LIVE UPDATES
Bota

Dita Botërore e Ujit, akuza ndaj korporatave për përvetësim të ujit në vendet e varfra

Burimet ujore po shterojnë në Johanesburg të Afrikës së Jugut. Dalja jashtë funksionimit i ujësjellësit të qytetit ka prekur miliona njerëz. Në Soweto, në periferi të qytetit, mijëra njerëz futen në radhë për të marrë ujin që sillet me autobote çdo ditë.

22 Mars 2024, 14:46 Nga S.N
Dita Botërore e Ujit, akuza ndaj korporatave për përvetësim
Foto Ilustrim

SHBA- Ndërsa kjo e premte shënon Ditën Botërore të Ujit, Kombet e Bashkuara thonë se ekziston një rrezik në rritje i konfliktit për burime ujore. Sikurse njofton nga Londra korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, organizata e ndihmave Oxfam i ka akuzuar korporatat globale se po rrëmbejnë burimet ujore nga vendet më të varfra për të rritur fitimet e tyre.

Burimet ujore po shterojnë në Johanesburg të Afrikës së Jugut. Dalja jashtë funksionimit i ujësjellësit të qytetit ka prekur miliona njerëz. Në Soweto, në periferi të qytetit, mijëra njerëz futen në radhë për të marrë ujin që sillet me autobote çdo ditë.

“Po kalojmë një sfidë serioze, një periudhë shumë sfiduese për moshën time që duhet të mbaj bidonët me 20 litra ujë. Më e trishtueshme është se ne nuk e dimë se kur do të kemi ujë në çezmat tona”, thotë banorja Thabisile Mchunu.

Një nga shkaktarët është infrastruktura e shkatërruar. Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike kanë shkaktuar tharjen e lumenjve dhe rezervuarve në Afrikën e Jugut dhe shumë pjesë të tjera të botës.

Ndërsa Kombet e Bashkuara shënojnë Ditën Botërore të Ujit këtë të premte, vlerësohet se 2.2 miliardë njerëz jetojnë pa ujë të pijshëm të menaxhuar në mënyrë të sigurt.

Shkencëtarët e OKB-së thonë se afërsisht gjysma e popullsisë së botës po përjeton mungesë të theksuar uji për të paktën një pjesë të vitit. Vendet në zhvillim janë më të prekurat. Në një raport të ri, organizata Oxfam i akuzon korporatat e mëdha për ndotje dhe rrëmbim burimesh jetike të ujit në kurriz të popullatës lokale, me qëllim përfitimi.


“Uji po shfrytëzohet kryesisht nga vende e pasura duke privuar vendet e varfra që të kenë qasje tek burimet ujore”, thotë për Zërin e Amerikës Quentin Ghesquière, me organizatën Oxfam. Organizata Oxfam i akuzon vendet më të pasura dhe korporatat globale se i kanë devijuar burimet e ujit nga vendet varfra për përdorim bujqësor ose industrial si dhe përmes importeve që shfrytëzojnë përdorimin e theksuar të burimeve ujore.

Sipas raportit, 70% e ujit shfrytëzohet nga sektori bujqësor, përfshirë sistemet vaditëse që mbështesin industrinë e prodhimit të mishit dhe biokarburantet. Por analiza e organizatës Oxfam sugjeron se sektori privat po dështon të pakësojë ndikimin tek burimet ujore.

"Nga 350 korporata të analizuara përmes bazës së të dhënave, që përbëjnë gjysmën e të ardhurave bujqësore në botë, vetëm një në katër prej tyre po deklarojnë se po reduktojnë ndotjen dhe përdorimin e ujit”, thotë për Zërin e Amerikës Quentin Ghesquière, me organizatën Oxfam.

Kombet e Bashkuara po paralajmërojnë për rrezikun në rritje të konfliktit për burime uji. OKB-ja thotë se ndërsa shtetet menaxhojnë ndryshimet klimatike, migrimin masiv dhe trazirat politike, ato duhet që bashkëpunimin për burimet ujore ta vendosin në qendër të planeve të tyre.

Marrë nga VOA

dita boterore e ujit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj