Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rrahje, lëndime të rënda trupore, shmangie tatimore, vjedhje energjie, dëmtim i vulave zyrtare, dëmtim i pasurisë së huaj e kanosje, janë disa nga veprat penale për të cilat ishte dënuar ndër vite Dibran Hoxhaj.
KOSOVË- Dibran Hoxhaj, i njohur në të gjithë Kosovën për jetën luksoze, makinat e shtrenjta dhe florinjtë, për Gjykatën e Prizrenit ishte i varfër ekonomikisht. I njohur si Kobra, i riu që është pas hekurave për vrasjen e Visart Cengut më 3 janar rezulton të jetë dënuar për 17 raste, por asnjëherë nuk ka vuajtur dënim me burg. Portali KALLXO.com ka siguruar dosjen e plotë kriminale të Dibran Hoxhajt për 17 rastet në të cilat ishte dënuar.
Nga të gjitha rastet e analizuara rezulton se ndaj Dibran Hoxhajt, Gjyqtarët kanë marrë parasysh në total 48 rrethana lehtësuese, ndërsa vetëm 5 rënduese, të cilat mund të ndikojnë që dënimi të jetë më i ashpër. Disa nga rrethanat lehtësuese ishin: se është student, se ka sjellje korrekte ndaj gjykatës, se ka rënë për herë të parë ndesh me ligjin, se është i varfër ekonomikisht, se është pajtuar me viktimën, se është beqar, se është i papunë, se është provokuar nga viktima, se është penduar, se e ka pranuar fajësinë.
Rrahje, lëndime të rënda trupore, shmangie tatimore, vjedhje energjie, dëmtim i vulave zyrtare, dëmtim i pasurisë së huaj e kanosje, janë disa nga veprat penale për të cilat ishte dënuar ndër vite Dibran Hoxhaj. Mirëpo ndonëse u dënua në 17 raste, të gjitha dënimet ndaj tij ishin me gjoba ose me burg të kushtëzuar. Në 13 nga 17 rastet në të cilat ishte dënuar, gjyqtarët e Prizrenit nuk kishin gjetur asnjë rrethanë rënduese që do të ndikonte që Dibran Hoxhaj të dënohej më ashpër.
Në shkurt të vitit 2021, gjyqtarët e Apelit, Kreshnik Radoniqi, Xhevdet Abazi dhe Afërdita Bytyçi, e konfirmuan dënimin me gjobë prej 6 mijë eurosh ndaj Dibran Hoxhajt për një vepër, e cila sipas ligjit dënohej nga 3 deri në 10 vite burgim. Në këtë rast për lëndim të rëndë trupor, Dibran Hoxhaj u dënua nën minimumin e paraparë ligjor, pra u dënua me vetëm 6 muaj burgim, i cili u konvertua në gjobë prej 6 mijë eurosh, ndonëse minimumi që mund të shqiptohej në këtë rast ishte 3 vite burg.
Dibran Hoxhaj, i njohur si 'Kobra' akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”. Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur.
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se kanë shprehur interesim që të sillen ushtarë shtesë...
demet nga tornado SHBA- Një tornado "jashtëzakonisht e rrezikshme" po shpërthen në Alabama, me banorët që u thuhet të st...
Derek Chollet SERBI- Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se një krizë e mun...
Suedi SUEDI- Shërbimi Suedez i Sigurisë ka përsëritur se Rusia “përfaqëson një kërcënim të madh&rdq...
Kosovë KOSOVË- Më shumë se dy dekada që kur NATO hyri në luftë për të ndalur spastrimin etnik në Kosov&eu...
Robert Hur SHBA- Hetimi i Departamentit të Drejtësisë mbi dokumentet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë dhe ish-zyr&e...
Putin dhe Ebrahim Raisi IRAN- Irani i dha një goditje Vladimir Putinit duke ngadalësuar shpërndarjen e raketave për forcat ruse. Kanali...
Kinë Për pjesën më të madhe të 3 viteve të fundit – 1016 ditë për t&e...
Dinar Nga Lionel Laurent “Bloomberg” Dinari irakian ishte shumë përpara kohës së tij. Shumë vite përp...
Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin RUSI- Philip Ingram, një ish-oficer i inteligjencës, tha këtë pasdite se ka një 'kartë ...