LIVE UPDATES
Bota

Dorëheqja e Liz Truss, DW: Tërmet politik në Britaninë e Madhe

Koha më e shkurtër deri më sot në post: Pas gati gjashtë javësh kryeministrja britanike Liz Truss dha dorëheqjen. Kaosit, që shkaktoi plani i saj i gabuar ekonomik nuk mund t'i bëhej më ballë.

21 Tetor 2022, 08:20 Nga I.A
Dorëheqja e Liz Truss, DW: Tërmet politik në Britaninë e
Liz Truss

ANGLI- Pasdite (20.10) në Londër qarkulloi lajmi, se Graham Brady vizitoi kryeministren. Kryetari i grupit parlamentar të konservatorëve është përmbaruesi i partisë, që shkon në Downing Street, për t'i komunikuar kryeministrit, se ka humbur besimin e deputetëve. Kështu ndodhi edhe më 2018 me imponimin e dorëheqjes së Theresa May dhe së fundi në verë me Boris Johnson.

Fundi i një mandati të shkurtër

Me gjasë vetë Liz Truss e kishte kërkuar këtë takim, ndoshta për ta bindur atë, që asaj t'i jepej edhe një shans. Por ajo çfarë ai i ka rrëfyer asaj pas dyerve të mbyllura lidhur me atmosferën në grupin parlamentar, duhet të ketë qenë aq katastrofike, sa Liz Truss vet deklaroi dorëheqjen. "Unë e kuptoj këtë situatë, që nuk mund ta përmbush mandatin, me të cilin jam zgjedhur", tha ajo duke komunikuar dorëheqjen.

Një deputet prej shumë vjetësh të mrëkurën në mbrëmje në dhomën e ulët të parlamentit shprehu indinjatën e tij lidhur me zhvillimet e javëve të fundit: Charles Walker e quajti gjendjen "të pafalshme, të mjerueshme dhe një turp i madh". Ai theksoi gjithashtu, se nga kjo gjendje nuk ka kthim pas. Gjendja e qeverisë është "neveritshme", shtoi Walker, duke thënë se është i revoltuar. Kur ai e përshkruan në këtë mënyrë situatën e grupit parlamentar, është e qartë, përse Truss nuk mund të qendronte më dhe me 44 ditë në detyrë, ajo thyen një rekord në historinë britanike si kryeminstrja më jetëshkurtër në post.

Pikiadë politike

Liz Truss në verë ia doli në garën elektorale brenda partisë, duke u profilizuar si e preferuara e bazës së djathtë të partisë. E keqja nisi, kur ajo donte të vinte në jetë idetë radikale të tregut liberal, me të cilat fitoi postin e kryeministres. Ministri i saj i Financave Kwasi Kwarteng prezantoi buxhetin, që parashikonte ulje taksash për të pasurit dhe njëkohësisht rritjen e shpenzimeve. Liz Truss e quajti këtë një plan për rritjen ekonomike. Por tregjet e financave panë të tronditet stabiliteti financiar i Britanisë së Madhe, paundi ra, Bank of England iu desh të shpëtojë fondet e pensioneve dhe të rriste interesat e hipotekave.

Jehona ndërkombëtare ishte shkatërrimtare, madje presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi, se politika e Liz Truss ishte "një gabim". Kryeministrja u përpoq të bëjë kthesa duke tërhequr një pjesë të planeve.Por të premten e kaluar ajo u detyrua të shkarkojë ministrin e Financave, i cili ka qenë një ndër miqtë më të ngushtë politik të saj dhe në fakt vuri në jetë pikërisht vullnetin politik të saj. Pasues i tij u vendos ish-ministri i Shëndetësisë Jeremy Hunt, i cili brenda 48 orësh i hodhi poshtë planet e Liz Truss. Hunt deklaroi kohë të vështira me një politikë të re kursimesh: Të gjitha uljet e taksave do të tërhiqeshin dhe do të frenoheshin shpenzimet.


Të mërkurën kaosi arriti një tjetër pikë kulmore: Gjatë seancës së pyetjeve në dhomën e ulët Truss deklaroi, se është "një luftëtare, dhe nuk dorëzohet". Pak pas kësaj erdhi lajmi, se Truss shkarkoi edhe ministren e Brendëshme Suella Braverman, e preferuara e krahut të djathtë të Tory-ve. Arsyeja zyrtare ishte një gabim formal, por në fakt kjo kishte të bënte me përpjekjen e kryeministres për të hapur portat për më shumë imigracion, në mënyrë që t'i jepen impulse ekonomisë. Bravermann e pati refuzuar kategorikisht këtë.

Me humbjen e një anëtari të dytë të kabinetit pasoi në mbrëmje një atmosferë jashtë kontrollit në dhomën e ulët. Shpërtheu debati për Fracking, por edhe për një votë mosbesimi të nxitur prej Labour Party. Shumica e deputetëve konservatorë janë rreptësisht kundër Fracking, por ata e ndjenë veten të detyruar të votojnë, për të mos rrëzuar Truss. Mbrëmja përfundoi në britma dhe përplasje – deputetët Tory mbetën të revoltuar. Ky cirk ishte me sa duket fillimi i fundit, që sipas traditës britanike erdhi me një shpejtësi brutale.

Kthim i Boris Johnson?

Deri të premten e javës së ardhëshme konservatorët duan të vendosin, se kush do ta pasojë Liz Truss në post. Në këtë situatë po qarkullojnë fjalët më të pabesueshme, se Boris Johnson mund të futet sërish në garë. Ai është duke u kthyer nga pushimet në Amerikën Qendrore dhe mbështetësit e tij në parti tërheqin vëmendjen, se Johnson është fitues i zgjedhjes, që duhet t‘i nxjerrë Tory-t nga gjendja e mjerueshme ndodhen.

Se deri ku mund të bëhen realitet planet për një kthim të Boris Johnson, i cili në korrik dha dorëheqjn, mbetet e hapur. Por vet fakti që shtrohet si mundësi, flet shumë.

Kandidatë të mundshëm konsiderohen edhe ish-ministri i Financave Rishi Sunak, i cili duket se nuk gjen shumë konsensus, pasi konsiderohet si personi që rrëzoi Boris Johnsonin. Në verë ai vazhdimisht theksonte, se politika financiare e Truss është absurde. Edhe Penny Mordaunt përgatitet për garën, ndërkohë ajo është drejtuese e grupit parlamentar të Tory-ve në dhomën e ulët, por nuk ka përvojë në qeveri. Ministri aktual i Financave Jeremy Hunt ndërkohë ka bërë të qartë, se nuk e do këtë post. Deri tani nuk ka shenja, nëse do të përcaktohet gjatë fundjavës si „kandidat unifikues", që të mund t'i bashkojë Tory-t e përçarë.

Kriteret e përzgjedhjes janë të qarta: Deri të hënën duhet të paraqiten kandidatët, që të sjellin të paktën 100 nënshkrime. Nëse ka më shumë se një kandidat, pason një debat të hënën dhe më pas votimi on-line i anëtarëve të partisë. Konservatorët sërish do të votojnë nga baza e partisë, e cila herën e fundit bëri një zgjedhje shkatërrimtare.

A është koha për zgjedhje të reja?

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon konsideorn se Liz Truss është vetëm një simptomë e një sistemi politik të shkërmoqur. Zgjedhjet e reja do të ishin "një domosdoshmëri demokratike". Udhëheqësi i opozitës Keir Starmer gjen fjalë edhe më të forta: Tani nuk kemi të bëjmë më me një operetë të konservatorëve. Nuk duhet bërë më një eksperiment i tillë, prej nga dëmi i shkaktuar për qytetarët është real në formën e rritjes së çmimeve dhe interesave të hipotekave: "Opinioni britanik duhet të ketë mundësinë të vendosë vet, ne kemi nevojë për zgjedhje të reja."

Konservatorët do të mbrohen me çdo mënyrë prej zgjedhjeve të reja. Aktualisht partia laburiste në opozitë kryeson sondazhet me rreth 30 pikë kundrejt konservatorëve.

Marrë nga DW

liz truss dorehiqet liz truss

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj