LIVE UPDATES
Bota

DW: Si po i dëmton rëndë fëmijët ndotja e lartë e ajrit

Megjithëse qytetet evropiane kanë marrë masa, ende ndotja e ajrit është shumë e lartë, kjo dëmton më së shumti minorenët, sipas të dhënave të Agjencisë së BE për Mjedisin. Disa qytete kanë përmirësime të dukshme.

25 Prill 2023, 11:55 Nga I.A
DW: Si po i dëmton rëndë fëmijët ndotja e lartë e
ndotje ajri

GJERMANI- Ndotja e lartë e ajrit si psh. me grimcat e ngurta çon sipas një studimi të Agjencisë së BE për Mjedisin, EEA në një vdekje të parakohshme të më shumë se 1200 fëmijëve dhe të rinjve në BE dhe vende si Zvicra, Norvegjia, Isalnda, Lichtenshtajni e Turqia. Përveç kësaj ajo rrit rrezikun për sëmundje të tjera të mëvonshme në jetë, sipa raportit të BE.

Autorët e studimit kërkojnë të bëhet me shumë për mbrojtjen e fëmijëve nga pasojat negative të ndotjes së ajrit, deklaroi autoriteti i BE, që e ka selinë në Kopenhagë. Megjithë përmirësimet në vitet e kaluara ende ndotja me lëndë të ndryshme në shumë vende mbetet mbi vlerat e lejuara të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sidomos në Europën Lindore-Qendrore dhe Itali.

Rrugë e gjatë

Arsyeja kryesore për ndotjen me grimcat e imta të ngurta është djegia e lëndëve si qymyri për ngrohjen dhe tek industria. Krahas vlerave  të larta të grimcave ndotëse, problematike mbeten edhe vlerat e larta të ozonit dhe dioksidit të azotit, sipas Agjencisë së BE. Nga këto vlera rrezikohen sidomos fëmijët sepse organet e tyre dhe sistemi imunitar janë ende në zhvillim e sipër. Drejtori ekzekutiv i EEA,  Hans Bruyninckx tha se, të gjitë europianët duhet të mbrohen nga ndotja, por në radhë të parë fëmijët. Ai kërkoi me urgjencë forcimin e masave në nivel kombëtar dhe lokal "për të mbrojtur fëmijët tanë, që nuk mund të mbrojnë veten". Është një rrugë e gjatë deri tek ajri vërtet i pastër, ka theksuar Hans Bruyninckx.

Reduktimi i ndotjes në burimin e vet

"Ne nuk mund t'i trajtojmë fëmijët si të rritur të vegjël, kur bëhet fjalë për rreziqe mjedisore dhe ndotje të ajrit", është shprehur një ekspert i EEA-së, Gerardo Sanchez. Ata kanë ndër të tjera një frekuencë më të lartë të frymëmarrjes, marrin frymë më shumë përmes gojës, dhe kanë një peshë më të vogël. Biologjia e tyre është ndryshe, por edhe mënyra se si ata janë të ekspozuar ndaj ndotjes së mjedisit. Potencialisht kjo mund të sjellë rreziqe të mëdha, me pasoja të rënda për shëndetin.

Për të mbrojtur fëmijët duhet të reduktojmë ndotjen e ajrit në burimin e saj, në trafik, tek industria dhe tek ngrohja, ka thënë Sanchez. Një masë e mirë është kujdesi për cilësinë e ajrit rreth shkollave e kopshteve, përmes shtimit të hapësirave të gjelbra.

Disa qytete në Europë ia kanë dalë megjithatë të përmirsojnë ndjeshëm cilësinë e ajrit. Qytetet me ajrin më të pastër në Europë -matur kjo në shkallën e ndotjes së grimcave - janë Faro në Portugali dhe Umeå dhe Upsala në Suedi, sipas një krahasimi mes 375 qyteteve europiane. Gjermania ndodhet në nivelin mesatar përsa i përket ndotjes me grimcat, kurse për shkak të trafikut të madh rrugor ka vlerat më të larta në drejtim të ndotjes me dioksidin e azotit.

Marrë nga DW

eea ndotja e ajrit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj