Plagosje në Tiranë/ Po pinin alkool në lokal, Eljot Xhafa qëllon me thikë 60-vjeçarin
Plagosja me thikë në Tiranë/ Autori, me precedent të mëparshëm penal (EMRAT) 12 Tetor, 19:46 Pla...
Plagosja me thikë në Tiranë/ Autori, me precedent të mëparshëm penal (EMRAT) 12 Tetor, 19:46 Pla...
Qeveri teknike si e vitit 2017? Berisha: Ai ishte model i dështimit të plotë! Një qeveri teknike me Ramën kryeminist&eu...
Iu gjet në makinë armë dhe tritol/ Zbardhet identiteti i 39-vjeçarit shqiptar të arrestuar në Athinë, ishte...
"Mirënjohje Orban-it për mbështetjen e palëkundur"/ Rama: Nënshkruam dy marrëveshje bashkëpunimi 11 Tetor, 1...
Vera e vitit 2018 ishte koha kur konferencat për media të presidentit të atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi ishin bërë gjëja më e zakonshme.
KOSOVË- Ndryshimi i kufijve përmes shkëmbimit të disa territoreve mes Kosovës dhe Serbisë tani është hedhur larg si temë nga tavolina e bisedimeve, aq sa protagonistët kanë vendosur të flasin më me zë për atë ide. Kjo ide që ishte shndërruar gati në një plan konkret, ishte diskutuar edhe në varrimin e veprimtarit Adem Demaçi, si një çështje pothuajse e kryer. Kjo temë bërë edhe çështje e përplasjeve të brendshme në Kosovë.
Gazeta Express
Vera e vitit 2018 ishte koha kur konferencat për media të presidentit të atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi ishin bërë gjëja më e zakonshme. Në to, Thaçi promovonte idenë e ndryshimit të kufijve me Serbinë përmes ndryshimit të kufijve. Por ai s’e thoshte kaq qartë. Publikisht vendosi të shkonte vetëm deri aty, sa të kërkonte që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkoheshin Kosovës.
Tani kur kjo ide ka vdekur, me gjasë përfundimisht, disa nga protagonistët kanë zgjedhur të flasin më tepër për prapaskenat. Se sa e rëndësishme ishte bërë ajo ide në verën e vitit 2018, tregoi së fundmi edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Ai, atëherë si shef i shtetit shqiptar kishte ardhur në Prishtinë për varrimin e veprimtarit politik, Adem Demaçi. Në ditën e varrimit të Demaçit, më 28 korrik, ishte njoftuar për këtë ide nga gazetari Baton Haxhiu.
Haxhiu tha se atë ditë e kishte “informuar saktësisht” Metën për korrigjimin e kufijve për shkak se, siç tha, kishte “sinqeritet miqësor me Ilirin për një kohë të gjatë”.
“Po pse ça i bëra unë sinqeritetit tënd?”, pyeti Meta. “Çfarë i ke bërë? E bëre rrëmujë”, ia ktheu Haxhiu.
“Unë kam bërë rrëmujë? Pse? Por e vërteta është kështu. T’i themi gjërat me etikë dhe me kujdes, për hir të së vërtetës, se ka edhe Zot lart, Baton. Të lutem. Për hir të së vërtetës, atë ditë, pasi kemi përcjellë të ndjerin Adem Demaçi, kemi qëndru në një ambient diku dhe kemi folë me njëri-tjetrin, edhe me personalitete tjera. Dhe Batoni me një anë më ka thënë se ekziston një ide. Është e kryeme bile më ke thënë”, tha Meta.
Haxhiu tha se ish-presidenti “po e thjeshtëson shumë”.
“Ne kemi qenë në një takim, i cili u hap, le të themi, kalimthi, dhe mund ta themi, ka qenë Z. Ramush Haradinaj, Z. Hashim Thaçi”.
Më pas ndërhyu Meta: “Ne kemi bërë bisedë më vete bashkë, me një koleg tonin të përbashkët veç e veç, nuk kemi bërë bisedë në grup për këtë. Dhe të dyve ju kam thënë: ju lutem, këtë çështjen e ndryshimit të kufijve nuk e besoj që e mbështet Amerika, që e mbështet Gjermania, nuk duhet të nxitohemi”.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, kishte vazhduar me këtë ide. Konferencat e shpeshta për media ku thoshte se ajo ide “nuk nënkupton ndarje të Kosovës”. Edhe pse Thaçi nuk ishte kurrë shumë i drejtpërdrejtë në lidhje me këtë ide, retorika e tij u zbut disi pas kundërshtimit të ashpër nga kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj.
“Kjo nënkupton jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim territori, dhe jo autonomi për serbët, por korrigjim të kufirit dhe njohje e anëtarësim të Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë. Synimi im nuk është ndryshim i kufijve është korrigjim i tyre. Kemi diku 400 kilometra kufi, që duhet të ndodhë si demarkim mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, shprehej Thaçi në njërën nga këto konferencat.
Haradinaj në anën tjetër, theksonte se kjo do të sillte luftë të re.
“Luftërat kanë qenë tragjike në të kaluarën dhe realiteti i sotëm është krejt rezultat i atyre epilogëve të atyre luftërave. Ne duhet të konsolidojmë të arriturat tona, pra Shqipëria, Kosova e kudo që jemi shqiptar, por hapja e temës së kufijve është e papranuar për mua. Ajo është një retorikë politike. Beogradi bën një retorikë, Prishtina bën. Është një kundër retorikë, kundërpërgjigje. Në fund kufijtë ju e dini nuk lëvizin me fjalë”, thoshte Haradinaj në një rast.
Përmbytet miniera e hekurit në Kinë KINË- Autoritetet kineze thanë të shtunën se 14 persona kishin vdekur dhe nj&eu...
Foto ilustruese BALLKAN- Gjatë përpjekjes për të hyrë në BE përmes vendeve të Ballkanit, migrantët minoren&eum...
Nancy Pelosi ARMENI- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka nderuar viktimat armene të masakrav...
mbreteresha Elizabeth dhe princ George BRITANI- Çiftit mbretëror të Uellsit iu kërkua nga këshilltarët e lartë të...
Mbreteresha Elisabeth II BRITANI- Në orën 10:44 të mëngjesit me orën lokale, arkivoli i Mbretëreshës Elisabeth II d...
Flamuri i Krenarisë së Ylberit valëvitet nga shtylla e flamurit në Kapitolin e shtetit në Sacramento, Kaliforni SHBA- Një...
aksident ne Kine KINË- Një autobus është përmbysur në një autostradë të shpejtë në Kinën jugper...
Putin BRITANI- Vladimir Putin "po dështon në të gjitha objektivat e tij strategjike ushtarake" dhe "problemet e tij po shtohen", tha kreu i ...
lufta ne ukraine UKRAINË- Përveç Kremlinit, të gjithë e pranojnë se Rusia po përballet me vështirësi pë...
Britani-Rusi RUSI- Rusia ka zgjeruar sulmet e saj në infrastrukturën civile në Ukrainë gjatë javës së kaluar dhe mu...