LIVE UPDATES
Bota

Diskriminimi institucional ndaj shqiptarëve, Shaip Kamberi: Duam targa dhe policët tanë në Preshevë

Kamberi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se e ka pyetur Ministrinë e Brendshme pse nuk i ka kthyer përgjigje në kërkesën e tij që komuna e Preshevës të marrë targën e saj të regjistrimit për automjetet motorike.

27 Nëntor 2025, 21:58 Nga I.A
Diskriminimi institucional ndaj shqiptarëve, Shaip Kamberi: Duam targa dhe
Shaip Kamberi

SERBI- Deputeti shqiptar në Serbi Shaip Kamberi gjatë një debati për buxhetin në Kuvendin e Serbisë foli për problemet që kanë qytetarët në Luginën e Preshevës, si pasivizimi i adresave, diskriminimi institucional ndaj shqiptarëve, moszbatimi i ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhëve. Kamberi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se e ka pyetur Ministrinë e Brendshme pse nuk i ka kthyer përgjigje në kërkesën e tij që komuna e Preshevës të marrë targën e saj të regjistrimit për automjetet motorike.

Gjithashtu Kamberi pyeti Qeverinë pse janë bllokuar paratë për Këshillin Kombëtar Shqiptar nga fondet e Qeverisë së Kosovës, si dhe çfarë po ndodh me iniciativën për një program për pranimin e personave nga pakicat kombëtare shqiptare dhe boshnjake në shërbimin policor në nivel lokal. Edhe në seancën e kaluar, deputeti shqiptar foli me tone të ashpra në parlamentin serb.

"Para se Serbia të hyjë në BE, ajo më parë duhet të hyjë në Evropën e të drejtave, e jo vetëm në Evropën e tregut. Sot po flas jo vetëm si deputet, por si zëri i dhjetëra mijëra qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës njerëz, që prej më shumë se dy dekadash, jetojnë mes ligjit dhe padrejtësisë, mes garancive kushtetuese dhe jetës reale. Para nesh është një Rezolutë që nuk është as ekstreme e as separatiste, por thellësisht, demokratike dhe evropiane.

Ajo kërkon vetëm një gjë: që shqiptarëve në Luginën e Preshevës t’u sigurohet barazia para ligjit dhe realizimin e plotë tëtë drejtave qytetare, politike dhe kombëtare. Prandaj, kur flasim për këtë Rezolutë, ne flasim për drejtësi, e jo për politikë. Për besim në institucione, e jo për kërcënime ndaj shtetit. Për vlera evropiane, e jo për kufij. Të gjithë ne e dimë se ekziston një problem. E dimë se ekziston diskriminim institucional ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

E dimë se ekziston praktika e pasivizimit të adresave, përmes së cilës mijëra njerëzve u hiqet e drejta zgjedhore dhe qytetare. E dimë se ka moszbatim të ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhëve, mosnjohje të diplomave, mungesë të mbishkrimeve dygjuhëshe, mungesë të përfaqësimit në polici, gjyqësor, prokurori dhe në shërbimet inspektuese. E dimë edhe që zhvillimi ekonomik i rajonit neglizhohet sistematikisht, ndërsa të rinjtë po largohen sepse nuk shohin të ardhme në një vend ku trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Prandaj, mos të themi sot se “nuk është momenti”, sepse ky moment pritet tashmë më shumë se njëzet vjet.

Kur kërkojmë ndalimin e pasivizimit të adresave, ne nuk kërkojmë mëshirë, por respektim të së drejtës. Kur kërkojmë përdorim zyrtar të gjuhës dhe simboleve, ne nuk kërkojmë privilegje, por trajtim të barabartë. Kur kërkojmë që shqiptarët të jenë të përfaqësuar në mënyrë të barabartë në institucione, ne nuk kërkojmë poste, por përfaqësim të drejtë në shtetin ku edhe ata janë qytetarë. Kjo Rezolutë bën thirrje për krijimin e një trupi të pavarur parlamentar, i cili, në bashkëpunim me OSBE-në dhe shoqërinë civile, do të hetojë pasojat e pasivizimit dhe do të propozojë masa për kthimin e të drejtave të mijëra njerëzve të privuar nga to.

Ajo bën thirrje që të njihen përfundimisht diplomat dhe kualifikimet arsimore të fituara në Kosovë, që të respektohet e drejta për gjuhën shqipe dhe të sigurohet përfaqësim i barabartë në shërbimet shtetërore. A nuk është kjo ajo që çdo shtet evropian duhet të bëjë? Nëse dëshirojmë që Serbia të hyjë në Bashkimin Evropian, ajo më parë duhet të hyjë në Evropën e të drejtave, e jo vetëm në Evropën e tregut. Që nga viti 2001, nga nënshkrimi i Planit për zgjidhjen e krizës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përmes marrëveshjeve të viteve 2009 dhe 2013, e deri te Plani i Veprimit i vitit 2022, shtet ii Serbisë është zotuar se do ta integrojë komunitetin shqiptar. Të gjitha këto zotime ekzistojnë në letër, por në praktikë ato janë thjesht fjalë të vdekura.

Sot, në vitin 2025, funksionarë të Trupit Koordinues publikisht mohojnë edhe ekzistencën e vetë Planit të Veprimit. Kjo nuk është vetëm papërgjegjësi – është edhe fyerje për ata që besojnë në dialog dhe institucione. Prandaj sot, Kuvendi Popullor ka mundësinë të marrë përgjegjësinë. Të tregojë se shteti nuk është armik ndaj qytetarëve të vet, por garantues i të drejtave të tyre. Të rikthejë besimin që është rrënuar për dekada. Lugina e Preshevës kërkon respektimin e rregullave që tashmë ekzistojnë. Nuk kërkon premtime të reja, por zbatimin e atyre të dhëna para 20 vjetësh. Nuk kërkon më shumë, por nuk do të pranojë asgjë më pak se barazinë. Prandaj, sot, duke mbështetur këtë Rezolutë, ne nuk miratojmë një akt në dobi të shqiptarëve, por një akt në dobi të drejtësisë, demokracisë dhe Serbisë evropiane," tha Kamberi./Dosja.al

shaip kamberi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj