LIVE UPDATES
Bota

DW: Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit

Duke parë që Kosova dhe Serbia kanë ngecur në qëndrime diametralisht të kundërta rreth çështjes së përdorimit të dinarit të Serbisë në Kosovë, ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, pas bisedave mbi shtatë orë që u zhvilluan të enjten në Bruksel, u dorëzoi palëve një propozim për kompromis.

26 Prill 2024, 09:53 Nga N.F
DW: Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e
Bislimi dhe Lajçak

KOSOVË- Kosova dhe Serbia as në takimin e fundit që u zhvillua në Bruksel, nuk arritën marrëveshje për çështjen e përdorimit të dinarit të Serbisë në Kosovë. Por BE-ja doli me propozim kompromisi. Duke parë që Kosova dhe Serbia kanë ngecur në qëndrime diametralisht të kundërta rreth çështjes së përdorimit të dinarit të Serbisë në Kosovë, ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, pas bisedave mbi shtatë orë që u zhvilluan të enjten në Bruksel, u dorëzoi palëve një propozim për kompromis.

Nuk dha detaje të propozimit, por, Lajçak shkroi në X, se "do të presë takimin e radhës pas marrjes së komenteve konstruktive”. Palëve sipas tij iu dha hapësirë e mjaftueshme dhe "propozimi për kompromis”, është një përpjekje për t'i kapërcyer dallimet.

Bislimi: Serbia do të vazhdojë financimin e strukturave ilegale

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se "propozimi i Lajçakut synon që të përafrojë qëndrimet e palëve sa i përket çështjes së ndihmës financiare nga Serbia për serbët në Kosovë”. Sipas tij, Serbia kishte "qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë.

"Qëndrimi i palës serbe është që të gjitha strukturat ilegale të Serbisë duhet të financohen, të vazhdojnë të financohen deri në kohën kur të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sepse sipas mendimit të tyre, qëllimi i Asociacionit nuk është që të sigurojë koordinim të mirë mes komunave, por të sigurojë legjitimizimin e pranisë së institucioneve serbe në Kosovë, që do t'i bënte ato institucione gjysmëserbe, por jo institucione të serbëve në Kosovë”, tha kryenegociatori Bislimi. Ai tha se, "për herë të parë, ne kemi parë haptazi, të dokumentuar nga Serbia, se si ata e shohin procesin e krijimit të Asociacionit”.

Petkoviç: Kjo duhet të zgjidhet urgjentisht, bëhet fjalë për ekzistencën e serbëve

Nga ana e tij kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq tha, se raundi i ri i bisedimeve do të zhvillohet më 13 maj, dhe ai shpreson që të arrihet përparim. "Bisedat kanë qenë të vështira dhe të tensionuara, por kanë qenë të drejtpërdrejta, gjë që është mirë. Si unë, ashtu edhe ekspertët patëm rastin të paraqesim propozimet tona për idetë e BE-së dhe për zgjidhjen e çështjes së dinarit, sepse Kurti kërcënoi me atë vendim ndalimin e përdorimit të dinarit, mbijetesën e popullit serb. Kjo duhet të zgjidhet urgjentisht, bëhet fjalë për ekzistencën e serbëve”, tha Petkoviq, duke akuzuar autoritetet e Prishtinës se atyre "nuk i interesojnë serbët që duan ta lëshojnë Kosovën, por i interesojnë vetëm serbët që duan të integrohen në Kosovë".

Banka Qendrore e Kosovës  BQK që nga 1 shkurti i këtij viti me anë të një rregulloreje e përcaktoi euron si valutën e vetme për pagesa të gatshme, duke e ndaluar kështu në mënyrë automatike përdorimin e dinarit të Serbisë.  Komuniteti ndërkombëtar i kërkoi Kosovës që ta pezullojë rregulloren, në mënyrë që t'u jepet kohë qytetarëve serbëtë përshtaten me praktikën e re. Autoritetet e Prishtinës këmbëngulin se fjala është për një vendim të pavarur të Bankës Qendrore dhe kjo nuk mund të trajtohet me një vendim politik.

Marrë nga DW

 

bislimi lajcak kosova serbia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj