27 Qershor 2023, 18:56
Nga k.m.
Foto ilustruese
STOKHOLM- Policia suedeze dha sot lejen për një tubim të vogël para xhamisë më të madhe të Stokholmit, gjatë të cilit organizatori i tij do të djegë një kopje të Kuranit, në ditën e parë të festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit.
“Policia ka dhënë leje për tubimin”, thuhet në vendim.
Tubimi do të zhvillohet në orën 13:30 përpara Xhamisë së Madhe të Stokholmit. Çështja është e ndjeshme në Suedi, ku një demonstratë në janar përpara ambasadës turke në Stokholm, gjatë së cilës u dogj një kopje e Kuranit, zemëroi Ankaranë, e cila ende bllokon anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Organizatori i tubimit të sotëm, 37-vjeçari Salwan Momika, i cili thotë se është një refugjat irakian që dëshiron që Kurani të ndalohet, tha se donte të "shprehte këndvështrimin e tij" edhe pse në ditë feste.
“Dua të gris Kuranin dhe ta djeg”, ka shkruar ai në kërkesën që ka bërë në polici.
Sipas policisë suedeze, përveç Momikës, në demonstratë pritet të marrë pjesë edhe një person tjetër. Policia e Stokholmit nuk kishte miratuar mbajtjen e dy demonstratave, më 6 dhe 9 shkurt, gjatë të cilave organizatorët e tyre do të digjnin Kuranin, pasi kishin vlerësuar se ekzistonte rrezik për rendin publik.
Protestuesit e kishin apeluar vendimin dhe u shfajësuan në fillim të prillit. Vendimi i shkallës së parë u la në fuqi nga gjykata e apelit, duke konsideruar se rreziqet e sigurisë të përmendura nga policia "nuk ishin të lidhura qartë" me demonstratat e mbajtura prej tyre.
Policia e Stokholmit u mbështet në këtë vendim për të lejuar tubimin e sotëm.
suedi
Bota
28 Qershor 2023, 12:51
m.s
ish-presidentet
SHBA- Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe të gjithë ish-presidentët e gjallë të SHBA-së, me përjashtim...
Bota
28 Qershor 2023, 12:34
m.s
foto ilustruese
GREQI- Një grua 37-vjeçare është arrestuar në Selanik, pasi kishte lënë foshnjen e saj 1 vjeç&...
Bota
28 Qershor 2023, 12:19
a.l
Hamad bin Isa Al Khalifa dhe Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me mbretin Hamad bin Isa Al K...
Bota
28 Qershor 2023, 12:17
a.l
BE
Procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, situata e sigurisë në Kosovë dhe proce...
Bota
28 Qershor 2023, 12:03
a.l
ITALI- Një shqiptar i arrestuar në vitin 2008 për trafik droge në Itali është shpallur i pafajshëm pas 15 viteve...
Bota
28 Qershor 2023, 11:57
a.l
Foto ilustruese
SHBA- Një ish-shefi i policisë në Maryland, i cili u etiketua si një zjarrvënës serial nga zyrtar&...
Bota
28 Qershor 2023, 11:42
a.l
Danilo Vuçiç
SERBI- Sot serbët festojnë ditën e "Vidovdanit" e cila u organizua nga Kisha Ortodokse, këtë vit në...
Bota
28 Qershor 2023, 11:28
a.l
Donald Trump dhe Jean Carroll
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka paditur kolumnisten E Jean Carroll për shpifje, duke pretenduar se ajo e ...
Bota
28 Qershor 2023, 11:14
a.l
Vrasje në Francë
FRANCË- Kanali televiziv francez TF1 publikoi një video që tregon një oficer policie në Nanterre,...
Bota
28 Qershor 2023, 11:00
a.l
Sergey Suroviki dhe Vladimir Putin
RUSI- Gjenerali Sergey Suroviki, zëvendëskomandanti i operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukra...