LIVE UPDATES
Bota

"Dita e Pastërtisë Familjare", kufizuan të drejtat e komunitetit LGBT, marsh në mbështetje të qeverisë në Gjeorgji

Dita e Pastërtisë Familjare u krijua nga Kisha Ortodokse në Gjeorgji më 2014, në përgjigje të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë që shënohet çdo vit më 17 maj, me qëllim që të rritet vetëdija ndaj shkeljeve të të drejtave të komunitetit LGBT në mbarë botën.

17 Maj 2024, 13:36 Nga M.B
"Dita e Pastërtisë Familjare", kufizuan të drejtat e
Marshi në Tbilisi të Gjeorgjisë më 17 maj 2024.

GJEORGJIA- Klerikë të lartë ortodoksë gjeorgjianë dhe grupe të tjera fetare konservatore më 17 maj shënuan festën e re të njohur si Dita e Pastërtisë Familjare duke marshuar në qendër të Tblisit, që ka qenë qendër e protestave kundër Ligjit për “agjentë të huaj” që u miratua nga Parlamenti më herët gjatë javës. Dita e Pastërtisë Familjare u krijua nga Kisha Ortodokse në Gjeorgji më 2014, në përgjigje të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë që shënohet çdo vit më 17 maj, me qëllim që të rritet vetëdija ndaj shkeljeve të të drejtave të komunitetit LGBT në mbarë botën.

Për të shmangur konfrontimin nuk do të mbahet asnjë protestë kundër Ligjit për “agjentët e huaj” gjatë marshit të Ditës së Pastërtisë Familjare. Ngjarja e 17 majit mbështetet nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, që miratoi një projektligj në mars që kufizon të drejtat e komunitetit LGBT, vetëm disa javë para se të paraqiste sërish në Parlament Ligjin për “agjentët e huaj” që shihet si e ngjashme me ligjin drakonian rus.

Ligji kundër LGBT në Gjeorgji ndalon ndërhyrjet kirurgjikale për ndryshimin e gjinisë, birësimin e fëmijëve nga çiftet e gjinisë së njëjtë, përcaktimi i gjinive të ndryshme nga mashkull dhe femër në dokumente zyrtare dhe organizimi i ngjarjeve publike për të propaganduar raportet mes gjinisë së njëjtë. Të dy ligjet shihen si përpjekje nga Ëndrra Gjeorgjiane, parti e themeluar nga miliarderi Bidzina Ivanshvili, person miqësor me Rusinë, për të çimentuar kontrollin e shtetit para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në tetor.

Për javë të tëra, në Gjeorgji janë organizuar protesta kundër Ligjit për “agjentët e huaj” i cili është dënuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerët. Ligji parasheh që organizatat mediale, ato joqeveritare dhe jofitimprurëse që marrin mbi 20 për qind të fondeve nga jashtë, të regjistrohen tek autoritetet si organizata që “ndjekin interesat e një fuqie të huaj”./ REL

gjeorgjia

Sondazh

Poll
Bota 17 Maj 2024, 08:33 B.Z

Holanda zhvendoset djathtas

Për herë të parë një koalicion i kryesuar nga partia populiste e djathtë e Geert Wilders në Holandë HOLANDË - ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj