LIVE UPDATES
Bota

“Dua ta dini se jemi me ju”/ Zbulohen dokumentet që tregojnë raportet e dikurshme SHBA-Rusi

Biseda e Bill Clintonit me Yeltsinin, më 26 prill, 1993 – një prej disa bisedave dhe takimeve të drejtpërdrejta që dy udhëheqësit patën në muajt e parë të presidencës së Clintonit – ishte miqësore, mbështetëse dhe optimiste.

18 Qershor 2023, 17:43 Nga k.m.
“Dua ta dini se jemi me ju”/ Zbulohen dokumentet që
Bill Clinton dhe Boris Yeltsin

Një ditë pasi rusët votuan në një referendum kombëtar që shërbeu si votë besimi për presidencën e lëkundur të Boris Yeltsinit, homologu i tij amerikan i bëri një telefonatë. Biseda e Bill Clintonit me Yeltsinin, më 26 prill, 1993 – një prej disa bisedave dhe takimeve të drejtpërdrejta që dy udhëheqësit patën në muajt e parë të presidencës së Clintonit – ishte miqësore, mbështetëse dhe optimiste.

“Dua ta dini se jemi me ju”, tha Clinton, sipas një memorandumi të deklasifikuar së voni, që ofron detaje në lidhje me këtë telefonatë.

“Jam vërtet mirënjohës për politikën tuaj të zgjuar”, u përgjigj Yeltsin.

“Ju falënderoj për thirrjen. Është shumë e rëndësishme për mua personalisht. Ju falënderoj jo vetëm për mua dhe gruan time, por për gjithë popullin rus”, tha ai.

Memorandumi është i fundit në një seri dokumentesh të deklasifikuara dhe të publikuara nga Arkivi i Sigurisë Kombëtare në SHBA. Dokumentet ofrojnë një tjetër pamje të marrëdhënieve SHBA-Rusi, të cilat nisën të prishen sidomos nën pasardhësin e Yeltsinit, Vladimir Putin. Një organizatë joqeveritare e vendosur në Universitetin George Washington në Uashington, Arkivi i Sigurisë Kombëtare, publikoi edhe dokumente të tjera të deklasifikuara, që hedhin dritë mbi diskutimet e brendshme të administratave të kaluara presidenciale.

Së bashku me dosjet e tjera që u publikuan nga ish-këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë, dokumentet ofrojnë informacione se si evoluoi politika e SHBA-së dhe – në disa raste – si dhe ku gabuan administratat amerikane në raport me Moskën.

“E keni ndjenjën e një mundësie të humbur nga ana e udhëheqjes aktuale ruse”, thotë Jonathan Elkind, i cili ka shërbyer si drejtor i programit rus, ukrainas dhe euroaziatik në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, në vitet e mëvonshme të presidencës së Clintonit.

“… grumbullimi i ankesave, që duket se i motivojnë politikat e Putinit, injoron faktin se ka pasur një përpjekje shumë të bashkërenduar nga presidenti Clinton dhe administrata e tij, për të ndërtuar një marrëdhënie më të mirë, më paqësore dhe më të qëndrueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, thotë Elkind, tani studiues në Qendrën e Universitetit të Kolumbias për Politikat Globale të Energjisë.

“Ia ka vlejtur, absolutisht, përpjekja që është bërë nga administrata Clinton. Suksesi i asaj sipërmarrjeje ka qenë i garantuar, dhe mund ta shihni në disa prej atyre dokumenteve pasigurinë që ka përcjellë gjithë procesin: Si mund t’i mbrojë dikush me kujdes interesat e SHBA-së dhe, në të njëjtën kohë, të gjejë një mënyrë ndryshe dhe më të mirë të angazhimit me Rusinë?”, shprehet Elkind.

Yelstin u zgjodh president në qershor të vitit 1991, kur Rusia ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik. Në dhjetor të atij viti, kur Bashkimi Sovjetik pushoi zyrtarisht së ekzistuari, ai u bë president i Rusisë. Zyrtarët amerikanë, përfshirë paraardhësin e Clintonit, George Bush, e mirëpritën Yeltsinin si një reformator demokratik, të aftë për ta larguar Rusinë nga komunizmi dhe për ta garantuar sigurinë e arsenalit bërthamor të vendit. I zgjedhur në nëntor të vitit 1992, Clinton ishte presidenti i dytë i SHBA-së me të cilin Yeltsin ndërveproi dhe me të cilin zhvilloi një marrëdhënie jashtëzakonisht të përzemërt.

Clinton dhe Yeltsin zhvilluan një telefonatë më 10 shkurt 1993 – rreth tri javë pas inaugurimit të presidentit të SHBA-së.

Kriza në ish-Jugosllavi ishte më e rëndësishmja në agjendën e Clintonit. Aleatja historike e Rusisë, Serbia, ishte një lojtare kryesore në luftë.

“Unë e di se ky është një problem shumë i vështirë për ju; vlerësoj lidhjet historike të Rusisë me Serbinë dhe nuk dua t’ju shkaktoj telashe në shtëpi”, tha Clinton, sipas dokumentit të deklasifikuar.

“Por, nëse spastrimi etnik shihet si mënyrë e suksesshme për trajtimin e problemeve të pakicave, atëherë rusët etnikë jashtë Rusisë mund të jenë gjithashtu në rrezik”, tha Clinton.

“Dua t’ju falënderoj për fjalët e mira, për dëshirën për të bashkëpunuar dhe për t’iu dhënë përparësi marrëdhënieve tuaja me Rusinë”, u përgjigj Yeltsin, përpara se të miratonte një propozim të SHBA-së e BE-së që synonte ta parandalonte luftën në Bosnje.

“Më lejoni ta them përsëri – ne do të bëjmë çmos për të shfrytëzuar ndikimin tonë për t’i bindur serbët. Unë, thjesht, dua të premtoj se do ta bëjmë më të mirën tonë, për të bërë presion mbi serbët, veçanërisht mbi [udhëheqësin serb, Sllobodan] Millosheviç”, tha Yeltsin.

Udhëheqësi rus e pa mbështetjen e SHBA-së po aq të rëndësishme dhe nisi të largohej nga ekonomia sovjetike drejt një ekonomie të tregut. Politikat hoqën kontrollet e çmimeve dhe subvencionet industriale, por gjithashtu çuan në kolapsin e rublës, hiperinflacion, humbje të kursimeve të pensioneve dhe, për miliona rusë, mjerim dhe pakënaqësi. Kjo çoi në një mospopullaritet të thellë për Yelsinin dhe, në mars të vitit 1993, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus për pak nuk votoi për mosbesim kundër tij. Më pak se një javë më vonë, Yeltsin udhëtoi për në Vankuver për t’u takuar me Clintonin – takimi i tyre i parë ballë për ballë që nga zgjedhja e Clintonit.

Përpara takimit, sekretari amerikan i Shtetit Warren Christopher, shkroi një dokument për ta përgatitur Clintonin për takimin. Sipas dokumentit të deklasifikuar, ai e paralajmëroi Clintonin se “problemi më i vështirë dhe më i rëndësishëm i politikës së jashtme të presidencës suaj” është “transformimi i vazhdueshëm i Rusisë dhe implikimet në sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Kriza në Bosnje ishte një “çështje politikisht e ndjeshme”, në të cilën Clinton duhet të fokusohet, shkroi Christopher. Si shqetësim tjetër, ai përmendi “eksportet e teknologjisë raketore” dhe “sjelljen e forcave [ruse] në disa nga shtetet e reja të pavarura të ish-Bashkimit Sovjetik”.

Zyrtarët perëndimorë kishin frikë se shpërbërja sovjetike dhe paqëndrueshmëria ruse do të çonin në kontrabandimin ose vjedhjen e teknologjive bërthamore. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë shqetësoheshin gjithashtu për konfliktet që shpërthyen në vendet si Nagorno Karabaku, Abkhazia dhe Transdnistria, dhe për rolet që mund të luajnë forcat ruse.

“Kriza politike ruse është e sigurt që do të kufizojë aftësinë e Yeltsinit për të arritur marrëveshje të reja, edhe kur ato të jenë qartazi në dobi të Rusisë”, shkroi Christopher.

Në takimin e tyre të parë në Vankuver, në një darkë pune më 3 prill 1993, u shfaqën marrëdhëniet e përzemërta midis dy presidentëve, e po ashtu edhe optimizmi i tyre. Yeltsin kërkoi ndihmën e SHBA-së për të përmirësuar infrastrukturën e naftës dhe tubacionet ruse.

Nëse kjo ndodh, Yelstin tha: Jam i sigurt se, pas pesë vjetësh, ne do të konkurrojmë në art, në xhaz, në naftë dhe do t’ju arrijmë. Më vjen keq për xhazin – në fakt, nuk jam i sigurt për këtë.

“Ndoshta jo në xhaz”, u përgjigj Clinton, një saksofonist amator i xhazit.

“Por, ne duhet t’ju arrijmë në kulturën tuaj të pasur”, tha ai.

Të nesërmen, dy presidentët dhe këshilltarët e tyre u takuan për gati tri orë, duke diskutuar dhjetëra tema: ligjet e emigracionit të epokës sovjetike, rreziqet e përhapjes së teknologjive bërthamore dhe biologjike, pasojat e Luftës së Irakut të vitit 1991, tensionet në Kaukazin e Jugut, testet bërthamore e të tjera.

Yelstin i mirëpriti me kënaqësi inspektorët amerikanë dhe propozoi një përpjekje të përbashkët për ndërtimin e një sistemi të mbrojtjes raketore.

“Ju lutem ejani dhe shikoni kur të doni, pa ftesa”, tha ai, sipas dokumentit të deklasifikuar.

“Ne e pranojmë komitetin tuaj në çdo kohë dhe në çdo qytet. Ju mund të inspektoni. Nuk ka më asnjë mëkat në shpirtin tonë”, tha Yeltsin.

Clinton dhe këshilltarët e tij gjithashtu i kërkuan Yeltsinit që të vazhdonte reformat e tij ekonomike, pavarësisht nga problemet në rritje, dhe propozuan më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë nga SHBA-ja për të ndihmuar me iniciativa të ndryshme, përfshirë privatizimin e pronës shtetërore.

“Duhet ta rregulloni bankën tuaj qendrore. Është një imperativ absolut, që ta merrni kontrollin e monedhës suaj”, i tha Yeltsinit sekretari i Thesarit i Clintonit, Lloyd Bentsen.

“Shpresojmë që të keni një fitore të madhe në referendum”, tha Bentsen, sipas një tjetër dokumenti të deklasifikuar.

Muajin tjetër, Yelstin organizoi një referendum kombëtar që shërbeu si një votë besimi për administratën e tij dhe politikat e saj. Kaloi me një shumicë solide, ndonëse të ngushtë. Një ditë pas votimit të 25 prillit, Clinton dhe Yeltsin folën në telefon. Clinton e uroi liderin rus dhe e cilësoi samitin e Vankuverit si një sukses.

“Unë jam vërtet mirënjohës për politikën tuaj të zgjuar”, tha Yeltsin, sipas dokumentit të deklasifikuar.

“Në fakt, është një politikë e një njeriu shumë të mençur”.

“Unë u ndjeva pranë popullit rus, gjithashtu. Referendumi tregoi se populli rus e kupton se çfarë është në rrezik”, u përgjigj Clinton.

“Unë do të bëj gjithçka që mundem për të punuar me ju, për ta bërë këtë botë një vend më të sigurt për fëmijët tanë”, tha ai.

Shumë kohë përpara se Kremlini ta fillonte pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, marrëdhëniet me Perëndimin ishin dobësuar. Skandalet e spiunazhit, ndërhyrja në zgjedhje, kapja nga Rusia e gadishullit ukrainas të Krimesë dhe sanksionet perëndimore i helmuan me vite lidhet mes tyre. Duke vënë në dukje optimizmin e marrëdhënieve Clinton-Yeltsin, historianë, ekspertë të politikës së jashtme, politikëbërës dhe të tjerë luftuan për të përcaktuar saktësisht se kur lidhjet dypalëshe u bënë toksike. Putin, i cili e pasoi Yelstinin në vitin 2000, kryesoi një periudhë të stabilizimit ekonomik dhe shfaqjes së një shtrese të mesme – një bum ky i nxitur kryesisht nga eksportet ruse të naftës dhe gazit.

Por, me kalimin e viteve, politikat e Putinit u bënë gjithnjë e më autoritare: konkurrenca politike, media e pavarur dhe shoqëria civile u shtypën – gjë që çoi në përçmim nga Perëndimi.

Putin e justifikoi pushtimin e Ukrainës, mes tjerash, si përgjigje ndaj zgjerimit të NATO-s, e cila filloi të pranonte ish-anëtarë të Paktit të Varshavës dhe ish-republika sovjetike në vitin 1999 – viti i fundit i presidencës së Yeltsinit./REL

bill clinton boris yeltsin

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër