Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ishiba lavdëroi Presidentin amerikan, duke thënë se ai ishte frymëzuar nga shpirti i patrembur i zotit Trump për të fituar zgjedhjet dhe për të përmbushur misionin e tij, madje edhe pas një atentati. Ata njoftuan fillimin e një "epokë të re të artë" në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë.
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri japonez Shigeru Ishiba u takuan në Shtëpinë e Bardhë të premten, duke shpallur një "epokë të re të artë" në marrëdhëniet SHBA-Japoni. Vizita vjen mes vendimeve të hershme të politikës së jashtme të Presidentit Trump që kanë tronditur aleatët dhe kundërshtarët.
Shumë japonezë ishin të shqetësuar për vizitën e kryeministrit Shigeru Ishiba të premten në Shtëpinë e Bardhë. Por, ai duket se arriti të ndërtonte raporte të mira me Presidentin Donald Trump.
Zoti Ishiba lavdëroi Presidentin amerikan, duke thënë se ai ishte frymëzuar nga shpirti i patrembur i zotit Trump për të fituar zgjedhjet dhe për të përmbushur misionin e tij, madje edhe pas një atentati.
"Ju do të zbatoni nismën tuaj për ta bërë Amerikën sërish Madhështore. Dhe gjithashtu do të dyfishoni përpjekjet tuaja për të sjellë paqe në botë. Për këtë arsye Zoti ju ka shpëtuar", tha kryeministri japonez.
Ata njoftuan fillimin e një "epokë të re të artë" në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. Vizita e zotit Ishiba vjen mes lëvizjeve të hershme të Presidentit Trump në politikën e jashtme, që kanë përshkallëzuar trysninë jo vetëm ndaj kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara, por edhe ndaj aleatëve dhe partnerëve të saj. Të premten Presidenti Trump kërcënoi sërish me tarifa të ndërsjella.
“Ne do vendosim tarifa reciproke ndaj çdo vendi që na detyron të paguajmë tarifa kaq të larta”, tha ai.
Zoti Ishiba nuk pranoi të thoshte nëse vendi i tij do të hakmerrej.
Një tjetër çështje e debatueshme mes dy vendeve është oferta e kompanisë japoneze të prodhimit të çelikut “Nippon Steel” për blerjen e kompanisë amerikane nga Pitsburgu, “U.S. Steel” për 15 miliardë dollarë. Ish Presidenti Joe Biden e bllokoi marrëveshjen në javët e fundit të mandatit të tij, duke përmendur shqetësimet mbi ndikimin që kjo mund të kishte në sigurinë kombëtare. Të premten, Presidenti Trump ishte i hapur për negociata.
“Ata do të shqyrtojnë mundësinë e një investimi në vend të blerjes së kompanisë amerikane. Nuk na pëlqeu ideja. “US Steel” është një kompani shumë e rëndësishme për ne”, tha Presidenti Trump.
Japonia ra dakord të rrisë investimet në sektorët kryesorë të Shteteve të Bashkuara, si dhe të blejë më shumë gaz natyror të lëngshëm amerikan, pika të rëndësishme të agjendës së zotit Trump.
"Ata janë në gjendje të përdorin avantazhin e tyre në një mënyrë shumë strategjike dhe njëkohësisht të përpiqen të bëjnë gjëra që janë në interesin e Presidentit Trump, si mbetja e forcave amerikane në Japoni dhe vazhdimi i angazhimit amerikan në Indo-Paqësor", thotë eksperti Jeffrey Hornung nga korporata Rand.
Në fushën e sigurisë, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia pritet të vazhdojnë bashkëpunimin për frenimin e kërcënimit bërthamor nga Koreja e Veriut dhe agresionin e Kinës në ngushticën e Tajvanit, Detin e Kinës Jugore dhe Detin e Kinës Lindore.
Marrëveshjet aktuale në fushën e mbrojtjes mes Uashingtonit dhe Tokios, duke përfshirë angazhimet trepalëshe me aleatë të tjerë si Koreja e Jugut dhe Filipinet, pritet të vazhdojnë./VOA
Foto ilustruese SHBA- The Washington Post, CNN, The Hill dhe The War Zone do të humbasin hapësirat e tyre të punës në Pentago...
Foto ilustruese SHBA- Një gjykatës federal bllokoi Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, të drejtuar nga sipërmarrës...
pengjet izraelite IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nuk do ta harrojë imazhin e tre pengjeve izraelitë të dob&eum...
Foto ilustruese ESTONI- Tri shtetet e Baltikut më 8 shkurt shkëputen nga rrjeti i energjisë elektrike të Rusisë dhe i bashkohen rr...
Foto ilustruese SHBA- Sa larg do të shkojë Donald Trump për të hequr qafe emigrantët e paligjshëm? Është ndër ...
Emmanuel Macron dhe Rexhep Tahip Erdogan SHBA- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tahip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike dje me presidentin...
Donald Trump dhe Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai po revokon aksesin e ish-presidenti Joe Biden për informacionet e kl...
fotot ilustruese IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë vendosur të lirojnë 183 të burgosur palestinezë brenda ditë...
Foto ilustruese ANGLI- Aftësia e një personi për t'u fokusuar në detyrat e përditshme ndikohet nga ekspozimi afatshkurtër nda...
Automjetet e djegura SHBA- Kompania amerikane e sigurimeve Allstate Insurance njoftoi se do të paguajë 1.1 miliardë dollarë (1.65 milia...