LIVE UPDATES
Bota

DW: Betimi i kryetarëve të komunave në veri të Kosovës dhe ultimatumi serb

Të enjten betohen edhe tre kryetarë shqiptarë në komunat veriore të Kosovës. Serbët që bojkotuan zgjedhjet lokale nuk i pranojnë ata. Lista Srpska thotë, se “përgjigjja e popullit serb do të jetë më 1 qershor”.

24 Maj 2023, 12:16 Nga k.m.
DW: Betimi i kryetarëve të komunave në veri të Kosovës
Foto ilustruese

Sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, komunat në veri të banuara me shumicë serbe do të funksionalizohen, megjithë vështirësitë dhe rezultatet jo të kënaqshme të pjesëmarrjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është duke bashkëpunuar me kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të Kosovës, për të organizuar seancat e asambleve komunale, si dhe betimin solemn edhe të tre kryetarëve shqiptar, Zubin Potok Izmir Zeqiri, Leposaviq Lulzim Hetemi dhe Zveçan Ilir Peci. Betimi i kryetarëve të këtyre tri komunave do të bëhet këtë të enjte.

Deri më tash, betimin solemn para Kuvendit Komunal e ka bërë vetëm kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç. Komuna e Mitrovicës së Veriut ka objektin e saj, ndërsa në tri komunat e tjera deri më tani në të njëjtat objekte komunale kanë punuar institucionet komunale të sistemit të Kosovës, por edhe organet paralele të përkohshme, të cilat punojnë sipas sistemit të Serbisë.

Bllokimi i Listës Srpska

Serbët e veriut të Kosovës u larguan nga institucionet në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për ri-regjistrimin e automjeteve që kishin targa ilegale të lëshuara nga Serbia. Po ashtu serbët e veriut bojkotuan zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit dhe thanë se nuk i pranojnë rezultatet, dhe as kryetarët e rinj që u zgjodhën nga komuniteti shqiptar. Madje përfaqësues të Listës Srpska që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës i dhanë ultimatum Qeverisë së Kosovës - deri më "1 qershor, duhet ndaluar represioni, shpronësimi, arrestimi, persekutimi dhe sulmet ndaj serbëve”. Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, në një konferencë për media ka thënë se me "fillimin e betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje filloi zyrtarisht pushtimi i veriut e do të përfundojë kur të vendosin serbët”.

"Përgjigjja e popullit serb do të pasojë më 1 qershor, ata do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet", është shprehur Igor Simiç duke mos saktësuar se cilat janë këto mjete. Sipas tij, Lista Srpska, "ka arritur të ruajnë qetësinë dhe të frenojë njerëzit që të mos reagojnë ndaj emërimit të një kryetari të rremë". Ky reagim u bë menjëherë pas betimit më 19 maj të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, i cili menjëherë emëroi një serbe nënkryetare, Katarina Axhançiç, nga radhët e komunitetit serb.

Kryetari Atiç, tha se ai do të punojë me të gjithë qytetarët në veri, pa dallim etnie.

"Ne me gjithë ekipin, do të punojmë për të gjithë qytetarët pa dallim dhe pa diskriminim. Angazhimin më të madh do ta bëjmë për ta normalizuar këtë pjesë të komunës. I bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të na takojnë, të na vizitojnë dhe të bashkëpunojmë sa më mirë për të mirën e qytetarëve”, ka deklaruar Atiç.

"Zgjedhjet e 23 prillit nuk përbëjnë zgjidhje politike të qëndrueshme afatgjatë"

Pas bojkotit masiv të zgjedhjeve lokale të prillit, pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte vetëm 3.47 për qind. Ndërkohë ambasadorët në Kosovë të vendeve më të industrializuara QUINT, shprehin shqetësimin e tyre për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Ata ata thanë se "zgjedhjet e 23 prillit nuk përbëjnë zgjidhje politike të qëndrueshme afatgjatë për komunat e përfshira, për shkak të bojkotit nga komuniteti serb”.

QUINT, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania, Franca, dhe Italia u bënë thirrje të gjithë aktorëve në rajon që urgjentisht të punojnë së bashku drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme përfaqësuese në këto komuna. "Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa, përfshirë nga kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin", thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të Quint-it.

Javën që shkoi Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, zhvilloi biseda të ndara telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Zyrtari i lartë amerikan porositi Kurtin dhe Vuçiç, që të vazhdohet puna e rëndësishme për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve dhe duke kërkuar nga palët që t'i shmangin provokimet./DW

komunat ne veri kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj