Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas Elshanit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të mëngjesit të 26 korrikut. Veturat, që u dogjën, ishin para ndërtesës të Komunës së Zveçanit.
ZVEÇAN- Dy vetura, në pronësi të Komunës së Zveçanit, janë dëmtuar nga zjarri, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Sipas Elshanit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të mëngjesit të 26 korrikut. Veturat, që u dogjën, ishin para ndërtesës të Komunës së Zveçanit.
“Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie, ndërsa të lënduar nuk ka”, tha Elshani shkurt për REL-in.
Ai po ashtu shtoi se policia është duke punuar që të zbardhë këtë rast. Zveçani është një nga katër komunat në veri të Kosovë, që janë të banuara me shumicë serbe. Në këtë pjesë të territorit të Kosovës edhe në të kaluarën ka pasur djegie të veturave dhe dëmtim të pronës.
Në qershor të këtij viti u raportua për djegien e dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut.
Ndërkaq, në fillim të prillit, një pjesëtarit të policisë kufitare të Kosovës iu dogj vetura në Mitrovicë të Veriut.
Në mars u regjistruan dy djegie të pronave të serbëve në Kosovë. Një lokal, në pronësi të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, u dogj më 8 mars. Ajo, dhe autoritetet e sigurisë, thanë se zjarrvënia dyshohet se ishte e qëllimshme.
Ndërkaq, më 24 mars u dogj një objekt në pronësi të Nenad Radosavleviqit, drejtor i Drejtorisë për Sport, Rini dhe Kulturë në komunën që funksionon sipas sistemit të Kosovës. Radosavleviq i tha Radios Evropa e Lirë se beson që zjarrvënia ishte e qëllimshme dhe se motivi ishte politik.
Raste me djegien e makinave u regjistruan veçanërisht shumë në fund të vitit 2022 dhe gjatë vitit 2023, kur u bë procesi i riregjistrimit të veturave me targa të Kosovës. Për këtë arsye, persona të panjohur dogjën disa vetura me targa RKS (Republika e Kosovës)./ REL
Pakhshan Azizi IRAN- Aktivistja iraniano-kurde Pakhshan Azizi u dënua me vdekje, duke nxitur reagimin e njerëzve në rrjete sociale dhe t&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të televizionit publik të Kosovës...
Takimi SERBI- Ministri pa portofol i Qeverisë serbe, Gjorgje Milliçeviq, ka nënshkruar në Banjallukë 13 kontrata për mb&eum...
Foto ilustruese FRANCA- Teksa Francën e ndajnë vetëm pak orë nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit...
Albin Kurti me bashkëshorten PARIS- Lojërat Olimpike në Paris zyrtarisht do të nisin sot, edhe pse tashmë janë zhvilluar disa...
Foto ilustruese GJERMANIA- Sigurimi i maskave FFP2 duhej patjetër, sado që të kushtojnë, kështu tha e veproi qeveria gjermane...
Foto ilustruese UKRAINA- Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 20 nga 22 dronët e lëshuar nga Rusia ndaj caqeve në katër rajone t&e...
Ismael 'El Mayo' Zambada dhe Joaquin Guzman Lopez SHBA- Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael...
Annalena Baerbock GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i kërkoi Kinës të enjten që t'i japë fund mbështet...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja do ta fshijë Iranin nga harta, nga faqja e dheut nëse ai vritet n...