LIVE UPDATES
Bota

“Drogohen, grabiten dhe më pas vriten”, si disa vajza online po fusin në kurth amerikanët

Para udhëtimit të tij në Medellin të Kolumbisë ai kishte folur me një grua në internet. Asnjëherë nuk i kishte shkuar në mendje se do të përfundonte tragjikisht në këtë mënyrë.

21 Janar 2024, 20:48 Nga h.k
“Drogohen, grabiten dhe më pas vriten”, si disa vajza online po
Foto ilustruese

SHBA-Një seri vdekjesh misterioze burrash amerikanë në Kolumbi janë lidhura me aplikacionet e takimeve të dashurisë. Të afërmit e të vrarëve tani po kërkojnë përgjigje.

“Ai fliste për njerëz me shpirt të madh… thjesht ishte duke e shijuar jetën. Madje ai po merrte edhe mësime për spanjisht”, – thotë për BBC, Eh Xiong vëllai i Tou Ger, një 50-vjeçar amerikan i zhdukur. Ai ishte një aktivist i komunitetit Hmong-Amerikan nga Minesota.

Para udhëtimit të tij në Medellin të Kolumbisë ai kishte folur me një grua në internet. Asnjëherë nuk i kishte shkuar në mendje se do të përfundonte tragjikisht në këtë mënyrë. Disa javë pas vizitës së tij, në mes të dhjetorit, ai telefonoi vëllain e tij dhe i kërkoi 2000 dollarë, por nuk tha se për çfarë i donte dhe se diçka nuk shkonte.

Vëllai i tha se do t’ia transferonte paratë. Ai nuk dëgjoi më kurrë nga vëllai i tij. Të nesërmen, policia gjeti trupin e Tou Gerit në një zonë të largët, të pyllëzuar të qytetit. Një mik në Medellin i shpjegoi vëllait të tij se ai ishte rrëmbyer dhe mbajtur nën kërcënimin e armëve për një shpërblim prej 2000 dollarësh.

“Nuk doja ta besoja. Nuk e dija nëse po ndodhte vërtet. Zemra ime u rrënua” – tha Eh. Ai u përpoq të kontaktonte ambasadën amerikane, e cila konfirmoi se ishte trupi i vëllait të tij. Policia kolumbiane arrestoi këtë javë një grua dhe dy burra të lidhur me vdekjen e tij, duke i akuzuar për rrëmbim dhe vrasje. Nuk është e qartë nëse ai e takoi fillimisht gruan përmes një aplikacioni takimesh apo përmes miqve.

Vdekja e tij është 1 nga 8 në Medellin që nxiti një paralajmërim nga ambasada amerikane për rreziqet e përdorimit të aplikacioneve për takime. Të 8 viktimat ishin amerikanë që vdiqën në rrethana të dyshimta në nëntor dhe dhjetor. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ishte në dijeni të një bande në qytet që përdorte aplikacione takimesh për të izoluar viktimat përpara se t’i rrëmbente dhe t’i vriste. Është e paqartë nëse është vetëm një bandë që qëndron pas vdekjeve.

Në 10 muajt e parë të vitit 2023, observatori i turizmit në Medellin kishte regjistruar tashmë 32 vrasje të dhunshme të të huajve në qytet, duke përfshirë të paktën 12 amerikanë dhe 3 nga Mbretëria e Bashkuar me një rritje prej 40% nga viti i kaluar.

Jeff Hewett u gjet “i shtrirë i vdekur në një pellg gjaku” në dhomën e tij të hotelit në Medellin. Miqtë e tij e përshkruan atë si “një shpirt i qetë, i sjellshëm” dhe viktimë e dukshme e një “grabitjeje të shkuar keq”. Johny Jerome u vra në ditëlindjen e tij të 45-të. Phillip Mullins u drogua dhe vdiq nga një mbidozë, sipas raporteve të mediave lokale.

Ambasada Amerikane thotë se disa nga këto raste filluan me një aplikacion takimesh që përdoret për të joshur viktimat dhe se ka një rritje shqetësuese të njerëzve që përfundojnë “të droguar, të grabitur dhe madje të vrarë nga takimet e tyre kolumbiane”.

Carlos Calle, ish-drejtori i observatorit të turizmit të qytetit, tha se është e zakonshme që kriminelët të drogojnë turistët me skopolaminë, një substancë pa erë e njohur si “Fryma e Djallit”. Ambasada amerikane paralajmëroi gjithashtu për këtë ilaç që vë në gjumë viktimat deri në 24 orë.

Një zëdhënës i observatorit të turizmit konfirmoi se shumica e viktimave vitin e kaluar ishin burra, por shtoi se shumë raste janë ende nën hetim. Prostitucioni është i ligjshëm në Kolumbi dhe i përhapur në pikat e nxehta të turizmit si qytetet Medellin dhe Cartagena. Nuk ka asgjë që të sugjerojë se burrat e vrarë po takoheshin me prostituta.

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj