LIVE UPDATES
Bota

“Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit”, VOA: 80 vjetori i çlirimit të kampit të Aushvicit

Në këto tubime po marrin pjesë edhe të mbijetuar të gjenocidit, si Naftali Furst. 92-vjeçari kujton tmerrin që përjetoi në kampin famëkeq të Aushvicit në Poloninë jugore, ku forcat naziste vranë rreth 1.1 milion njerëz, shumica e të cilëve hebrenj.

27 Janar 2025, 17:39 Nga M.B
“Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të
Foto ilustruese

POLONIA- Me ceremoni të shumta bota po shënon 80 vjetorin e çlirimit të kampit nazist të Aushvicit, në atë që njihet edhe si “Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit”. Në këto tubime po marrin pjesë edhe të mbijetuar të gjenocidit, si Naftali Furst. 92-vjeçari kujton tmerrin që përjetoi në kampin famëkeq të Aushvicit në Poloninë jugore, ku forcat naziste vranë rreth 1.1 milion njerëz, shumica e të cilëve hebrenj.

I mbijetuari i Holokaustit, Naftali Furst nuk do ta harrojë kurrë momentin kur pa për herë të parë kampin e përqendrimit ‘Auschwitz-Birkenau’ në jug të Polonisë, më 3 nëntor të vitit 1943, kur ishte vetëm 12 vjeç. Ai së bashku me nënën, babain, vëllain dhe mbi 80 persona të tjerë u sollën aty nga ushtarët nazistë me një makinë për transportimin e bagëtive. Pasi u hapën dyert e makinës, ai pa flakën dhe tymin që po dilte nga oxhaqet e larta të krematoriumeve. Ai kujton të lehurat e qenve dhe oficerët që bërtisnin në gjuhën gjermane ‘dilni jashtë’.

“E dinim se po shkonim drejt vdekjes së sigurt”, tha ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Ai dhe familja e tij mbërritën në kampin e Aushvicit një ditë pasi urdhëheqësi nazist Heinrich Himmler urdhëroi ndalimin e përdorimit të dhomave me gaz, ndërsa trupat sovjetike po afroheshin. Ky urdhër bëri që familja me origjinë nga Bratisllava e ish-Çekosllovakisë, të mos vritej menjëherë.

“Po të kishim ardhur dy-tre ditë më herët, unë dhe vëllai im nuk do të kishim mbijetuar, sepse ishim fëmijë. Nuk kishim shanse për të mbijetuar”, rrëfen zoti Furst.

Ai dhe vëllai i tij Shmuel, të cilët gjatë qëndrimit në Aushvic ishin ndarë nga prindërit, u detyruan të bashkoheshin në një marsh vdekjeje drejt kampit ‘Bukenvald’. Në mënyrë që të jetonin, ata u desh të ecnin për tre ditë në të ftohtë dhe borë. Kushdo që ngelej pas pushkatohej.

“Gjatë gjithë marshit të vdekjes shihnim njerëz të plagosur e të vrarë në kanale. Ishte ferr. Kur më pyet dikush se çfarë është ferri i them se ky është ferri: Jeni duke ecur, i uritur, i etur, pa fije shprese... sheh kufomat dhe qan... ky është Holokausti”, thotë ai.

Të dy vëllezërit i mbijetuan marshit, por u ndanë në kampin tjetër. Në këtë fotografi të njohur të laureatit të çmimit Nobel, Eli Wiesel, shihet i mbijetuari Furst pas çlirimit të kampit Bukenvald. Ai mendonte se të gjithë familjarët e tij ishin vrarë. Para se të ndaheshin, babai e tij e kishte udhëzuar që në rast se mbijetonte, të shkonte në një adresë në Bratisllavë dhe pikërisht aty, pak muaj pas çlirimit, familja katër anëtarëshe u ribashkua. Pjesa tjetër e familjes – gjyshërit, hallat, xhaxhallarët ishin vranë të gjithë. Më vonë ai u zhvendos në Izrael, ku u martua dhe ka një vajzë si dhe katër nipër e mbesa. 92 vjeçari Furst u kthye në Aushvic për të shënuar 80 vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes.

“Holokausti ynë nisi më 1938, kur isha gjashtë vjeç. Nga mosha nëntë vjeçare deri në moshën 12 vjeçare, kam qenë në katër kampe përqëndrimi. Pra, gjithmonë kam jetuar në pasiguri dhe frikë. Ndonjëherë më shumë, ndonjëherë më pak, por unë nuk kisha një jetë normale”, thonë zoti Furst.

Ai së bashku me të mbijetuar të tjerë të Holokaustit shkuan tek i ashtuquajturi ‘Muri i Vdekjes’, ku nazistët ekzekutonin të burgosurit. Forcat naziste gjermane vranë rreth 1.1 milion njerëz në kampin e Aushvicit. Shumica e viktimave ishin hebrenj , por gjermanët vranë po ashtu shumë polakë, romë, të burgosur sovjetikë të luftës, homoseksualë dhe të tjerë që ishin në shënjestër për t’u eliminuar sipas ideologjisë racore naziste.

Në total, nazistët vranë 6 milionë hebrenj nga e gjithë Evropa, duke shfarosur dy të tretat e hebrenjve të Evropës dhe një të tretën e të gjithë hebrenjve në mbarë botën. Trupat e Ushtrisë së Kuqe Sovjetike çliruan kampin Aushvic-Birkenau më 27 janar të vitit 1945 dhe kjo ditë është bërë e njohur si ‘Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit’./ VOA

aushvici

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj