LIVE UPDATES
Bota

"Çdo hap i Shkupit varet nga përdorimi i emrit kushtetues"

Mitsotakis theksoi, se Demokracia e Re si opozitë votoi kundër Marrëveshjes së Prespës dhe paralajmëroi për problemet të cilat krijohen, por theksoi se tani si Qeveri e respektojnë nënshkrimin grek të marrëveshjes ndërkombëtare, detyruese për vendin

13 Maj 2024, 13:23 Nga B.Z
"Çdo hap i Shkupit varet nga përdorimi i emrit kushtetues"
Kyriakos Mitsotakis

SHKUP - Të paligjshme, të palejueshme dhe provokuese! Kështu e karakterizoi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vendimin e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova që përdori emrin "Maqedonia" gjatë ceremonisë të betimit si presidente. Ai i bëri thirrje presidentes së re "të kthehet në detyrimet ligjore dhe në sjelljet, të cilat dalin nga roli i saj”, por edhe ka porositë se "çdo hap i Shkupit drejt Evropës” mes të tjerash varet edhe nga përdorimi i emrit kushtetues. "Zgjedhja provokuese e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut që ta shkelë tekstin zyrtar të betimit dhe ta quajë vendin me emër të ndryshëm përfaqëson nismë të paligjshme dhe të palejueshme. Akt që e shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë kushtetutën e shtetit të saj. Por edhe minimin e së ardhmes së shtetit”, është shprehur kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis.

Mitsotakis theksoi, se Demokracia e Re si opozitë votoi kundër Marrëveshjes së Prespës dhe paralajmëroi për problemet të cilat krijohen, por theksoi se tani si Qeveri e respektojnë nënshkrimin grek të marrëveshjes ndërkombëtare, detyruese për vendin. "Greqia refuzon mënyra të qeverisjes si këto me të cilat zonja Siljanovska e fillon mandatin e saj. Ne deklarojmë kategorikisht se nuk do të pranojmë gabime të tilla të papranueshme. Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i Shkupit drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i asaj që është rënë dakord. Nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj dhe natyrisht nga shmangia e provokimeve”, theksoi Mitsotakis. 

Radev: Bullgaria nuk pranon deklarata që janë në kundërshtim me marrëveshjet e arritura

Reagime pas betimit të presidentes së re vijnë edhe nga Bullgaria. Në njoftimin e kryeministrit bullgar, Dimitar Gllavçev me rastin e marrjes së detyrë nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkovës, thuhet, se Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që janë në kundërshtim  me Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të mirë dhe Bashkëpunim të vitit 2017, ashtu edhe me marrëveshjet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut . Në të njëjtë linjë është shprehur edhe presidenti bullgar, Rumen Radev. "Bullgaria vazhdimisht dhe qartë e ka shprehur qëndrimin e saj se marrëveshjet duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze. Jemi të bindur se perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut varet tërësisht nga zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat është anëtare, si dhe nga ajo e miratuar nga Këshilli Evropian në korrik 2022.”

MPJ: Orientim i qartë për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut konfirmon orientimin e qartë të vendit në respektimin pa mëdyshje të dispozitave kushtetuese si dhe të të gjitha obligimeve të ndërmarra ndërkombëtarisht, si respektimi i plotë i Marrëveshjes për Partneritet Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë e njohur si Marrëveshja e Prespës.

MPJ bën thirrje për kujdes nga të gjithë aktorët politikë, veçanërisht funksionarët e zgjedhur shtetërorë. "Gjatë shtatë viteve të fundit, dy vendet fqinje kanë zhvilluar një nivel jashtëzakonisht të lartë të dialogut politik, i cili ka rezultuar në një rritje të  bashkëpunimit ekonomik dhe në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive mes qytetarëve. Këto përfitime rezultuan me anëtarësimin e vendit në NATO, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe avancimin e Partneritetit strategjik në Dialog strategjik me SHBA-në. Bëjmë thirrje për kujdes nga të gjithë aktorët politikë, veçanërisht funksionarët e zgjedhur shtetërorë. Ruajtja e kursit euroatlantik të vendit është interes themelor strategjik dhe garantues i sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të vendit”, thekson MPJ-ja.

Kurse ministri aktual i Drejtësisë, Krenar Lloga pretendon se betimi i Siljanovska Davkovës është i pavlefshëm. "Mosrespektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën të pavlefshëm betimin e Siljanovskës”, thotë Lloga dhe shton se në një rast të tillë ose duhet të përsëritet procedura ose pozita e kryetarit të shtetit të merret nga kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski. Politikai Arbër Ademi nga BDI-ja veprimin e presidentes e ka vlerësuar si shkelje kushtetuese./ DW

shkup mitsotakis

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj