LIVE UPDATES
Bota

Downing Street i përgjigjet letrës së Braverman: Kryeministri beson në veprime dhe jo në fjalë

Suella Braverman ka publikuar sot një letër të ashpër dorëheqjeje pasi u shkarkua nga kryeministri Rishi Sunak nga posti i sekretares së Brendshme një ditë më parë.

14 Nëntor 2023, 18:50 Nga r.ll
Downing Street i përgjigjet letrës së Braverman: Kryeministri
suella braverman dhe rishi sunak

BRITANI- Downing Street ka reaguar pak minuta më herët përmes një deklarate publike në përgjigje të letrës së ashpër të ish sekretare së Brendshme, Suella Braverman.

"Kryeministri ishte krenar që caktoi dje një ekip të fortë dhe të bashkuar të fokusuar në ofrimin e popullit britanik.
Kryeministri beson në vepra dhe jo në fjalë. Ai është krenar që kjo qeveri ka sjellë legjislacionin më të ashpër për të trajtuar migracionin ilegal që ka parë ky vend dhe më pas ka reduktuar numrin e kalimeve me anije me një të tretën këtë vit. Dhe cilido qoftë rezultati i Gjykatës së Lartë nesër, ai do ta vazhdojë atë punë. Kryeministri falënderon ish-sekretaren e Brendshme për shërbimin e saj”, tha një zëdhënës i kryeministrit Rishi Sunak, raporton Sky News. 

Suella Braverman ka publikuar sot një letër të ashpër dorëheqjeje pasi u shkarkua nga kryeministri Rishi Sunak nga posti i sekretares së Brendshme një ditë më parë.

Braverman e akuzoi kryeministrin se ka tradhtuar marrëveshjen e tyre që sipas saj e futi Sunak në Downing Street. Gjithashtu ajo e akuzon edhe për tradhti të premtimit ndaj kombit se ai do të bënte çfarëdo që të duhet për të ndaluar anijet. Ish-sekretarja e Brendshme shkruan se kryeministri britanik ka dështuar për të përballuar sfidën e paraqitur nga antisemitizmi dhe ekstremizmi gjithnjë e më i egër i shfaqur sipas saj që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. 

Shkarkimi i Suella Braverman

Suella Braverman është shkarkuar nga posti i sekretares së Brendshme. Kjo erdhi pasi javën e kaluar ajo shkroi një artikull ku kritikoi trajtimin e Policisë Metropolitane të një marshimi të diskutueshëm pro-palestinez për Ditën e Armëpushimit. Kritikët, si nga partitë e opozitës ashtu edhe nga deputetët e tjerë konservatorë, i quajtën komentet e Braverman fyese. Gjithashtu, Braverman akuzoi policinë se luan me standarde të dyfishta në mënyrën se si po i menaxhon protestat e diskutueshme duke treguar një qëndrim më të butë ndaj protestuesve të krahut të majtë sesa homologët e tyre të krahut të djathtë. Ajo shtoi sulmet e saj ndaj atyre që merrnin pjesë në demonstratat pro-palestineze - duke i krahasuar ato me marshimet protestante në Irlandën e Veriut - komente që u etiketuan tërësisht fyese dhe injorante nga një ish-ministër i kabinetit konservator.

suella braverman rishi sunak downing street

Sondazh

Poll
Bota 14 Nëntor 2023, 18:05 I.A

Biden: Spitalet e Gazës duhet të mbrohen

Joe Biden SHBA- Të martën autoritetet palestineze propozuan evakuimin nën mbikëqyrjen e Kryqit të Kuq të mbi 30 foshnjeve q&e...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje