Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Parlamenti polak, mbajti një minutë heshtje gjatë funeralit të Mikolaj Filiks. Nëna e tij, Magdalena Filiks, deputete e partisë kryesore opozitare të Polonisë, Platforma Qytetare, tha javën e kaluar se ai vdiq në shkurt.
POLONI- Partia në pushtet e Polonisë, Ligj dhe Drejtësi, është vënë nën kritika për vdekjen e djalit 15-vjeçar të një deputete të opozitës, i cili vrau veten pasi një raport nga një radio shtetërore e identifikoi atë si viktimë e një pedofili. Parlamenti polak, mbajti një minutë heshtje gjatë funeralit të Mikolaj Filiks. Nëna e tij, Magdalena Filiks, deputete e partisë kryesore opozitare të Polonisë, Platforma Qytetare, tha javën e kaluar se ai vdiq në shkurt.
Adoleshenti ia mori jetën vetes disa javë pasi një raport mbi pedofilin e dënuar nga Radio Szczecin, pjesë e rrjetit shtetëror Polskie Radio, zbuloi detaje rreth viktimave që bënë të mundur identifikimin e lehtë të Filiksit. Në raportin e saj në dhjetor, radioja zbuloi moshën e të miturve dhe se njëri ishte fëmija i një deputete. Gjithashtu njoftoi se i dënuari, gjyqi i të cilit në 2021 ishte i mbyllur për publikun për të mbrojtur viktimat e tij, është një ish-anëtar i Platformës Qytetare dhe një kandidat për zgjedhje dhe aktivist LGBT.
Historia, e cila u raportua gjerësisht nga media të tjera shtetërore, shkaktoi një bujë në Poloni, me mbështetësit e opozitës që pretenduan se partia nacional-konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS) e orkestroi atë për përfitime politike, dhe ishte të paktën pjesërisht përgjegjëse për vdekjen. PiS, e cila përballet me zgjedhje të pasigurta këtë vit, kontrollon fort mediat polake dhe fushatat kundër të drejtave LGBT. Megjithatë, mbështetësit e tyre sugjeruan se dënimi origjinal për abuzim ishte mbuluar qëllimisht nga Platforma Qytetare. Udhëheqësi i Platformës Qytetare, Donald Tusk, ish-kryeministri polak dhe president i Këshillit Evropian, njoftoi në Twitter premtimin e tij se do të “thirrte PiS të jap përgjegjësi për çdo keqdashje, për të gjitha dëmet njerëzore dhe tragjeditë që shkaktuan gjatë kohës që ishin në pushtet”./REL
Yevgeny Prigozhin RUSI- Nëna e Yevgeny Prigozhin, pronarit të kompanisë ushtarake ruse Wagner Group, u përjashtua të m&...
Ursula von der Leyen KANADA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke iu drejtuar parlamentit të Kanadasë të mart&...
policia BELGJIKË- Policia federale belge njoftoi se ka marrë një email kërcënues për një sulm terrorist që syn...
Jens Stoltenberg SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk pranoi të komentonte mbi informacionet që qarkulloj...
Gazmend Hoxha KOSOVË- Gazmend Hoxha është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ky vendim u mo...
Burg UKRAINË- Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer dhjetëra të burgosur lufte, mes tyre edhe katër gra. Kievi tha se ka siguruar li...
Tesla SHBA- Pas marrjes së dy ankesave se timoni në makinën e modelit Y të Tesla-s mund të shkëputet gjatë vozitjes...
Elon Musk dhe Haraldur Thorleifsson SHBA- Elon Musk ka kërkuar falje pasi u tall publikisht me pasigurinë e një punonjësi të Twitt...
Lindja e Diellit SHBA- NASA ka publikuar një video me imazhe të pabesueshme dhe vërtet magjike të lindjes dhe perëndimit të d...
Policia KORÇË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Korçë pasi u kap duke drejtuar mjetin n&eu...