LIVE UPDATES
Bota

DW: Kurti dhe Vuçiç nuk duan t'i japin as dorën njëri-tjetrit

BE po përpiqet intensivisht muajt e fundit për të çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi. Por një hap përpara pasohet nga disa hapa të rrezikshëm prapa. Shpresa të pakta për shtendosje edhe pas takimit në Bruksel të enjten.

23 Qershor 2023, 12:24 Nga k.m.
DW: Kurti dhe Vuçiç nuk duan t'i japin as dorën
Aleksandër Vuçiç, Joseph Borrel dhe Albin Kurti

Konflikti vazhdon të ziejë, frontet mbeten të ndara, kjo u duk në takimin e së enjtes (22.0.6) ku nuk pati as edhe një takim tresh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit Vuçiç dhe kryediplomatit të BE, Josep Borrell në Bruksel. Takimet u zhvilluan të ndara të enjten në mbrëmje, pasi nuk pati ujdi për një takim të përbashkët. Pas takimeve veçmas kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha, se është arritur pajtimi për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës. Megjithatë sipas Josep Borrell, pas më shumë se katër orë diskutimesh, të dy udhëheqësit e kanë të qartë seriozitetin e situatës në veri të Kosovës, por “kanë qasje dhe interpretime të ndryshme”.

Së bashku me të dërguarin e BE-së në dialog Miroslav Lajҫak, Borrell u paraqiti palëve pritjet e Bashkimit Evropian për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës. "Për Kosovën që menjëherë të pezullojë operacionet policore në ndërtesat e komunave në veri dhe që katër kryetarët e komunave përkohësisht t'i kryejnë detyrat jashtë zyrave komunale. Serbia të sigurojë që protestuesit të largohen nga ndërtesat e komunave njëkohësisht me largimin e policisë së Kosovës”, tha Borrell, duke kërkuar pjesëmarrje pa kusht të serbëve në zgjedhjet në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe. "Kjo është rrënja e problemit dhe rrënja e zgjidhjes. Zgjedhje të reja sa më parë me pjesëmarrje të plotë”, tha Borrell.

Kurti pranon nevojën për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, tha se ai ka shprehur gatishmërinë që Kosova të shpallë zgjedhje të parakohshme lokale në katër komunat veriore, por "në përputhje me kornizën ligjore të vendit”.

"E kuptojmë se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri, me një proces i cili paraprihet nga sundimi i ligjit, nga një fushatë e hapur dhe fer dhe nga zgjedhjet e lira dhe demokratike. Nuk mund të them se situata është e sigurt për shkak të takimeve bilaterale dhe kemi një paqe të qëndrueshme, por nga optimizmi i ndërmjetësit mund të them se ka shenja se ditët përpara do të jenë më të mira nga ato që kemi lënë pas,”- tha kryeministri Kurti.

Kurti tha, se ishte i gatshëm të takohej me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, por ky i fundit kishte refuzuar që ta takojë Kurtin.

"Kam ardhur të takohem me palën serbe për të diskutuar për hapat përpara, por meqë ky është një proces që përfshin dy palë, kjo nuk ishte e mundur”, tha Kurti.

Presidenti i Serbisë, Vuҫiç ndërkaq, tha se nuk mund të konfirmojë që "ka ndonjë udhërrëfyes", për daljen nga kriza në veri të Kosovës.

"Ne do të vazhdojmë të bisedojmë në baza ditore, sepse paqja dhe stabiliteti janë thelbësore, por unë paralajmërova se serbët janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se nuk duan ta durojnë terrorin e Kurtit në atë mënyrë që janë detyruar ta detyrojnë deri në këtë momente,"- tha Vuçiç. Sipas tij, ҫdo gjë ka shkuar shumë larg dhe ai nuk e di akoma sesi do të zhvillohen ngjarjet në terren, duke përmendur që akoma ka kamionë me mallra të bllokuar në kufirin Kosovë-Serbi.

Takimet e ndara në Bruksel të Kurtit dhe Vuҫiç me ndërmjetësit evropianë erdhën pas arrestimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe me 14 qershor dhe tensionimit të ri të situatës. Kosova akuzon Serbinë për “rrëmbim të policëve” brenda territorit të saj, ndërsa Beogradi thotë se ata u kapën brenda territorit serb. Lidhur me këtë çështje kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se i ka kërkuar presidentit serb lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës. Tre policët e Kosovës po mbahen akoma të arrestuar në Kralevë të Serbisë. Borrell të hënën e javës së ardhshme do t’u raportojë ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të të BE-së për situatën dhe rrjedhën e bisedimeve./DW

aleksander vucic joseph borrel albin kurti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj