LIVE UPDATES
Bota

DW: Rindërtimi i ekonomisë së Ukrainës pavarësisht sulmeve ruse, ja shifrat

Në Berlin dhe kryeqytetin ukrainas, Kiev ka javë që janë duke u zhvilluar bisedime për një konferencë të ardhshme të rindërtimit të planifikuar më 11 dhe 12 qershor

15 Prill 2024, 08:51 Nga M.B
DW: Rindërtimi i ekonomisë së Ukrainës pavarësisht
Foto ilustruese

UKRAINA- Qeveria gjermane do të shtyjë përpara rindërtimin e Ukrainës. Për këtë është përgatitur një plan 15 pikësh. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Zhvillimit, "bëhet fjalë për mobilizimin e sektorit privat për rindërtimin e Ukrainës". Në Berlin dhe kryeqytetin ukrainas, Kiev ka javë që janë duke u zhvilluar bisedime për një konferencë të ardhshme të rindërtimit të planifikuar më 11 dhe 12 qershor.  Edhe në Londër dhe Lugano ka pasur konferenca të tilla, por nga qarqet qeveritare gjermane thuhet, se në këto konferenca është bërë fjalë vetëm për ndihmat për ekonominë ukrainase, ndërsa në Berlin do të bëhet fjalë për "katër dimensione të rindërtimit". Krahas ekonomisë në punimet e konferencës do të luajnë rol edhe diskutimet për fuqinë punëtore të kualifikuar dhe shkollimin  e saj, procesin e anëtarësimit në BE dhe forcimin e komunave dhe bashkive në Ukrainë.

Nevoja e rindërtimit të Ukrainës kap shifrën 400 miliardë dollarëve

Ministria gjermane e Zhvillimit që pas revolucionit në Majdan e ka forcuar ndihmën në nivelin komunal për Ukrainën. "Ne duam të forcojmë atë që ekziston", tha zëdhënësja e ministrisë për DW. Kjo synohet në një kohë, kur Rusia ende godet infrastrukturën ukrainase me raketa dhe sulme me dronë në frontin e lindjes. Fondi Monetar Ndërkombëtar i vlerëson me rreth 400 miliardë dollarë kostot e rindërtimit të Ukrainës.

Me qëllim që kompanitë private të investojnë në Ukrainë, më ato pjesë të vendit, që kërcënohen më pak nga Rusia, ekziston mundësia që kompanitë të aplikojnë për garanci shtetërore. Këtë e mundëson programi i "garantimit të investimeve" i Ministrisë së Zhvillimit, që funksionon si sigurimet. Për Ukrainën ky instrument për sigurimin e investimeve gjermane jashtë vlen edhe për rastin e luftës. Që do të thotë: nëse ndodh që një bombë ruse shkatërron një fabrikë apo investim të ri të caktuar, Gjermania del garant për pjesën më të madhe të infrastrukturës së shkatërruar, nëse investimi është kategorizuar si i mbrojtur.

Ombrellë mbrojtëse për më shumë se 22 projekte investimi

Ministria e Ekonomisë në Berlin ka miratuar në kuadër të projektit të garantimit të investimeve 53 kërkesa për mbrojtje të investimit. Shumica ishin investime në Ukrainë, 22 investime në vlerë 54,8 milionë euro, thuhet në raportin e agjencisë "investitionsgarantien.de, me porosi të ministrisë. Ndër investimet që marrin mbrojtjen gjermane në Ukrainë është edhe zgjerimi i mëtejshëm i fabrikës së re për materialet e ndërtimit nga kompania gjermane, Fixit  në afërsi të qytetit Lviv. Së bashku me filialin bijë "Kreisel", prodhuesi i materialeve të ndërtimit ka shumë vite që prodhon në Europën lindore. Që para sulmit të Rusisë në vitin 2022, kjo kompani kishte filluar me prodhimin me ndërtimin e një fabrike të re në afërsi të Lvivit. Kur Rusia pushtoi Ukrainën ndërtimi i ndërpre. Miratimi i sigurimit të investimit bëri që punimet të vazhdonin sërish.

"Ne kemi besim, se mund të fillojmë këtë vit me punën si provë", thotë drejtori ekzekutiv i kompanisë për rajonin lindor, "Region Ost", Michael Kraus. "Ne duhet të rindërtojmë Ukrainën. Është një vend i bukur me njerëz shumë miqësorë."

Por lufta e vendosi edhe menaxherin gjerman para sfidës së madhe. Prodhuesit gjermanë të makinerive nuk i dërguan montuesit e tyre në Ukrainën e sulmuar nga Rusia. Dhe të punësuarit e vet ukrainas, menaxheri Kraus nuk mund t'i dërgonte kaq shpejt tek prodhuesit. Burrat në moshë të re nuk lejoheshin të dilnin nga Ukraina, sepse mund të thirreshin në luftë. Në fund tre nga punonjësit e tij mundën të specializoheshin në Poloni dhe Gjermani, me qëllim që të vinin në punë makineritë në fabrikën e re. Në fabrikën e dytë të kompanisë, Fixit në Ukrainë priten të punësohen 60 vetë. Për shkollimin e tyre, Fixit planifikon të ngrejë një akademi kualifikimi me filialin bijë "Kreisel " në Ukrainë. Edhe ky projekt do të mbështetet nga qeveria gjermane me një kredi të butë të Bankës Gjermane për Rindërtimin, KfW./ DW

 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj