Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ngjarja lidhet me momentin kur Trump, gjatë një deklarate publike, ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, duke thënë se kishte ndihmuar në ndërprerjen e luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Episodi u bë menjëherë viral, ndërsa kryeministri Rama reagoi me humor ndaj lapsusit të ish-presidentit amerikan.
IZRAEL- Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të “sqarohet” me homologun e tij francez Emmanuel Macron, lidhur me një episod të bujshëm ku ishte përfshirë edhe kryeministri Edi Rama. Ngjarja lidhet me momentin kur Trump, gjatë një deklarate publike, ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, duke thënë se kishte ndihmuar në ndërprerjen e luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Episodi u bë menjëherë viral, ndërsa kryeministri Rama reagoi me humor ndaj lapsusit të ish-presidentit amerikan.
Sipas Daily Mail, gjatë samitit për Gazën që u mbajt dje në Egjipt, disa ekspertë të leximit të buzëve pretendojnë se kanë zbërthyer bisedën mes Trump dhe Macron, ku dy liderët kanë folur pikërisht për këtë ngatërresë. Nuk dihet saktësisht se çfarë është thënë mes tyre, por raportimet sugjerojnë se Trump është përpjekur të sqarojë situatën dhe t’i japë fund keqkuptimeve që pasuan deklaratën e tij.
Analiza e një lexuese buzësh, Nicola Hickling, e cituar nga Daily Mail, pretendon se biseda ishte më shumë se një përshëndetje formale.
DIALOGU:
Trump: Gëzohem shumë që të shoh! Pra ti je dakord?
Macron kthen kokën nga ana tjetër dhe i jep një përgjigje që nuk mund të lexohet.
Trump: Je i sinqertë?
Macron: Sigurisht.
Presidenti amerikan më pas i shtrëngoi fort dorën Macron-it përpara se të përgjigjej: Në rregull, tani dua të di pse më lëndove. E di tashmë. Po bëj paqe. Hajde tani. Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët
Macron: E kuptoj. Do ta shohim këtë.
Trump: Do ta shohësh çfarë do të ndodhë. Do të shihemi pas pak.
Momenti tallës nga ana e kryeministrit Edi Rama ndaj presidentit Donald Trump mori vëmendjen e botës. Pak para mbledhjes së Komitetit Politik Evropian Rama bashkë me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentit azer Ilham Aliyev u filmuan duke ironizuar Trumpin-in në lidhje me lapsusin që ai bëri për luftën Azerbaxhan-Armeni. Teksa po qëndronin të tre, Rama i kërkoi Macron që tu kërkonte falje atij dhe Aliyev se përse nuk i ka përgëzuar për përfundimin e luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Më pas edhe mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë ironisë së Ramës./Dosja.al
Meloni-Trump IZRAEL- Një skenë e papritur u zhvillua në samitin e Gazës në Sharm el-Sheikh kur Presidenti i Shteteve të Bashk...
Trump-Zelenskyy SHBA- Donald Trump konfirmoi të hënën se do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Ze...
Erdogan-Meloni IZRAEL- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri një deklaratë me humor në margjinat e një samiti për paqen ...
Foto ilustruese IZRAEL- Pengu izraelit Evyatar David, i cili tronditi botën gushtin e kaluar kur u shfaq në video duke gërmuar varrin e...
Foto ilustruese UKRAINË- Në ditët e para të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, vendl...
Donald Trump IZRAEL- Gjatë samitit të Lindjes së Mesme, kryeministri kanadez Mark Carney e korrigjoi me humor Presidentin Donald Trump, pasi...
Andry Rajoelina AFRIKË- Kreu i opozitës Siteny Randrianasoloniaiko dhe disa zyrtarë të tjerë kanë njoftuar se Presi...
foto ilustruese SHBA- NATO ka nisur manovrat vjetore për të praktikuar mbrojtjen e territorit të aleancës me armë bërthamore...
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu IZRAEL- Donald Trump mbërriti në Izrael vetëm pak minuta pasi u lirua i pari nga 20 peng...
Foto ilustruse EGJIPT - Presidenti Donald Trump ka firmosur marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Palestinës në Egjipt. Trump vlerësoi ...