LIVE UPDATES
Bota

Do të përdoret për dërgimin e ndihmave, përfundon ndërtimi i portit të përkohshëm në Gaza

Operacionet ushtarake të Izraelit kundër Hamasit, që filluan shtatë muaj më parë kanë shkatërruar një pjesë të madhe të shtëpive dhe infrastrukturës në Rripin e Gazës.

8 Maj 2024, 07:28 Nga M.B
Do të përdoret për dërgimin e ndihmave, përfundon
Porti

GAZA- Ushtria amerikane ka përfunduar ndërtimin e skelës lundruese në Gazë, e cila do të përdoret për dërgimin e ndihmave për civilët palestinezë, por kushtet e motit po e bëjnë të pasigurt zhvendosjen e objektit me dy pjesë në vendin e duhur, tha Pentagoni të martën. Porti i përkohshëm, të cilin ushtria amerikane filloi ta ndërtonte muajin e kaluar dhe e cila do të kushtojë të paktën 320 milionë dollarë, synon të rrisë dërgesat e ndihmave humanitare për civilët e zhvendosur në Rripin e Gazës. Operacionet ushtarake të Izraelit kundër Hamasit, që filluan shtatë muaj më parë kanë shkatërruar një pjesë të madhe të shtëpive dhe infrastrukturës në Rripin e Gazës.

"Që nga sot, ndërtimi i dy pjesëve të skelës lundruese JLOTS dhe skelës Trident, ka përfunduar dhe tani jemi në pritje të dislokimit të tyre në det", tha për gazetarët zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh.

"Sot parashikohen erëra të forta dhe valë të larta deti, duke e bërë të pasigurt lëvizjen e komponentëve të portit të përkohshëm. Kështu që seksionet e skelës dhe anijet ushtarake të përfshira në ndërtimin e tyre janë ende të pozicionuara në portin e Ashdodit në Izrael", tha zëdhënësja Singh.

Komanda Qendrore amerikane "është në gjendje gatishmërie për të zhvendosur skelën në pozicion e saj në të ardhmen e afërt", shtoi ajo.

Anijet dhe skela në ndërtim e sipër u zhvendosën në port për shkak të motit të keq javën e kaluar. Pas përmirësimit të motit, porti i përkohshëm do të ankorohet në bregun e Gazës nga ushtarët izraelitë, duke i mbajtur trupat amerikane larg territorit të Rripit të Gazës. Ndihma do të transportohet më pas nëpërmjet anijeve tregtare në një platformë lundruese në brigjet e Gazës, ku do të transferohet në anije më të vogla, të cilat më pas do të ankorohen në skelën lundruese dhe në fund ndihmat do të shpërndahen nga porti me kamion.

Planet për skelën u njoftuan për herë të parë nga Presidenti amerikan Joe Biden në fillim të marsit pasi Izraeli ndaloi dërgesat e ndihmave nga toka. Trupat dhe anijet e ushtrisë amerikane u nisën më pas drejt Mesdheut për të filluar ndërtimin e portit të përkohshëm. Rreth dy muaj më vonë, situata humanitare në Rripin e Gazës mbetet e rëndë. OKB-ja tha të martën se Izraeli i kishte mohuar hyrjen në vendkalimin kufitar në Rafah, pika kyçe e hyrjes për ndihmat humanitare në Rripin e Gazës./ VOA

gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj