Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në fjalimin e tij për mediat, Dodik tha gjithashtu se është e mundur që “Republika Sërpska të thërrasë një referendum për çështje të rëndësishme” deri në fund të vitit.
Presidenti i entitetit Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Millorad Dodik, ka thënë se Asambleja Kombëtare e entitetit që ai kryeson nuk do t’i pranojë vendimet e marra nga, siç thotë Dodik, “përfaqësuesi i lartë i rremë” Christian Schmidt. Kjo deklaratë e Dodikut vjen një ditë pasi përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Schmidt, anuloi dy vendime anti-Dejton të asamblesë së entitetit të Republikës Sërpska, lidhur me mospublikimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Ne nuk do të pranojmë asnjë vendim që ai [Schmidt] ka marrë. Nëse Zyra e Prokurorit dhe Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës veprojnë sipas vendimeve të tij, ne do ta miratojmë një ligj në Republikën Sërpska që refuzon atë Zyrë Prokurorie dhe Gjykatë”, tha Dodik, udhëheqësi pro-rus i serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe presidenti i Aleancës qeverisëse të Social Demokratëve të Pavarur në Republikën Sërpska (SNSD).
Në fjalimin e tij për mediat, Dodik tha gjithashtu se është e mundur që “Republika Sërpska të thërrasë një referendum për çështje të rëndësishme” deri në fund të vitit. Në ushtrimin e tij të fundit të kompetencave të Bonit, Schmidt ndryshoi edhe dispozitat e Kodit Penal të Bosnje dhe Hercegovinës, duke e zgjeruar atë në mënyrë që veprimet që cenojnë rendin kushtetues të trajtohen si vepër penale, njëjtë si mosbindja ndaj vendimeve të Përfaqësueses së Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Zyrtarët e Republikës Sërpska të udhëhequr nga Dodiku kundërshtojnë legjitimitetin e përfaqësuesit të Lartë sepse emërimi i tij zyrtar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u kundërshtua nga Kina dhe Rusia. Dodik tha se ishte një “sulm i sinkronizuar, i poshtër, i projektuar ndaj Republikës Sërpska dhe Serbisë me qëllim të përmbysjes së autoriteteve në Republikën Sërpska dhe Serbi”.
“Në këtë moment ka një sulm të sinkronizuar ndaj meje si president i Republikës Sërpska dhe Vuçiçit si president i Serbisë”, tha Dodik, pa shpjeguar pse vendimet e përfaqësuesit të Lartë janë “goditje për Serbinë dhe Vuçiçin”, pasi që ato janë të vlefshme dhe të zbatueshme ekskluzivisht në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës.
Dodik tha gjithashtu se ai beson në “unitetin e Republikës Sërpska dhe Serbisë” dhe theksoi se ka ardhur koha që Serbia dhe Republika Sërpska ta kenë një politikë të unifikuar për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore serbe. Ai deklaroi se do t’i shpallë të vlefshme ligjet që ka anuluar Schmidt dhe do ta fillojë procedurën e mospranimit të juridiksionit të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Prokurorisë së Bosnje dhe Hercegovinës dhe Agjencisë për Hetime dhe Mbrojtje në territorin e entitetit të Republikës Sërpska.
Ai theksoi edhe një herë besimin anti-Dejton se Republika Sërpska do të jetë e pavarur një ditë./REL
protesta FRANCË- Pas natës së pestë të trazirave në të gjithë Francën, gjyshja e 17-vjeçarit t&eum...
Bujar Osmani dhe ambasadorët MAQEDONIA E VERIUT- Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, ministri ...
foto ilustruese UKRAINË- Rusia ndërmori një sulm me dronë në Kiev dhe rajonin përreth, njoftuan autoritetet ukrainase. S...
Foto ilustruese Kompania e energjisë Shell po vazhdon ta tregtojë gazin rus, më shumë se një vit pasi u zotua se do të të...
Volodymyr Zelenskyy UKARINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se tentativa për grusht shteti e Yevgeny Prigozhin në Rusi, j...
Joe Biden SHBA- Zyrtarët amerikanë dhe meksikanë po diskutojnë për një program të ri amerikan për refugjat&eum...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat teksa...
Avionët e Forcave Ajrore Kolumbiane KOLUMBI- Dy avionë të Forcave Ajrore të vendit u rrëzuan gjatë stërvitjeve pasi...
Mbreti Zulu AFRIKA E JUGUT- Mbreti Zulu i Afrikës së Jugut Misuzulu kaZwelithini po trajtohet në spital për helmim të dyshuar, ka ...
foto ilustruese RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se Rusia ka anuluar shfaqjen e saj ajrore ndë...