Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas marrëveshjes përfundimtare, Britania do t’i mbajë ujërat e saj të hapur për peshkatarët evropianë për 12 vjet, pasi të skadojë marrëveshja aktuale më 2026, në këmbim të lehtësimit pa afat të caktuar të rregullave të bllokut për importet e ushqimeve nga Mbretëria e Bashkuar.
ANGLI- Negociatorët e Bashkimit Evropian dhe ata të Mbretërisë së Bashkuar kanë arritur pajtim për një marrëveshje për “rinisjen” e raporteve të tyre pas Brexit-it, kanë bërë të ditur disa diplomatë, të hënën, teksa kryeministri britanik, Keir Starmer, po përgatitet t’i presë shefat e bllokut evropian në një samit në Londër gjatë 19 majit.
Diplomatë të BE-së kanë thënë se shtetet anëtare i kanë dhënë dritën e gjelbër një treshe tekstesh që pritet të nënshkruhen në samit: një Partneritet për Siguri dhe Mbrojtje, një deklaratë të solidaritetit BE-Mbretëri e Bashkuar, dhe një Mirëkuptim të Dyanshëm për çështje të ndryshme, nga tregtia dhe peshkimi, deri te lëvizja e të rinjve, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP.
Bisedimet thuhet të kenë zgjatur deri në natën e së dielës për zgjidhjen e disa pikave kyç, teksa çështja e ndjeshme e të drejtave të peshkimit ka qenë në krye të listës.
Sipas marrëveshjes përfundimtare, Britania do t’i mbajë ujërat e saj të hapur për peshkatarët evropianë për 12 vjet, pasi të skadojë marrëveshja aktuale më 2026, në këmbim të lehtësimit pa afat të caktuar të rregullave të bllokut për importet e ushqimeve nga Mbretëria e Bashkuar.
Sa i përket çështjes së lëvizjes së të rinjve – një burim tjetër kyç i përplasjes, teksa Londra druan se një skemë e tillë mund të shpie në kthim të lirisë së lëvizjes ndërmjet BE-së dhe Britanisë – negociatorët raportohet të jenë pajtuar në përgjithësi për pikat kryesore.
Britania braktisi Bashkimin Evropian më 1 shkurt 2020, pas një referendumi të mbajtur më 2016, ku 51.89 për qind e pjesëmarrësve zgjodhën të ashtuquajturin Brexit - largimin nga blloku evropian./REL
Von der Leyen UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, beson se kjo javë do të jetë vendimtare në krijim...
kamala harris, joe biden, barack obama SHBA- Ish-presidenti amerikan, Joe Biden është diagnostikuar me një formë “agres...
Starmer dhe Von der Leyen ANGLI- Pesë vjet pas Brexit-it, Britania dhe BE-ja marrin pjesë sot në një samit në Londë...
trump, putin SHBA- "Ethet" diplomatike mbi Ukrainën po rriten përsëri, pasi pasditen e sotme, presidenti i SHBA-së, Donald Trump,&...
Foto ilustruese ANGLI- Gjithnjë e më shumë studime tregojnë se aktiviteti i rregullt fizik mund të zvogëlojë rrezikun&nb...
foto ilustruese GJERMANI- Puna nga shtëpia është mjaft e popullarizuar në Gjermani. Në këtë vend, njerëzit mes...
foto ilustruese SHBA- Donald Trump mund të ndihet i konfirmuar: Ministri i ri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul kërkon q&eum...
Foto ilustruese SPANJË- Obeziteti para moshës 30 vjeç mund të dyfishojë pothuajse rrezikun e vdekjes së parakohshme, s...
nikusor dan RUMANI- Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balot...
Foto PORTUGALI- Aleanca e krahut të djathtë që ka qenë në pushtet në Portugali për një vit ka mbizotë...