Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Pesë civilë u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën nga granatimet ruse në zonat civile në Donjeck, i cili u sulmua 22 herë në 24 orët e fundit, tha shefi i administratës rajonale ushtarake, Vadym Filashkin.

UKRAINË- Së paku gjashtë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ruse me artileri dhe raketa në Ukrainë më 21 qershor. Moska, ndërkohë, pretendoi se Kievi kreu sulm masiv me dronë në Krimenë e okupuar dhe në disa rajone të tjera brenda Rusisë.
Pesë civilë u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën nga granatimet ruse në zonat civile në Donjeck, i cili u sulmua 22 herë në 24 orët e fundit, tha shefi i administratës rajonale ushtarake, Vadym Filashkin.
Shtëpi banimi, ndërtesa të tjera dhe objekte të infrastrukturës u dëmtuan nga sulmet ruse, shtoi Filashkin.
Në rajonin jugor Herson, një person u vra dhe një tjetër u plagos nga granatimet dhe bombardimet ruse që u kreu nga lumi Dnjepër, tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin.
Në përgjithësi, 15 vendbanime u sulmuan në këtë rajon, përfshirë kryeqytetin rajonal, Herson, tha Prokudin, duke shtuar se një numër shtëpisë banimi u shkatërruan nga sulmet me artileri.
Në rajonin verilindor Harkiv, i cili është duke u përballur me sulme të vazhdueshme ruse në muajt e fundit, një person u plagos nga sulmet gjatë natës, tha guvernatori rajonal Oleh Synyehubov.
Edhe rajonet Dnipropetrovsk, Zaporizhja dhe Sumi u sulmuan, thanë zyrtarët lokalë.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kundërajrorët e saj i rrëzuan 114 dronë ukrainas mbi Krimenë e okupuar dhe në rajonet ruse Krasnodar, Briansk dhe Volgogard më 21 qershor. Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën, sipas saj.
Rafineria e naftës në Seversk të Krasnodarit u godit nga copëzat e dronëve të rrëzuar, të cilat shkaktuan një zjarr që u shuan menjëherë nga zjarrfikësit, tha guvernatori rajonal Veniamin Kondratyev në Telegram.
Një person u vra si pasojë e rënies së copëzave të dronëve të rrëzuar pranë një stacioni autobusësh në Krasnodar, tha ai.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se në dy netët e fundit, forcat ukrainase “me sukses i kanë goditur” një numër objektivash në Rusi dhe në Krimenë e okupuar, përfshirë rafineri nafte, stacione radarësh dhe depo dronësh./REL
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka uruar ekipin kombëtar ukrainas për fitoren kundër Sllovaki...
Antony Blinken RUSI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka dënuar thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes Koresë së Veriut ...
foto ilustruese SHBA- Dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën pas disa të shtënave me armë zjarri të p...
albin kurti HAMBURG- Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Gjermani ka vizituar edhe objektin e Konsullatës së Kosovës ...
Dmitry Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se Rusia është “e gatshme” për bisedi...
Antonio Guterres LIBAN- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se është thellësisht i shqet&eum...
Prakash Hinduja ANGLI- Katër anëtarë të familjes më të pasur britanike janë dënuar me burg pasi janë shpallur ...
fotot ilustruese SHBA- Dy vite më parë, në qershorin e vitit 2022, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori një vendim q&...
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pohoi se qytetarët joamerikanë duhet të marrin automatikisht “Green Card” në rast ...
Donal Trump dhe Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden fillon sot në vendpushimin presidencial Camp David në shtetin e Merilendit një periudh...