Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryeministri tha se Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Jashtme dhe Diasporës kanë ndekur me vëmendje çdo hollësi dhe detaj lidhur me rastin.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur lidhur me ekzekutimin e Faton Hajrizit nga policia serbe, pasi e akuzonin si autor të vrasjes së një efektivi serb. Kurti ka kërkuar që për zbardhjen e rastit të tij duhet hetim vendor e ndërkombëtar.
“Ditëve të fundit kemi dëgjuar shumë lajme në lidhje me rastin e Faton Hajrizit, dhe institucionet tona janë përpjekur maksimalisht që në vazhdimësi të transmetojnë informacion zyrtar. Së fundmi përmes MPJD jemi informuar nga drejtoria e bashkëpunimit ndërkombëtar policor ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe me 22 korrik kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi, të njëjtat shenja së bashku me shenjat e qytetarit Faton Hajrizi janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit drejtoria e bashkëpunimit ndërkombëtar policor ka pranuar se këto shenja i takojnë shtetasit Faton Hajrizi”, ka thënë Kurti.
Kryeministri tha se Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Jashtme dhe Diasporës kanë ndekur me vëmendje çdo hollësi dhe detaj lidhur me rastin. Kurti tha se duhet hetim vendor dhe ndërkombëtar që nga ikja e Hajrizit në drejtim të Serbisë dhe deri te vrasja e tij. Kryeministri u kërkoi qytetarëve të mos bien pre e euforisë së heroizmit dhe se patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku dhe 23 pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës.
“I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizmit dhe romantizmit të tij. Patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku i vrarë në Banjskë, patriot janë edhe 23 pjesëtarë të PK të rënë në krye të detyrës”, tha Kurti.
Vrasja e Faton Hajrizit
Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, prandaj është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi fotografinë e një të dyshuari për krime, kur njëri nga vendasit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës. Ai u lokalizua dhe u vra ndërsa pretendohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se Hajrizi ka qëlluar në drejtim të policëve duke bërë rezistencë.
Fillimisht, autoritetet serbe shpallën në kërkim vëllain e Fatonit, Artan Hajrizin, meqë në vendngjarje u gjetën dokumentet e tij personale, pasaporta e Republikës së Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë. Artani lajmëroi se ndodhet në Gjermani dhe se nuk ka lidhje me rastin. Për dokumentet që iu gjetën në vendin ku u krye krimi, ai akuzoi vëllain e tij, Fatonin, se ia ka vjedhur sa ishte në Gjermani.
Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
fotot ilustruese SUEL- Koreja e Veriut ka hedhur balona me mbeturina afër zyrës së presidentit të Koresë së Jugut në Seu...
Vjosa Osmani KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr vizat q...
kamala harris, donald trump SHBA- Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, tha se zgjedhjet presidenciale të nëntorit n&e...
fotot ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një zjarri janë djegur ditën e djeshme 10 hektarë ...
pamje nga aksidenti NEPAL- 18 persona u vranë pasi një aeroplan i vogël rrëshqiti nga pista në kryeqytetin e Nepalit të ...
foto ilustruese BRAZIL- Qindra gra dhe vajza të reja në botë kanë raportuar se duan mbështetje shumë më të mirë...
Elon Musk SHBA- CEO i Tesla, Elon Musk ka mohuar raportet që dolën javën e kaluar se ai po planifikonte të dhuronte 45 milionë dol...
fotot ilustruese Ish-presidenti amerikan, njëkohësisht kandidati republikan në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump është i gat...
pamje nga bangladeshi BANGLADESH- Protestat antiqeveritare kanë shkaktuar përleshje mbarëkombëtare në Bangladesh midis policis&eum...
SHBA- Parkun Kombëtar Yellowstone në Wyoming përjetoi një shpërthim dramatik hidrotermik të martën mëngjes, duke habit...