LIVE UPDATES
Bota

DW: Konferenca e Sigurisë në Mynih

Për sondazhin e konferencës për këtë vit janë anketuar 12.000 vetë në vendet e G7-s, por edhe në Brazil, Kinë, Indi, Afrikën Jugore. Rreziku nga Rusia vazhdon të konsiderohet më i lartë se para pushtimit rus të Ukrainës para dy vitesh, por si më të rëndësishme të anketuarit shohin pasojat e migracionit dhe ndryshimit të klimës. Me sa duket personat e pyetur në tetor dhe nëntor 2023 janë mësuar me luftën e ka filluar një lloj adaptimi me të. 

16 Shkurt 2024, 17:41 Nga h.k
DW: Konferenca e Sigurisë në Mynih
Foto ilustruese

GJERMANI-Në Mynih fillon nga 16 shkurti deri 18 shkurt për të 60-n herë Konferenca e Sigurisë - MSC është një pikë e njohur takimi e ekspertëve të sigurisë, politikanëve të nivelit të lartë nga e gjithë bota dhe ushtarakëve. Në këtë konferencë pritet këtë vit edhe zëvendëspresidentja amerikane, Kamal Harris, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski. Para konferencës, i ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell tha se duhet zgjerim masiv i aftësive mbrojtëse europiane. "Ne ndoshta në të ardhmen do duhet të jemi më autonomë se kemi dashur të jemi ndonjëherë." Ai e la të hapur, nëse duhet një sistem i ri europian i kërcënimit atomik. Në BE po diskutohet fort këto ditë mbi mbrojtjen pas deklaratave të Trumpit, se anëtarët e NATO-s që nuk paguajnë shpenzimet e mbrojtjes, ai nuk do t'i mbronte në rast sulmi nga Rusia.

Para Konferencës së Sigurisë u realizua edhe një sondazh botëror, i cili arrin në konkluzionin, se fokusi po zhvendoset nga lufta e Ukrainës tek migracioni dhe ndryshimi i klimës.Bota në vitin 2024 është e karakterizuar nga një "trend negativ në politikën botërore", i përcaktuar nga "rritja e tensioneve gjeopolitike dhe pasigurisë ekonomike". Kështu shkruan kreu i Konferencës së Sigurisë të Mynihut, MSC, Christoph Heusgen në raportin e fundit të konferencës që fillon nga Sulmi rus kundër Ukrainës sidomos në vendet e G7-s në sondazhin e vitit të kaluar të konferencës shihej si rreziku më i madh për sigurinë. 

Për sondazhin e konferencës për këtë vit janë anketuar 12.000 vetë në vendet e G7-s, por edhe në Brazil, Kinë, Indi, Afrikën Jugore. Rreziku nga Rusia vazhdon të konsiderohet më i lartë se para pushtimit rus të Ukrainës para dy vitesh, por si më të rëndësishme të anketuarit shohin pasojat e migracionit dhe ndryshimit të klimës. Me sa duket personat e pyetur në tetor dhe nëntor 2023 janë mësuar me luftën e ka filluar një lloj adaptimi me të. 

MSC ka pyetur në Ukrainë përveç kësaj edhe për "kushtet e pranueshme për një armëpushim" për ukrainasit. 92% e të anketuarve kërkojnë tërheqjen e plotë të trupave ruse nga Ukraina, përfshirë edhe Krimenë.  75% e të anketuarve e shohin si "të papranueshme" një zgjidhje, nga e cila rezulton që Krimeja të mbetet në Rusi. Më shumë se dy të tretat dëshirojnë një pranim të shpejtë të Ukrainës në BE dhe NATO.

Perëndimi humbet influencë krahasuar me Kinën

Nën titullin "Lose-lose" -raporti i sigurisë thekson se në një gjendje të tillë të tensionuar të sigurisë do të humbisnin të gjithë. Sipas sondazhit është rritur perceptimi i rrezikut për një konflikt ushtarak në Indo-Paqësor mes Kinës dhe Tajvanit. Po ashtu është rritur frika ndaj Kinës që shfaqet me një vetëbesim të ri. Kjo frikë ndjehet sidomos në Japoni, e ndjekur nga India, SHBA, Gjermania dhe Franca. Në vendet e G7-s (Gjermania, Franca, Italia, Japonia, Kanadaja, Britania e Madhe dhe SHBA) "pjesë të mëdha të popullsisë besojnë, se vendet e tyre në 10 vitet e ardhshme do të jenë më pak sigurta dhe me më pak mirëqenie", shkruan Heusgen. Në një analizë mbi sondazhin thuhet se, njerëzit në vendet e G7-s presin një rritje të fuqisë dhe influencës së Kinës dhe vendeve të tjera të jugut global në disfavor të vendeve të tyre.

Globalizimi në marsh indietro

Në tërësi është rritur pakënaqësia me zhvillimet ekonomike në botë, thuhet në analizë. "Megjithë arritjet e jashtëzakonshme në kohën pas Luftës së Ftohtë", si "aktorët kryesorë të perëndimit" edhe "autokracitë e fuqishme dhe vendeve të të ashtuquajturit jugu global" janë të gjithë të pakënaqur me "statuskuonë dhe pjesën e tyre në tortën e përgjithshme".
Në tërësi globalizimi është në zmbrapsje. Në botën e sotme mbizotëron konkurrenca dhe një nevojë e rritur për siguri. Drejt Kinës rrjedh më pak kapital në nivel botëror. "Ashpërsimi i rivalitetit gjeopolitik e ka varrosur besimin, se globalizimi i komanduar nga tregu çon në një shpërndarje të drejtë të fitimit", thuhet në raport. 

Shtetet në këtë kontekst i japin "prioritet aftësisë rezistuese dhe sigurisë para eficiencës". Po ashtu theksohet, se "zhvendosjet dramatike politike" në botë reflektohen edhe në "realitetin makroekonomik". Flukset e kapitalit perëndimor devijohen nga Kina tek partnerë të tjerë. "Edhe flukset e tregtisë tregojnë shenja të para të një ristrukurimi përgjatë vijave gjeopolitike", thuhet në raportin e Konferencës së Sigurisë të Mynihut, ku paraqitet një pamje pesimiste e ndërthueshmërisë të botës.

Lidhjet me Kinën dobësohen por jo në Europë e Gjermani

Zinixhirët e dikurshëm të Azisë me rajone të tjera të botës po ndërpriten. Por Europa, dhe sidomos Gjermania në këtë pikë dalin në pah si përjashtim. "Kompanitë gjermane vazhdojnë të investojnë shumë në Kinë dhe t'i sfidojnë përpjekjet e Berlinit për të reduktuar angazhimin e tyre", thuhet në raportin e konferencës. "Investimet direkte gjermane të huaja në Kinë ishin në nivele rekord në gjysmën e parë të vitit 2023."

Politika gjermane ndjek aktualisht strategjinë e "Derisking", të uljes së rreziqeve me Kinën, uljes së varësisë ekonomike. Kjo politikë filloi që me pandeminë e Coronës, kur pati shumë vështirësi me zinxhirët e furnizimit mes Kinës dhe Gjermanisë dhe u bë e rëndësishme pas ndërprerjes së varësisë energjitike prej vitesh nga Rusia. 

Në analizën e MSC luan rol edhe rritja e influencës ushtarake të Rusisë në zonën e Sahelit, në pjesën jugore të Saharës. Puçi në Niger tregoi humbjen e ndikimit të Francës, dhe Rusia po përpiqet të shkëpusë vendet e kësaj zone afrikane nga Europa dhe SHBA. Edhe këtu autorët e raportit të sigurisë, shkruajnë se "njerëzit në rajon po humbasin shansin për paqe dhe progres demokratik, pasi çdo puç që nga viti 2020 ka sjellë më shumë dhunë."

Rritja e mosbesimit reflektohet edhe në perceptimin e rreziqeve që lidhen me sulmet kibernetike dhe inteligjencën artificiale. "Progresi teknologjik, për një kohë të gjatë promotor i mirëqenies globale po instrumentalizohet gjithnjë e më shumë nga rivalët", thuhet. Kjo mbështetet edhe nga të dhënat e sondazhit për Konferencën e Sigurisë. Sipas tyre, të anketuarit në SHBA e shohin rrezikun kibernetik si veçanërisht të lartë, pasuar nga India. Në tërësi njerëzit në botë i tremben fushatave të disinformimit.

konferenca e mynihut

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë