LIVE UPDATES
Bota

“Do të ketë sanksione, por ata janë të zotë për shmangie!" Lufta në Ukrainë/ Trump: I dërguari i posaçëm mund të udhëtojë për në Rusi javën e ardhshme

Trump më herët kishte deklaruar se Witkoff do të shkonte në Moskë pas vizitës që realizoi javën e kaluar në Izrael, por nuk kishte treguar detaje specifike për itinerarin e kësaj vizite.

4 Gusht 2025, 08:02 Nga M.B
“Do të ketë sanksione, por ata janë të zotë
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff mund të udhëtojë për në Rusi më 6 ose 7 gusht ditët e fundit të afatit të ri që ai i ka vendosur Rusisë për të ndërmarrë hapa drejt përfundimit të luftës në Ukrainë ose të përballet me sanksione. Trump më herët kishte deklaruar se Witkoff do të shkonte në Moskë pas vizitës që realizoi javën e kaluar në Izrael, por nuk kishte treguar detaje specifike për itinerarin e kësaj vizite. Duke folur për gazetarët më 3 gusht, Trump sërish paralajmëroi se do të vendosë sanksione nëse Moska nuk pajtohet lidhur me një armëpushim për luftën në Ukrainë deri më 8 gusht.

“Do të ketë sanksione, por ata duket se janë të zotë për shmangien e tyre”, tha Trump. “Janë të shkathët dhe dinë t’i shmangin mirë sanksionet, ndaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Tarifat dytësore me gjasë do të shënjestrojnë Kinën dhe Indinë, dy blerëset më të mëdha të naftës ruse. Kievi dhe Moska kanë vazhduar sulmet e ndërsjella ajrore para se të skadojë afati i vendosur nga Trumpi. Trump i ka bërë presion presidentit rus, Vladimir Putin, që të pranojë një marrëveshje armëpushimi dhe t’i japë fund luftës, e cila tani ka hyrë në vitin e saj të katërt.

Më 14 korrik, Trump tha se Putin kishte 50 ditë kohë për të ndalur luftën, në të kundërtën Rusia do të përballej me tarifa të ashpra që do të kishin për shënjestër naftën dhe eksportet e tjera. Më vonë, ai e shkurtoi afatin deri më 8 gusht. Shkurtimi i afatit përkoi me një javë vdekjeprurëse për civilët në Ukrainë, përfshirë sulmin e 31 korrikut në Kiev, në të cilin u përdorën mbi 300 dronë që vranë të paktën 31 persona. Forcat ukrainase po ashtu kanë intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës ruse.

Përshkallëzimi i sulmeve dhe afati që po afron për një marrëveshje armëpushimi vijnë në të njëjtën kohë kur Trump deklaroi më 1 gusht se kishte dislokuar nëndetëse bërthamore në “rajone të përshtatshme”. Trump tha se vendosi që të ripoziciononte nëndetëset bërthamore “më afër Rusisë” për shkak të “deklaratave jashtëzakonisht provokuese” të bëra nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

Presidenti amerikan nuk specifikoi nëse bëhej fjalë për nëndetëse të pajisura me armë bërthamore apo vetëm nëndetëse që operojnë me energji bërthamore. I pyetur më vonë nga gazetarët se pse kishte urdhëruar lëvizjen e nëndetëseve, Trump tha se “u bë një kërcënim nga ish-presidenti i Rusisë, dhe ne do t’i mbrojmë njerëzit tanë”.

Medvedev, i cili tani mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, e ka akuzuar Uashingtonin për “lojë ultimatumesh” pasi Trumpi njoftoi se kishte shkurtuar afatin që Kremlini të pranonte një armëpushim. Medvedev shkroi në rrjetet sociale se “çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka reaguar publikisht ndaj afatit më të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump. Ai ka deklaruar herë pas here se është i interesuar për paqe, por vetëm në kushte që janë krejtësisht të papranueshme për Kievin. Trump së fundi ka thënë se është i zhgënjyer me Putinin, pasi fillimisht ishte treguar më i hapur për kompromis me qëllim që të arrihej një marrëveshje me Moskën. Që atëherë, presidenti amerikan ka deklaruar se beson se Putini nuk po negocion me mirëbesim dhe javën e kaluar i përshkroi sulmet e vazhdueshme ruse ndaj zonave civile si “të neveritshme”./ REL

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj