LIVE UPDATES
Bota

"Duhet të forcojë aftësitë ushtarake"/ Analiza: Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

Evropa duhet të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse dhe ushtarake. Por si duhet të financohen këto shpenzime? Ka propozime të ndryshme.

4 Mars 2025, 12:39 Nga B.Z
"Duhet të forcojë aftësitë ushtarake"/ Analiza:
Foto ilustruese

SHBA - SHBA-ja paguan deri tani pjesën më të madhe të kostove të financimit të NATO-s, një aleancë ushtarake që bashkon 32 vende. Siguria evropiane varet po ashtu nga ushtarët amerikanë dhe armët e tyre kryesisht nga aftësitë speciale ushtarake që evropianët nuk i kanë ende në dispozicion. Për shembull, në drejtim të transportit ajror të tankeve apo trupave, por edhe të zbulimit dhe vëzhgimit satelitor.

Që evropianët të jenë në gjendje të mbrohen kundër Rusisë pa mbështetjen amerikane, do të nevojiten 250 miliardë euro shtesë çdo vit (përveç shpenzimeve ekzistuese të mbrojtjes dhe armatimeve), sipas Institutit Bruegel me qendër në Bruksel dhe Institutit Kiel për Ekonominë Botërore. Konkretisht, kjo përfshin rreth 50 brigada me gjithsej 300.000 ushtarë dhe 3.400 tanke të reja. Për krahasim: dërgimi i një brigade të re të vetme nëLituani(me rreth 5.000 ushtarë) e solli Bundeswehr-in gjermannë kufirin e kapaciteteve ekzistuese.

Një Evropë me dy shpejtësi?

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka propozuar këtë javë një "zbutje" të rregullave të rrepta për shumën maksimale të borxhit kombëtar, të cilat janë përcaktuar nga Traktati i Mastrihtit në përputhje me qëndrimin e shpallur të Gjermanisë, se mbrojtja duhet të mbetet në juridiksionin e autoriteteve kombëtare, pra që shpenzimet për armatim duhet të financohen nga buxhetet e shteteve anëtare. Von der Leyenka propozuar edhe një "Plan për riarmatimin e Evropës". Ajo propozon edhe një fond që do të mobilizonte deri në 800 miliardë euro për qëllimet e mbrojtjes. 

Për të përshpejtuar bashkëpunimin e sigurisë në Evropë, Qendra e Politikave Evropiane (EPC) me qendër në Bruksel sugjeron që 27 vendet e BE-së nuk duhet patjetër të përpiqen që vendimet të merren në mënyrë unanime, por ato vende që duan ta bëjnë këtë duhet të ecin përpara më shpejt. Ky "koalicion i vullnetarëve", siç u tha, duhet të përfshijë edhe vendet që nuk janë aktualisht anëtare të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia. Këto vende do të paguanin para në një fond të përbashkët (Fondi i Financimit të Sigurisë Evropiane), dhe mefondet e përbashkëta. Duke bashkuar forcat, ne mund të marrim hua shumë më tepër sesa do të ishte e mundur me shumën e kapaciteteve tona individuale, thuhet më tej.

Borxhet e përbashkëta: po apo jo?

Franca, Spanja dhe Greqia duan që armatimet evropiane të paguhen me hua të përbashkëta evropiane. Sipas tyre, kjo do të ndihmonte në shmangien e një barrë shtesë mbi buxhetet e tyre kombëtare tashmë të ngarkuara nga borxhe të mëdha. Para së gjithash, është presidenti francez Emmanuel Macron ai që propozon krijimin e një fondi evropian të mbrojtjes ushtarake, i modeluar sipas fondit të BE-së për tejkalimin e pasojave të menaxhimit të krizave gjatë pandemisë së virusit korona.

Por vetël fjala Euro-bono mjafton për të shkaktuar shqetësim te ministri gjerman i Financave. Dhe nuk është vetëm Gjermania që është e rezervuar në lidhje me idenë. Edhe disa vende të tjera që praktikojnë disiplinë të rreptë buxhetore kanë rezerva të ngjashme. Këto vende preferojnë një koncept ku shpenzimet e mbrojtjes do të mbeten përgjegjësi e qeverive kombëtare në të ardhmen. Megjithatë, do të ishte krejtësisht e paqartë se si vende si Spanja apo Italia, të cilat ndajnë më pak se 1.5 për qind të PBB-së për mbrojtjen, mund t'i afrohen ndonjëherë objektivit të shpallur të NATO-s prej 2 për qind të PBB-së, veçanërisht kur shikohet në kontekstin e borxhittë tyre (shumë) të lartë kombëtar?

Porositë e përbashkëta të armëve?

Deri më tani, blerjet e përbashkëta të armëve kanë qenë përjashtim brenda BE-së. Pasojë e kësaj praktike është fakti se në Evropë përdoren pesë herë më shumë sisteme të ndryshme armësh sesa në SHBA. Nga pikëpamja ekonomike, do të ishte shumë më e zgjuar të shpallej një tender për zhvillimin e armëve të reja dhe t'i jepej punë koncernit që prodhon pajisje ushtarake dhe ofron kushtet më tërheqëse. Nëse të gjitha ushtritë, për shembull, do të blinin një model tankesh të rënë dakord paraprakisht, atëherë prodhimi i një numri më të madh tankesh do të ishte përfundimisht më i lirë (për copë).

Ajo që duket si një ide e mirë ekonomikisht shpesh dështon për shkak të egoizmit kombëtar. Ministritë e Mbrojtjes deri më tani kanë qenë të lumtura për të blerë sisteme të prodhuara nga fabrikat vendase të armëve. Zbatimi i projekteve të përbashkëta do të vonohej për shkak të procesit të ndërlikuar të harmonizimit të pozicioneve. Sipas ekspertëve ushtarakë, prokurimi i përbashkët, pavarësisht gjithë kësaj, është diçka që ka potencialin më të madh për pajisjen më të mirë të ushtrisë me një kosto të menaxhueshme.

Kredi të favorshme?

Shumë vende anëtare të BE-së janë unanime në vlerësimin e tyre se Banka Evropiane e Investimeve (EIB) duhet të miratojë kredi të favorshme për blerjen e armëve dhe municioneve. Deri më tani, kjo nuk ka qenë në përputhje me statutet. Prodhimi i armëve mbështetet nga linja krediti vetëm në raste të jashtëzakonshme – në parim, vetëm kur armët mund të përdoren edhe për qëllime civile, për shembull për satelitë ose drone. "Zbutja" e këtyre rregullave mund të lejojë kompanitë e mesme në sektorin e armëve dhe të mbrojtjes në veçanti të "furnizohen" me kredi të favorshme./DW

evropa para

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj