LIVE UPDATES
Bota

DW: Ofensivë diplomatike e Sarrazin në Maqedoninë e Veriut

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut ka theksuar domosdoshmërinë e ndryshimeve kushtetuese më së voni deri në vjeshtë.

18 Maj 2023, 22:45 Nga I.A
DW: Ofensivë diplomatike e Sarrazin në Maqedoninë e Veriut
Manuel Sarrazin


GJERMANI- Ishin ditë të ngjeshura me takime dy ditët e qëndimit në Maqedoninë e Veriut të të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin. Në Shkup ai bisedoi me politikanët vendorë për procesin e integrimeve evropiane të vendit, situatat në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend.

Në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka theksuar përkrahjen e fuqishme të Gjermanisë për proceset eurointegruese të vendit. Sipas Sarrazin, RMV është duke ecur në rrugën e duhur për t'u anëtarësuar në BE. Ai ka shprehur optimizëm se të gjitha partitë politike do të bashkohen dhe do të punojnë së bashku në procesin e reformave që i siguron RMV-së anëtarësim më të shpejtë në BE.  

VMRO-DPMNE vazhdon të jetë kundër  ndryshimeve kushtetuese

Ofensiva diplomatike nuk ndryshon qëndrimin e VMRO- DPMNE-së lidhur me mbështetjen e mundshme të ndryshimeve kushtetuese. I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në takimin me deputetët e opozitës mqedonase ka folur për domosdoshmërinë e ndryshimeve kushtetuese më së voni deri në vjeshtë. Deputeti i VMRO-DPMNE-së,  Antonio Milloshoski e ka informuar diplomatin e lartë gjerman  se deputetët e opozitës nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre.

Sipas disa sondazheve të opinionit, 85% e maqedonasve janë kundër ndryshimit të Kushtetutës, kanë përmendur deputetët opozitarë sondazhet për Sarrazin. "Tridhjetë vjet Maqedonia ka bërë lëshime, tridhjetë vjet kemi emisarë nga shumë vende evropiane, të cilët gjithmonë pretendojnë se kjo është kërkesë e fundit që duhet të përmbushet. Shumë lëshime të tilla janë bërë, por premtimet e bëra nuk janë përmbushur”, ka thënë Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE. Sipas tij kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat apo legjitimitet demokratik për të hapur apo ndryshuar Kushtetutën.

Osmani: Opozita nuk mund të arsyetojë bllokimin e ndyshimeve kushtetuese

Nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, kjo do ta çojë vendin në izolim dhe mund të rezultojë që Maqedonia e Veriut të mos integrohet në BE për shumë dekada të tjera, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut , Bujar Osmani. Sipas Osmanit, opozita nuk mund të argumentojë para qytetarëve pse po e bllokon të ardhmen evropiane të vendit duke u shprehur kundër ndryshimit të Kushtetutës. 

Vendimet e rëndësishme për fatin e vendit nuk duhet të merren nën presion , ka theksuar Osmani, që është i bindur, se politikanët vendas janë mjaft të pjekur për të kuptuar rëndësinë e vendimeve që marrin. "Sigurisht se bashkësia ndërkombëtare ka ndihmuar në komunikim, në paraqitjen e skenareve të ndryshëm, varësisht prej vendimeve tona, por përkujtoj se pas fillimit të debatit publik, qytetarët do ta kuptojnë qartë se për çfarë bëhet fjalë me këto ndryshime kushtetuese”, vlerëson Osmani. 

Andreja Stojkovski nga Instituti i Prespës vlerëson se procesi i anëtarësimit në BE nuk do të vijojë pa probleme. Megjithatë ai shton, se amendamentet kushtetuese janë kushti i vetëm për mbajtjen e Konferencës së dytë ndërqeveritare RMV-BE, pas së cilës duhet të fillojë hapja formale e kapitujve. "Kur bëhet fjalë për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare, aty thuhet qartë se ajo do të ndodhë menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Pengesa të tjera nga Sofja nuk do të ketë”, thotë Stojkovski.

Sipas analistit Ismet Ramadani edhe pse opozita maqedonase po dëshiron të tregohet si homogjene, presioni ndërkombëtar mbi ta do të rritet për të pranuar ndryshimet kushtetuese. "VMRO-DPMNE nëse edhe më tutje vazhdon me këtë kokëfortësi, dhe e pengon ecjen drejt Bashkimit Evropian, presioni ndërkombëtar mbi ta aq shumë do të rritet sa që ata nuk do të mundë të rezistojnë”, vlerëson Ramadani.

Marrë nga DW

andreja stojkovski dimitar kovaçevski manuel sarrazin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj