LIVE UPDATES
Bota

DW: Prishtina dhe SHBA reagojnë për deklaratën e Vuçiçit

Një deklaratë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç,  që në Prishtinë u interpretua si një kërcënim se Serbia mund të kthehet me forcë në Kosovë, nxiti reagime të autoritetet kosovare. Presidenti serb akuzoi Perëndimin, në një manifestim në Beograd për përvjetorin e trazirave të marsit të vitit 2004 në Kosovë, se po "synon poshtërimin e Serbisë dhe ta çojë përpara të preferuarën e saj Kosovën"."Nuk ka problem, i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t'i ndihmoni ata? Do të mbijetojmë", tha Vuçiçi.

21 Mars 2024, 10:12 Nga N.F
DW: Prishtina dhe SHBA reagojnë për deklaratën e
Vuçiç

KOSOVA- Disa deklarata të Presidentit serb Vuçiç u interpretuan në Prishtinë si kërcënim për një pushtim të Kosovës. Por ambasadori amerikan Jeffry Hovenier, siguroi qytetarët e Kosovës se “të mos shqetësohen".  

Një deklaratë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç,  që në Prishtinë u interpretua si një kërcënim se Serbia mund të kthehet me forcë në Kosovë, nxiti reagime të autoritetet kosovare. Presidenti serb akuzoi Perëndimin, në një manifestim në Beograd për përvjetorin e trazirave të marsit të vitit 2004 në Kosovë, se po "synon poshtërimin e Serbisë dhe ta çojë përpara të preferuarën e saj Kosovën"."Nuk ka problem, i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t'i ndihmoni ata? Do të mbijetojmë", tha Vuçiçi.

Ai vazhdoi me fjalët se "Por, jemi mjaft të mësuar dhe mjaft të zgjuar dhe të guximshëm, dhe kemi mësuar mjaft, kemi fituar përvojë të mjaftueshme pas gjithë asaj çfarë na keni bërë në 25 vjetët e shkuara, për ta pritur çastin më të mirë të mundshëm dhe për të luftuar për mundësinë tonë. Këtë nuk kemi përse ta fshehim nga askush", deklaroi Vuçiç.

Presidentja Osmani reagon ashpër

I menjëhershëm ishte reagimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i kundërshtoi ashpër këto deklarata duke theksuar se "Serbia vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO-ja”. 

"Serbia është shtet që kurrë nuk është ballafaquar me të kaluarën e vet gjenocidale, është një shtet i cili ka kryer gjenocid, i cili ka kryer krime kundër njerëzimit dhe i cili ka kryer krime lufte e akoma fle mbi varreza masive", tha Osmani.

"Kështu që më lejoni ta them troç, kushdo që e konsideron Serbinë si shtet që është afër NATO-s, nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar edhe viktimat e Serbisë së Milosheviçit, e cila është njëlloj siç ka qenë edhe para disa dekadave”, tha presidentja e Kosovës.

Për deklarimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, që  politikanë dhe analistë në Prishtinë i interpretuan si kërcënim për një pushtim të mundshëm të Kosovës, foli edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffry Hovenier. Ai i siguroi qytetarët e Kosovës se "nuk duhet të shqetësohen për ndonjë kërcënim ndaj sigurisë së tyre”.

"Mund të them që përkushtimi ynë për sigurinë e Kosovës, garancitë e sigurisë që kanë ofruar Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të forta si kurrë më parë. Ne flemë rehat sa i përket këtij kërcënimi. Mendojmë se NATO-ja është e përgatitur dhe e gatshme dhe mendoj se populli i Kosovës duhet të flejë rehat, sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prani të madhe këtu, që është e gatshme të bëjë gjënë e duhur”, tha ambasadori Hovenier.

Sidoqoftë, Kosova dhe Serbia kohët e fundit kanë ashpërsuar retorikën ndaj njëra tjetrës dhe për këtë, komuniteti ndërkombëtar po bën përpjekje që të ulë serish në një tavolinë diskutimi palët në kuadër të dialogut për të zbatuar një marrëveshje për normalizim të raporteve të arritur një vit më parë.

Në diskutimin për dinarin në Bruksel konfirmohen fakte

Çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit të Serbisë, ishte pjesë e diskutimeve gjatë takimeve të martën që kryenegociatorët e Kosovës diskutuan në Bruksel me ndërmjetësit ndërkombëtar. Në këtë takim, Kosova dhe Serbia u pajtuan që të dërgohen propozime rreth dinarit dhe për to, të diskutohet në një takim të radhës që mbahet të hënën e 25 marsit. I ngarkuari i BE për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se nga takimi i së martës, ishte e rëndësishme të vërtetoheshin disa fakte, ndërsa, sa përket zbatimit të marrëveshjes bazë, ai tha se "ajo duhet të adresohet vetëm në nivel të liderëve”.

"Ishte e rëndësishme të vërtetoheshin disa fakte dhe u pajtuam që të vazhdojmë diskutimin tonë për këtë çështje të hënën e ardhshme në Bruksel, bazuar në propozimet konkrete dhe realiste që palët pritet t'i paraqesin paraprakisht. Në të njëjtën kohë, takimi tregoi gjithashtu se zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe mënyrat shtesë se si të zyrtarizohet ajo, do të duhet të adresohen në nivelin më të lartë në një takim të liderëve nën kujdesin e Dialogut”, shkroi Miroslav Lajçak në profilin e tij facebook. 

Marrë nga DW

prishtina shba vucic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj