një takim të ri në ditët në vijim në nivel të kryenegociatorëve”, sqaroi Lajçak.

Rregullorja e BQK-së, është kritikuar nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, që  kërkuan nga Kosova ta shtyjë zbatimin e vendimit, duke argumentuar se ai u mor pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet te popullata serbe.

Sidoqoftë, Marrëveshja Bazë prej 11 nenesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën po flasin palët dhe ndërmjetësuesi, ndër tjera parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjelltë të simboleve shtetërore. Po ashtu kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t'i zbatojnë, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në tetor të vitit të shkuar diplomatët perëndimorë paraqitën një projekt statut për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke i bërë thirrje qeverisë së Kosovës për fillimin e punës për zbatimin e tij. Ndërsa Beogradit i kërkuan të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar paralajmëroi Kosovën dhe Serbinë se zbatimi i marrëveshjes është rruga drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Nëse palët nuk e zbatojnë atë do të përballen me pasoja./DW

miroslav lajçak ne prishtine besnik bislimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj