Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Administrata Trump ka qenë duke peshuar opsione të lidhura me Venezuelën për të luftuar atë që e ka paraqitur si rolin e Nicolas Maduros në furnizimin me droga të paligjshme që kanë vrarë amerikanë.
SHBA- Shtetet e Bashkuara “shumë shpejt” do të ndërmarrin veprime tokësore ndaj trafikantëve të dyshuar të drogës nga Venezuela, tha presidenti amerikan, Donald Trump.
“Ndoshta e keni vërejtur se njerëzit nuk po duan që të dërgojnë dërgesa përmes detit dhe ne do të nisim që t’i ndalim ata nga toka po ashtu. Toka është më e lehtë, por ne do të nisim shumë shpejt”, tha Trump teksa po fliste përmes video-lidhjes me anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan të enjten.
Ende nuk ka një reagim nga Venezuela për këtë njoftim të udhëheqësit amerikan. Administrata Trump ka qenë duke peshuar opsione të lidhura me Venezuelën për të luftuar atë që e ka paraqitur si rolin e Nicolas Maduros në furnizimin me droga të paligjshme që kanë vrarë amerikanë. Maduro ka mohuar se ka ndonjë lidhje me trafikun e paligjshëm të drogës.
Forcat amerikane në rajon deri tani janë përqendruar në operacione kundër narkotikëve, edhe pse fuqia e grumbulluar ushtarake është shumë më e madhe se ajo që nevojitet për këto operacione. Trupat amerikane kanë kryer të paktën 21 sulme ndaj anijeve të dyshuara për trafikim të drogës në Karaibe dhe në Oqeanin Paqësor që nga shtatori, duke vrarë të paktën 83 persona.
Raportimet për një veprim të ri janë shtuar javët e fundit, pasi ushtria amerikane dislokoi trupa në Karaibeve në kohën e përkeqësimit të raporteve mes SHBA-së dhe Venezuelës./ REL
Foto ilustruese Përpjekja për kalim të paligjshëm nëpër rrugët e Maqedonisë së Veriut, javën e kaluar, p&...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se administrata e tij do të ndalojë migracionin nga të gjitha vendet...
Foto ilustruese Koalicioni qeverisës në Gjermani gjendet para sfidave të shumta: Pensionet, ngrohja, motorët me djegie dhe shumë s...
Foto ilustruese HONG KONG- Numri i viktimave nga zjarri më i madh në dekada në Hong Kong ka arritur në 128, ndërsa autoritetet njo...
Foto nga vendngjarja Numri i viktimave nga zjarri më i madh në dekada në Hong Kong ka arritur në të paktën 94, teksa autorite...
Sarah Beckstrom SHBA- Sarah Beckstrom, anëtarja 20-vjeçare e Gardës Kombëtare, e cila mbeti e plagosur nga të shtënat n&eum...
Foto ilustruese RUSI- Rusia deklaroi të mërkurën se publikimi i një regjistrimi të një telefonate midis këshilltarë...
RUSI- Një rrjedhje shpërthyese informacioni që implikon negociatorin kryesor amerikan Steve Witkoff në marrëveshje të dyshimta m...
Foto ilustruese SHBA- Më 25 nëntor, Bloomberg publikoi një raport shpërthyes që përmbante transkripte të dy te...
JORDANI- Jordania i ka kërkuar Rusisë ta ndalë rekrutimin e qytetarëve të saj në Forcat e Armatosura Ruse, pasi dy shtetas jorda...