LIVE UPDATES
Bota

Do të jetë mbretëresha e parë pas 150 vitesh/ Kush është princesha Leonor, bukuroshja që ka rrëmbyer zemrat e spanjollëve?

Rreth një muaj më parë, në ditëlindjen e saj, ajo u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës së Spanjës, duke u ngjitur në skenën e Parlamentit të Madridit dhe përballë prindërve të saj të emocionuar.

6 Dhjetor 2023, 12:20 Nga r.ll
Do të jetë mbretëresha e parë pas 150 vitesh/ Kush
princesha leonor

SPANJË- Princesha Leonor ka mbushur tani 18 vjeç dhe gati, edhe me ligj të qëndrojë si zëvendësuese e babait të saj, mbretit Felipe të Spanjës. Leonor nga nëna e saj trashëgoi sharmin e saj aristokratik, ndërsa nga babai, mirësinë dhe përkushtimin e tij ndaj kurorës mbretërore. 

Rreth një muaj më parë, në ditëlindjen e saj, ajo u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës së Spanjës, duke u ngjitur në skenën e Parlamentit të Madridit dhe përballë prindërve të saj të emocionuar. Në një ceremoni modeste dhe formale që padyshim është larg ditëlindjeve të zakonshme të një adoleshenti mesatar europian që kalon në botën e të rriturve.

“Në këtë ditë shumë të rëndësishme”, deklaroi ajo gjatë fjalës së saj duke iu drejtuar qytetarëve spanjollë, “ju kërkoj të më besoni mua, pasi gjithë besimin tim e kam vendosur tek e ardhmja jonë, tek e ardhmja e Spanjës”.

Kur Leonor të ngjitet në fronin spanjoll, ajo do të jetë mbretëresha e parë e vendit në 150 vjet. Kjo nuk është hera e parë që Princesha Leonor del në publik, përballë një turme, duke mbajtur një fjalim. Tashmë rrethet mbretërore të pallatit spanjoll e kishin përgatitur për këtë moment, që në moshën 14-vjeçare kur ajo iu drejtua audiencës së "Çmimit të Princeshës së Asturias" një ceremoni speciale kushtuar çmimeve të artistëve që shkëlqyen, ku më pas media spanjolle shpiku termi “Leonormani”.

Gjithashtu edhe në moshën 15-vjeçare, sërish në ditëlindjen e saj dhe duke iu drejtuar për herë të parë popullit të saj, ajo deklaroi:

“Nëse ka diçka që motra ime Sophia dhe unë kemi mësuar, është një ndjenjë përgjegjësie. Prindërit tanë gjithmonë na e kanë mësuar këtë. Dhe mendoj se edhe të rinjtë e brezit tim e dinë këtë. Një ndjenjë përgjegjësie që vjen duke mos harruar kurrë njerëzit që na rrethojnë, ata që na duan dhe ata që duam”.  Që atëherë, ajo ka folur disa herë në publik, herë në anglisht dhe herë në spanjisht dhe katalanisht.

Por kush është princesha e re bukuroshe që ka rrëmbyer zemrat e spanjollëve dhe që lentet e fotoreporterëve e adhurojnë?

Ajo ka lindur më 31 tetor 2005. Leonor ndoqi protokollin joformal mbretëror të edukimit të anëtarëve të familjes mbretërore, që në vitet e para në shkollë, ajo shkoi në një kopsht fëmijësh për anëtarët e gardës mbretërore spanjoll. Më vonë nisi studimet, në të njëjtën shkollë private në Madrid ku shkoi edhe babai i saj, Felipe.

Si pjesë e edukimit të saj akademik, ajo mori edhe kurse si Tai Chi dhe "Hyrje në letërsinë tibetiane". Shoqëria e saj flet për një vajzë me një sens humori të pafund, ndërsa mësuesit flasin për një studente me pasion për të mësuar dhe eksploruar perspektivat e saj, por edhe për një kuptim të thellë të njerëzve që e rrethojnë.

Këtë gusht, ajo u regjistrua në Akademinë e Përgjithshme Ushtarake të Zaragozës, ku filloi stërvitjen e saj trevjeçare, dhe një ditë do të pasojë të atin si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Endrrat e saj nuk kufizohen me kaq, pasi ajo është shprehur se dëshiron të vazhdojë studimet, duke ndjekur degën e drejtësisë.

Në shtator, Shtëpia Mbretërore ndau një foto të saj nga brenda Akademisë, në të cilën ajo pozon për kamerën, e veshur me një kostum të plotë së bashku me kolegët e saj studentë. Një muaj më vonë, ajo hoqi rrobat e saj ushtarake për një natë dhe u prezantua në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Princesha e Asturias", ku nderoi aktoren fituese të Oskarit Meryl Streep. Pak muaj më parë u përfol se ajo ishte e lidhur në mënyrë romantike me futbollistin 19-vjeçar të Barcelonës, Pablo Martín Páez Gavira, por këto rezultuan të pabaza.

princesha leonor e spanjes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj