LIVE UPDATES
Bota

Dosja Epstein/ Fragmenti i ri nga libri i Virginia Giuffre: Një kryeministër i njohur më përdhunoi, ai kënaqej kur unë lutesha për jetën time

Në këtë kapitull, Giuffre përshkruan se si iu lut Epstein të ndërhynte pasi politikani i paidentifikuar e detyroi të lutej për jetën e saj, por ai u përgjigj ftohtësisht se ishte thjesht pjesë e punës së saj.

20 Tetor 2025, 09:43 Nga I.A
Dosja Epstein/ Fragmenti i ri nga libri i Virginia Giuffre: Një
Virginia Giuffre

SHBA- Një fragment i ri në të cilin Virginia Giuffre, gruaja që u abuzua nga Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell para se të kryente vetëvrasje në moshën 41-vjeçare, përshkruan përdhunimin e saj brutal nga një "kryeministër shumë i njohur" është publikuar përpara botimit të librit të saj "Vajza e Askujt". Në këtë kapitull, Giuffre përshkruan se si iu lut Epstein të ndërhynte pasi politikani i paidentifikuar e detyroi të lutej për jetën e saj, por ai u përgjigj ftohtësisht se ishte thjesht pjesë e punës së saj.

"Pasi u trajtova kaq brutalisht dhe pastaj pashë reagimin e pandjeshëm të Epsteinit ndaj tmerrit që ndieja, më duhej ta pranoja se ai thjesht po më lavdëronte që të më mbante si vartëse të tij. Epsteinit i interesonte vetëm Epsteini,"shkruan ajo.

Giuffre shkruan gjithashtu se arsyeja pse ajo nuk e përmendi emrin e "kryeministrit shumë të njohur" ishte nga frika se ai do të "përpiqej ta dëmtonte" nëse ajo do ta publikonte emrin e tij. Siç na kujton New York Post, Giuffre më parë kishte përmendur ish-kryeministrin izraelit Ehud Barak, i cili mohoi çdo përfshirje në rastin e saj.

Përdhunimi i parë

Siç shkruan Giuffre, takimi i parë me “kryeministrin” u zhvillua në ishullin privat të Epstein në Ishujt e Virgjër të SHBA-së diku në vitin 2002, kur ajo ishte vetëm 18 vjeç. Pastaj, shkruan ajo, iu urdhërua ta shoqëronte atë në takim, por burri e bëri të qartë, se i pëlqente dhuna.

Ai më mbyti vazhdimisht derisa humba ndjenjat dhe i pëlqeu të më shihte të kisha frikë për jetën time. Gjëja e tmerrshme është se kryeministri qeshi kur më lëndoi dhe u emocionua edhe më shumë kur iu luta të ndalonte. Dola nga dhoma duke rrjedhur gjak nga goja, vagina dhe anusi. Për ditë të tëra, më dhembte të merrja frymë dhe të gëlltisja. Ai më përdhunoi më brutalisht se kushdo më parë", shkruan ajo.

Ajo kujton se vrapoi te Epstein dhe iu lut të mos e kthente te kryeministri: U gjunjëzova dhe e luta. Nuk e di nëse Epstein kishte frikë nga burri apo nëse i detyrohej një nder, por ai nuk bëri premtime, duke thënë ftohtësisht për brutalitetin e politikanit: "Kjo ndodh ndonjëherë".

Përdhunimi i dytë

Menjëherë pas kësaj, shkruan Giuffre, Epstein e dërgoi atë përsëri te politikani për një takim të dytë, i cili u zhvillua në një kabinë në Lolita Express. Edhe pse përvoja ishte shumë më pak e dhunshme, Giuffre kujton se e kaloi gjithë kohën me frikën se "kryeministri" do ta rrihte papritmas ose do ta mbyste.

Siç shkruan ajo në libër, ishte indiferenca e Epstein ndaj frikës dhe lëndimeve të saj nga "kryeministri" që e bënë atë, në moshën 18 vjeç, të përballej me të vërtetën.

"Nuk e dija atëherë, por takimi im i dytë me kryeministrin ishte fillimi i fundit për mua", shkruan Giuffre në atë që mund të konsiderohet një referencë drithëruese për fundin e saj, duke shtuar se ajo nuk do t'i mbijetonte një jete shfrytëzimi seksual dhe ose do të vriste veten ose do të vdiste në duart e njërit prej miqve të Epstein.

Kërkesa që i dha fund

Pika e kthesës përfundimtare erdhi atë verë, kur Epstein dhe Ghislaine Maxëell iu lutën asaj të lindte fëmijën e tyre, një propozim që vinte me vila, pasuri dhe dado 24-orëshe, por që do të kërkonte që ajo të hiqte dorë nga të gjitha të drejtat ligjore. Giuffre, atëherë adoleshente, shkruan se ajo menjëherë u shqetësua se ata po planifikonin ta përdornin foshnjën si një viktimë të ardhshme trafikimi dhe filloi të komplotonte arratisjen e saj. Ajo shpejt i shpëtoi ndikimit të çiftit, por përvojat e saj e përndoqën për pjesën tjetër të jetës së saj, veçanërisht vështrimi i pangopur dhe i ashpër i kryeministrit teksa e shikonte të lutesha për jetën e saj./Dosja.al

ehud barak virginia giuffre jeffrey epstein

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj