LIVE UPDATES
Bota

Dosja "Epstein"/ Administrata Trump po shqyrton publikimin e intervistës së Ghislaine Maxwell me Departamentin e Drejtësisë

Administrata ka qenë duke transkriptuar dhe dixhitalizuar regjistrimin. Pjesë të transkriptit që mund të zbulojnë detaje të ndjeshme si emrat e viktimave do të duhet gjithashtu të redaktohen.

5 Gusht 2025, 18:32 Nga r.ll
Dosja "Epstein"/ Administrata Trump po shqyrton publikimin e
trump, maxwell, epstein

SHBA- Departamenti i Drejtësisë ka një regjistrim audio të intervistës që zhvilloi me bashkëpunëtoren e Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell, muajin e kaluar, dhe administrata Trump po shqyrton publikimin e një transkripti të intervistës Kështu kanë deklaruar në tre zyrtarë të lartë të administratës për CNN.

Ekzistenca e regjistrimit nuk është raportuar më parë dhe vjen në një kohë kur administrata Trump po përballet me presion për të qenë më transparente me informacionin që ka në lidhje me Epstein. Zyrtarët e administratës po diskutojnë aktualisht nëse do të publikojnë transkriptin e intervistës së Maxwell me Zëvendës Prokurorin e Përgjithshëm Todd Blanche.

Administrata ka qenë duke transkriptuar dhe dixhitalizuar regjistrimin. Pjesë të transkriptit që mund të zbulojnë detaje të ndjeshme si emrat e viktimave do të duhet gjithashtu të redaktohen, tha një nga zyrtarët.

Diskutimet mbi publikimin e mundshëm të transkripteve dhe audios janë ende në vazhdim. Një zyrtar tjetër i tha CNN se, brenda Shtëpisë së Bardhë, një pjesë e bisedës është përqendruar nëse bërja publike e detajeve nga intervista do ta sillte përsëri në sipërfaqe polemikën e Epsteinit, në një kohë kur shumë zyrtarë pranë Presidentit Donald Trump besojnë se historia është shuar kryesisht.

Megjithatë, zyrtarët, shumë prej të cilëve janë frustruar me përhapjen e informacionit në lidhje me rastin Epstein, kanë qenë të etur të marrin kontrollin e narrativës dhe optikës rreth çështjes. Dy nga zyrtarët e administratës thanë se nëse do ta publikonin audion dhe transkriptin, ka të ngjarë që kjo të bëhej shpej. Njëri tha se publikimi mund të bëhet disa javë nga tani, varësisht nga ajo që vendosin zyrtarët më të lartë brenda Krahut Perëndimor dhe Departamentit të Drejtësisë. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Drejtësisë ishin në një mendje për këtë çështje.

Blanche intervistoi Maxwell në zyrën e prokurorit amerikan në Tallahassee, Florida, muajin e kaluar përgjatë një periudhe dy-ditore. Maxwell u dënua në vitin 2022 me 20 vjet burg federal për kryerjen e një skeme shumëvjeçare me Epstein për të ngacmuar dhe abuzuar seksualisht vajza të mitura. Ajo ka vazhduar të apelojë dënimin e saj, përfshirë edhe në Gjykatën Supreme.

Javën e kaluar, Maxwell u transferua nga një burg federal në Florida në një kamp burgu federal me siguri më të ulët në Teksas, një veprim relativisht i pazakontë pasi ata që janë dënuar për krime seksuale pothuajse gjithmonë konsiderohen si një rrezik shumë i lartë për sigurinë publike.

Ndërsa Trump është përballur me presion në rritje nga baza e tij për transparencë, Shtëpia e Bardhë ka thënë vazhdimisht se Departamenti i Drejtësisë duhet të publikojë të gjitha “provat e besueshme” në dosjet e Epstein.

I pyetur në lidhje me takimin e Blanche me Maxwell javën e kaluar, Trump tha përsëri se do të donte të shihte gjithçka në dosjet e publikuara.Presidenti tha se nuk kishte folur me Blanche-n për takimet e tij me Maxwell-in dhe nuk e dinte se kur do të bëhej publik ky informacion.

Pak ditë më parë u raportua se presidenti aktualisht nuk po shqyrton faljen për Maxwell, megjithëse ai e ka lënë derën hapur vazhdimisht për këtë çështje javët e fundit, duke thënë se "i lejohet ta bëjë këtë". Mes kërkesave për më shumë zbulime rreth çështjes, Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve lëshoi të martën gati një duzinë thirrjesh në gjykatë drejtuar Departamentit të Drejtësisë dhe figurave të profilit të lartë demokrate dhe republikane për dosje dhe informacione që lidhen me Epsteinin.

Thirrja në gjyq nga paneli i udhëhequr nga republikanët përbën një shfaqje sfide nga disa republikanë kundër Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, i cili është përpjekur të frenojë përpjekjet e Kongresit për të nxitur publikimin e më shumë informacionit, duke argumentuar në vend të kësaj se administrata e Trump duhet të ketë kohë për të vepruar mbi këtë çështje.

ghislaine maxwell administrata trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj